Politikë

Lista e Kukësit/ Eduard Shalsi drejton garën e socialistëve në qark, u bashkohet ish-deputeti i PD-së Zeneli dhe ish-prefekti Hallaçi

12 Mars, 20:56| Përditesimi: 12 Mars, 21:08

  • Share

 

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, njëkohësisht kreu politik për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, prezantoi listën me emrat e kandidatëve të listës së hapur dhe të mbyllur.

Në listën e mbyllur ndodhet vetëm emri i Shalsit, pasi Kukësi ka vetëm 3 mandate deputetësh, teksa ai prezantoi 4 emra.

Bie në sy përfshirja në listën e hapur e ish-deputetit të PD-së, Alban Zeneli, në legjislaturat 2013-2017 dhe 2019-2021, me profesion ushtarak.

Gjithashtu bie në sy edhe emri i Ali Hallaçit, myftiut të Kukësit, njëkohësisht ish-diplomat dhe ish-prefekt i Kukësit. E fundit në listë është Aristogena Poga (Geca), kryetarja e FRESH-it në Has.

Lista e PS për qarkun e Kukësit:
Lista e hapur:
-Eduart Shalsi, kreu politik i qarkut
Lista e mbyllur:
-Ali Hallaçi, myftiu i Kukësit, ish-prefekt dhe ish-diplomat
-Aristogena Poga (Geca), Has, kryetare e FRESH-it, platforma e PS
-Alban Zeneli, ish-deputet i PD-së, ushtarak, Polici


Lajmi kryesor:

‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat "Neomalsorja" e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?