TIRANË- Partia Socialiste po prezanton ekipin garues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 186 kandidatë dorëzojnë në mesnatë në KQZ. 12 drejtuesit e qarqeve kanë vend të sigurt në listë, ndërsa deputetët e tjerë garojnë në listë të hapur.

Vendet në listën e mbyllur i janë lënë figurave të reja politike. Tërhiqen nga gara Nasip Naço në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër. Më herët iku edhe Petro Koçi. Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS në listën e hapur në Kukës. Rama në listë të mbyllur në Tiranë. 

lajm ne perditesim...

Ora 20:36
Zgjedhjet e 11 majit/ PS publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun Vlorë: ministri Vengu 'i sigurt', Sina, Gjiknuri e Ardit Bido në listë të hapur

Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ka bërë me dije këtë mbrëmje emrat e kandidatëve socialistë për deputet për zgjedhjet e 11 majit. 

Në listën e mbyllur: 

Bledi Çuçi

Zamira Sina

Erjona Ismaili, ish gazetare, koordinatore në projektin zvicerian të bashkive të forta

Pirro Vengu, aktualisht ministër i Mbrojtjes

Në listën e hapur:

Vasil Llajo, përfaqësues i minoritetit grek, Sarandë

Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Sarandë

Gjergji Mërkuri, mësues, Sarandë

Ina Majko, përfaqësuese e komunitetit rom, Sarandë

Vullnet Sina, deputet aktual, Vlorë

Evis Allushi, Vlorë

Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë Vlorë

Brunilda Mersini, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës

Briseda Çakëri, Vlorë

Mjaftesa Sulaj, Vlorë

Endi Hysenaj, drejtor i AKU-së në Vlorë, përfaqësues i komunitetit çam

Damian Gjiknuri

Ora 20:34
Beci prezanton listën e Qarkut të Shkodrës! 'Spikat' neomalsorja! Largohet Paulin Sterkaj dhe Agron Çela

Drejtuesi politik i Shkodrës Benet Beci ka prezantuar listën e depuetëve për Qarkun e Shkodrës. Listën e Shkodrës në pjesën e mbyllur e kryeson Marjana Koçeku, një prurje nga platforma Depueti që Duam. Nga ana tjetër dy deputetët aktual të Shkodrës Edona Bilali dhe Frrok Gjini do të jenë në listën e hapur. Spikat neomalsorja Marjana Koceku. Largohet Paulin Sterkaj dhe Agron Çela. Ky i fundit fut në listë të sigurt vajzën e tij, Xhenis Çela. 

Lista e Mbyllur
Marjana Koceku, pjesë e platformës e Deputeti që Duam
Onid Bejleri, inxhinier, nënkryetari i Bashkisë Shkodër
Xhenis Çela, menaxhere ne sektorin e turizmit dhe mediave
Bujar Rexha, përfaqëson Malësinë e Madhe
Lisa e Hapur
Edona Bilali, deputet aktuale e Shkodrës
Ervin Doda, është përfaësues i Fushë-Arrëzit
Olta Duda, mjeke
Frrok Gjini, deputet aktual
Besmir Lezha, drejtues në infrastrukturën e Shkodrës, drejtues aktual  i ujësjellësit
Marian Lështiqaj, jurist me eksperiencë
Vera Ndreca, akademike jashtë vendit
Kejsi Spahiu, mjeke, pjesë e Akademisë Politike
Nertil Cani, jurist
Shkëlqim Sterkaj, vjen nga një komunitet i djathtë
Adnan Shullani, administrator i zonës së Anës së Malit
Ora 20:16
Qarku i Lezhës/ Manja kryeson garën e PS, 2 emra në listën e mbyllur dhe 7 në atë të hapur, 4 janë gra! Një kandidat edhe nga Diaspora, më i riu vetëm 26 vjeç

 

Zbardhet edhe lista Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit.

Dy emra do jenë të listës së mbyllur, 7 në listën e hapur, 4 prej tyre janë gra. Në listën e mbyllur do jenë Ulsi Manja si drejtues politik i qarkut dhe Ermal Pacaj.

Lista u prezantua nga drejtuesi politik i qarkut, njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjashtë nga kandidatët i përkasin rrethit Lezhë, 2 nga Kurbini dhe 1 nga Mirdita. Por bie në sy fakti se një prej emrave i përket Diasporës, teksa Manja e cilësoi se Lezha do bëhet me 4 bashki si qark.

“Janë të moshave, profesioneve dhe eksperiencave të ndryshme, vlera të shtuara”, tha ministri, teksa bie në sy fakti se pjesa më e madhe i përkasin portalit “Deputeti që duam” i PS.

Më i riu nga kandidatët është i moshës 26 vjeç.

Lista e qarkut Lezhë të PS:
Lista e mbyllur:
Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë, drejtues politik, Lezhë
Ermal Pacaj, Psikologji Shkenca sociale, portali "Deputeti që duam", Lezhë
Lista e hapur:
Admir Kadeli, Ekonomist-Financë, portali i PS, Lezhë
Andon Gjoni, Informatik-Ekonomike, IT, portali i PS, më i riu, Lezhë
Klotilda Ndreca, Shkenca Sociale, portali, Lezhë
Erjon Markaj, Drejtësi-Ekonomi, portali i PS, Lezhë
Marjeta Nela, mësuese, portali i PS, Kurbin
Aurora Reçi (Gjeloshi), Administrim-Biznes, prurje e re, Kurbin
Pranvera Skana, Histori-Filologji, media, portali i PS, Mirditë
Ora 20:15
PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt! Largohen Xhaçka dhe Gjylameti

Korça me 10 mandate në këto zgjedhje, Niko Peleshi zbulon emrat e PS. 3 emra në listë të mbyllur, vetë Peleshi dhe zv.ministrja Romina Kuko dhe Gentin Lakollari, nënkryetar i Bashkisë së Devollit. Peleshi tha se synojnë 7 mandate në Qarkun e Korçës. Largohen Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti.

Lisa e mbyllur
Niko Pelesh-drejtues qarku
Romina Kuko
Genti Lakollari
Lista e Hapur
Alfons Olldashi- Deputeti që Duam
Arjan Jaupllari- zv.ministër Bujqësie
Besa Spaho- Nënkryetare e Bashkisë së Korçës
Bledi Çomo- jurist
Eni Zake- Deputete PS
Eridjon Rustemi- Nënkryetar i Bashkisë së Maliqit
Gëzim Gora
Ilirjan Pendavinji- Deputet PS 
Vasil Sterjovksi (Aleanca Maqedonase) 
Vinjola Rota
Ora 20:05
Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun Gjirokastër, ish kryebashkiaku Peci në listë të hapur

 

Lista e Partisë Socialistë për qarkun Gjirokastër është prezantuar nga Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit. Në garë janë 5 kandidatë, Kumbaro është në listë të mbyllur dhe 4 kandidatura të tjera janë në listë të hapur. 

Qarku Gjirokastër 
Në listën e mbyllur:
-Mirela Kumbaro 
Në listën e hapur:
-Anila Dhimitri 
-Pirro Dhima 
-Shyqeri Hysi 
-Tërmet Peci 
Ora 20:01
PS publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun e Beratit! Mbetet vetëm Fadil Nasufi nga të vjetrit

Drejtuesi politik i PS në Qarkun Berat, Ervin Demo, ka publikuar emrat e kandidatëve socialistë për deputet në këtë qark. Demo ka prezantuar një listë në harmoni midis të rinjve dhe të vjetërve, sipas tij. Mbetet vetëm Fadil Nasufi nga të vjetrit, i cili garon në listën e hapur. 

Në listën e mbyllur: 
Ervin Demo
Enriketa Jaho
Në listën e hapur: 
Matea Rexhepi
Hatixhe Konomi
Julian Zyla
Ardian Islami
Ertis Hyka
Fadil Nasufi
Hysen Buzali
Ora 19:58
Kandidatët e Partisë Socialiste për Dibrën/ Klosi bën publik emrat! 2 në listë të mbyllur, 6 garojnë për herë të parë

Lista e Partisë Socialiste për Dibrën. Drejtuesi i qarkut Blendi Klosi bën publik emrat.

Dibra:
Te mbyllur
Blendi Klosi 
Alma selami 
Te hapur 
Murat Dani deputeti qe duam 
Daniel Gjura 
Valentina Haliti/ mesuese 
Argon Malaj / ish kryetari i bashkise  
Dritan Selishta / Ekonomist
Ora 19:54
Zgjedhjet/ Kryeministri Edi Rama do jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës

1741772585_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë mënyrë kreu i mazhorancës shoi edhe zërat dhe dyshimet që i përhapi vetë disa ditë më parë në mbledhjen me grupin e PS në KUvend, ku tha se edhe mund të mos ishte fare në lista.

Ora 17:56
Pritej të vendosej në listën e hapur, deputeti socialist Klevis Xhoxhi tërhiqet nga gara në Qarkun Elbasan

1741798869_6400604d14c3c79e2.jpg

Në prag të dorëzimit të listave përfundimtare me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste është përballuar me largimin nga gara, të deputetit Klevis Xhoxhi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Xhoxhaj ishte vendisur si kandidat i PS në listën e hapur të saj, në Qarkun Elbasan. 

Ora 17:43
VIDEO/ PS në 'dorën' e fundit për listat, Rama mbërrin në selinë rozë për takime me drejtuesit politik të qarqeve

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ka mbërritur në selinë rozë ku do të takohet për herë të fundit me drejtuesit politik të qarqeve me qëllim 'kopsitjen' e listave të kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 11 majit.

Këto lista do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.

Ora 17:32
Listat/ Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

1741797224_nasipnaco.jpg

Report Tv mëson se deputeti i PS Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur.

Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.

Ora 17:22
Ish-deputeti i PD i bashkohet Ramës, Alban Zeneli në listën e hapur të PS në Kukës

Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës.

Ora 15:31
Rama takime me drejtuesit e qarqeve për listat/ Peleshi futet në selinë rozë

 

Kryeministri Edi Rama po vijon takimet në selinë rozë me drejtuesit politikë të qarqeve. Report Tv sjell pamjet e momentit kur në selinë rozë futet Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klubi-dinamo: 12/03/2025 20:06

    Alban zeneli, i përlyer në lojrat e fatit dhe me kriminelët kukësianë në Tiranë, bashkohet me partinë e krimit.

    Përgjigju
  • KlubiDinamo: 12/03/2025 20:03

    Alban Zeneli, i përlyer në lojrat e fatit dhe me kriminelët kukësianë në Tiranë, bashkohet me partinë e krimit.

    Përgjigju
  • Landi: 12/03/2025 19:41

    Faull te madh bere qe nuk rikandidove Ilir Metajn ne Vlore.Per lesh ikin nja 3 mije vota.I pari une qe nuk e jap

    Përgjigju
  • Bravo: 12/03/2025 19:17

    Po si ka marre deputet nga këneta, apo kur kalojnë këtej pastrohen?

    Përgjigju
  • zhulsi ne burg: 12/03/2025 18:19

    robo duhet te kuptosh qe lihet qellimisht qe njerzit te kuptojne qe vetem lali Eri eshte i denje per te drejtuar Tiranen. ndaj duhet te lutemi por dhe te protestojme qe lali Eri te dale sa me shpejt nga burgu i padrejtesise se perndryshe jo vetem qe do mbytemi nga plehrat por mund te ngerem plackat dhe te shkojme te jetojme ne --se di!

    Përgjigju
  • roli: 12/03/2025 17:24

    ROBT KU TI KESH O EDI RAMA,,,,,,E KENI LENE QYTETIN TIRANEN,,,ZHUL NE TE KATER ANET....KU I KRNI PASTRUESIT......

    Përgjigju
    • Je ftof ne tajare?: 12/03/2025 18:18

      Po pastrojne hunden e grataçeles "Mumja" ngjit me 15 kaçin

    • Cadra-pistolet: 12/03/2025 17:52

      Te lumte per qytetarine e treguar. Ti sapo ja theve hundet pushtetit te Ed Rames. Mos harro te hedhesh plehrat jashte koshit te plehrave!

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?