Kuvendi i Shqipërisë në një seancë parlamentare

Lista/ 17 deputetë dieta e shpërblime pa shkuar asnjë ditë në Kuvend, mungesat dhe vlera e rrogës në llogari

1 Shkurt 2021, 15:57| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 16:14

  • Share

TIRANË- Në fund të kësaj legjislature parlamentare, deputetët kanë nisur të humbasin interesin për Kuvendin, por jo për përfitimet financiare, të cilat burojnë nga statusi i ligjvënësit. Shtatëmbëdhjetë deputetë nuk kanë qenë asnjë ditë në Kuvend gjatë muajit dhjetor 2020, duke mos marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, ku shqyrtohen, ndryshohen dhe miratohen ligjet. Megjithatë, 17 ligjvënësit, përveç pagës bazë, kanë përfituar deri në vlerën 1.6 mijë USD gjatë muajt dhjetor dieta dhe rimbursime për shpenzimet për telefon, karburant apo qera banese. 

Pjesë e listës janë deputetët, të cilët pothuajse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit gjatë gjithë vitit 2020, si Bujar Çela, Sadri Abazi, Tom Doshi dhe Lefter Koka, që të katërt biznesmenë. Gjithashtu në muaj dhjetor nuk kanë munguar në komisionet e Kuvendit dhe kanë përfituar dieta e rimbursime Fidel Ylli, Ismet Beqiraj, Rrahman Rraja, Vilma Bello, Dritan Bici, Lindita Nikolla, Elda Hoti, Enada Kapllani, Fatjona Dhimitri, Andi Permeti, Selami Jenishehri, Besnik Troplini dhe Ramazan Gjuzi. Të lartpërmendurit, përveç dietave dhe rimbursimeve, kanë marrë edhe rrogën bazë në vlerë 118,215 lekë ose rreth 1.1 mijë USD.

Madje, deputeti Ramazan Gjuzi, gjatë muajit dhjetor, ka marrë 123,727 lekë pagë bazë, ndonëse nuk ka marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare. Gjatë muajit nëntor 2020, 9 deputetë nuk kanë qenë asnjë ditë në Kuvend, por shpërblimet dhe pagën e kanë marrë. Gjatë një muaji, një deputet duhet të marrë pjesë deri në 16 mbledhje të komisioneve në Kuvend. Por, në realitet, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë gjatë një vitit në asnjë mbledhje.

Deputetët që kanë munguar dhe përfitimet e tyre në dhjetor 2020
Bujar Çela, 132,250 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Fidel Ylli, 85,839 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Sadri Abazi, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Tom Doshi, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Ismet Beqiraj, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Rrahman Rraja, 123,464 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Vilma Bello, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Lefter Koka, 48,214 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Dritan Bici, 155,702 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Lindita Nikolla, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Elda Hoti, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Enada Kapllani, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Fatjona Dhimitri, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Andi Permeti, 57,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Selami Jenishehri, 152,016 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Besnik Troplini, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Ramazan Gjuzi, 89,522 lekë dieta dhe rimbursime, 123,727 lekë paga

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Murat: 01/02/2021 20:12

    Hajdute te ligjeruar nga e majta. Kjo eshte demokraci per hajdutet e politikes. Asnje vote Ps-pd-lsi.

    Përgjigju
  • Xani: 01/02/2021 18:59

    Keto hajdute na perfaqesojne ne popullin

    Përgjigju
  • Parlamentar: 01/02/2021 17:33

    Rrofte Nard

    Përgjigju
  • meri: 01/02/2021 16:27

    "Keta parlamentar,jan duke menduar per populin"dhe populli paguan.I'u ngecte ne fyt ,kafshata e fukarenjeve:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?