Kronikë
Top 24

Lirohet nga burgu Ismail Morina, fjalët e para të 'Ballistit': Rroftë shpirti i shqiptarit!

10 Korrik 2018, 14:07| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 18:08

  • Share

Është liruar sot nga burgu kryetifozi kuqezi, Ismail Morina, i njohur si ‘Ballist’ Morina. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ‘Facebook’.

Morina ka hedhur një foto me Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, ndërsa shpreh përgëzime të veçanta për të gjitha strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË!! Rrofte shpirti i shqiptarit!! Ismail Morina (Ballisti).

Ismail Morina

Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.

Për rezultatin e ndeshjes vendosi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Sportit (CAS), duke i dhënë fitoren Shqipërisë. Report Tv risjell edhe njëherë në vëmendje momentin e hedhjes së dronit nga Ismail Morina në fushë, ku siç shihet plas sherri mes futbollistëve.


(Postimi i Ismail Morinës)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 11/07/2018 06:01

    Urime! Je një patriot i flaktë

    Përgjigju
  • Proka: 11/07/2018 00:29

    Po edhe Luca Modric eshte me prejardhje Ilire....tung

    Përgjigju
  • Hahahah: 10/07/2018 15:46

    Si me ken vellai Luca modric ke dal

    Përgjigju
  • Meti: 10/07/2018 15:17

    Bravo Urime Ballist Morina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?