Gjyqtari Markelian Kuqo dhe Gert Gjinarari

Liroi Gert Gjinararin/ KLGJ refuzon kërkesën e gjyqtarit Markelian Kuqo, vendimi javën e ardhshme

14 Tetor 2020, 15:12| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 15:31

  • Share

Përfundon seanca ne KLGJ për gjyqtarin Markelian Kuqo. Shtyhet vendimi për gjyqtarin, i cili ka ka dhënë llogari sot para KLGJ për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali". 

Në seancën dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme, Inspektori i Lartës i Drejtësisë, Artur Metani tha se Kuqo ka shtrembëruar me dashje faktet.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga vetë gjyqtari i cili tha se ka zbatuar ligjin, duke e cilësuar si të padrejtë kërkesën për shkarkimin e tij. 


Lajmi kryesor:

Liroi të fortin Gert Gjinarari, vendimi më 21 tetor! ILD: Të shkarkohet gjyqtari! Rama: Më në fund një hap i duhur! Kuqo: Po sulmohem politikisht, të përballem me Gjonajn


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?