Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine ka listuar edhe një herë të gjitha kategoritë që lejohet të kalojnë kufirin dhe kushtet që duhet të plotësojnë, teksa thekson se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit
Grek;
Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
Trupi diplomatik për arsye pune;
Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;
Kushtet
Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike ëëë.travel.gov.gr;
Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.
Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.
Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Lajmi kryesor:
Greqia propozon masa të reja: Testi COVID para kontrollit të pasaportave për të ruajtur personelin! Shefi i Kakavijës: Kush lejohet të udhëtojë dhe kushtet
B.K.//ReportTv.al