Politikë

Tirana/ Manastirliu drejton garën me 49 emra të PS, Rama i pari! 6 ministra në LISTËN e mbyllur, 8 janë gra! Braçe, Xhafaj, Majko, Gonxhe, Xhaçka, Kodheli e ministri Hoxha te e hapura! Mes tyre dhe Braimllari që la PL

12 Mars, 21:30| Përditesimi: 12 Mars, 22:00

  • Share

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e qarkut të Tiranës për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, prezantoi skuadrën me 49 emra kandidatësh.

Mes tyre 12 në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Lista e mbyllur, ashtu sikurse Shqiptarja.com dhe Report Tv informoi më herët, do kryesohet nga kryeministri Edi Rama dhe vijon me Manastirliun, Elisa Spiropalin, Lindita Nikollën, Adea Pirdenin, Taulant Ballën e të tjerët.

Spikat fakti se 8 nga kandidatët e listës së mbyllur janë gra. Por edhe emri i Endri Brahimllarit, ish-drejtuesi që la Partinë e Lirisë për t'iu bashkuar PS-së në listën e hapur tashmë. Kurse në listë të mbyllur edhe Erjon Malaj, djali i aktorit të njohur Petrit Malaj.

Bie në sy mungesa në listën e mbyllur të deputetit Erion Braçe, por edhe Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko. Gjithashtu emri i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, por edhe Blendi Gonxhes. Ndër deputetë të vjetër dhe emra të njohur në listë të hapur janë edhe emrat e; Etilda Gjonajt, Olta Xhaçkës, Mimi Kodhelit, Xhemal Qefalisë, Plarent Ndrecës, Etjen Xhafajt, Ermonela Felajt, Blerina Gjylametit, Toni Gogut, Halit Valterit etj.

Lista e PS për qarkun e Tiranës:
Lista e mbyllur:
1-Edi Rama
2-Ogerta Manastirliu
3-Elisa Spiropali
4-lIndita Nikolla
5-Adea Pirdeni
6-Albana Kociu
7-Igli Hasani
8-Erjon Malaj
9-Iris luarasi
10-Taulant Balla
11-Delina Ibrahimaj
12-Ilva Gjuzi
Lista e hapur:
1-Andi Seferaj
2-Anila Denaj
3-Antonela Dedej
4-Arben Pëllumbi
5-Blendi Gonxhe
6-Blendi Sulaj
7-Blerina Gjylameti
8-Edlira Dyrmishaj
9-Eldi Çepeli
10-Endrit Brahimllari
11-Entela Ramisaço
12-Erion Braçe
13-Ermonela Felaj
14-Ervin Hoxha
15-Etilda Gjonaj
16-Etjen Xhafaj
17-Fatmir Xhafaj
18-Florjan Pullazi
19-Glinxhet Madhi
20-Halil Koloshi
21-Halit Valteri
22-Julinda Dhame
23-Kejsi Elezi
24-Klotilda Bushka
25-Mimi Kodheli
26-Mirgit Vata
27-Olta Xhacka
38-Ornaldo Rakipi
29-Pandeli Majko
30-Persida Shkrepa
31-Plarent Ndreca
32-Roi Bashaj
33-Silda Çepej
34-Sofika Lleshi
35-Toni Gogu
46-Xhemal Qefalia
37-Ylli Shehu


Lajmi kryesor:

‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat "Neomalsorja" e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?