Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca. Lista Serbe ka vendosur ditën e sotme të dorëzojë mandatet e 11 deputetëve të saj në kuvendin e Kosovës. Si rrjedhojë e largimeve një “paralizë” totale është shkaktuar edhe në sistemin gjyqësor në Mitrovicë, ku gjyqtarët dhe prokurorët serbë kanë braktisur institucionet.
Të shtunën me 5 nëntor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët do të dorëhiqeshin nga institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës në shenjë proteste kundër marrëveshjes për targat.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Të pakënaqur me vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitetin me Serbinë, deputetët e Listës Serbe të cilët kanë dorëzuar mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë: Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic.
Ditën e djeshme, pati dorëheqje masive nga kryetarët e komnunave me shumicë serbe ne veri të Kosovës të cilët pasi dorëzuan dorëheqjen, mbajtën një protestë në orën 12:00, ndaj së cilës u përgjigjën edhe një numër i madh shqiptarësh që mbushën rrugët me flamuj kuqezi.
Po ashtu, pos Listës Serbe, detyrën e kanë lanë edhe serbë të cilët punonin si zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, po ashtu edhe në pikat kufitare.
Lista Serbe sot ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Facebook janë publikuar shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës serbe.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.
Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe. Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen dhe për këtë do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.
“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen. Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar. Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.
Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.
“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës. Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk është aspak antikushtetuese, këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca.
Sipas burimeve, në gjykatën në Mitrovicë të Veriut, një pjesë e stafit të administratës kundërshtoi të dorëhiqet, duke thënë se ata "nuk pyeten për asgjë" dhe se "po na thuhet se çfarë të bëjmë".
Kryetarja e Gjykatës Themelore, Lilana Stevanoviq, tha se “kolegët shqiptarët kanë marrë përsipër lëndët që janë të natyrës urgjente”.
“Ne u përpoqëm t'iu ndihmonim, ne dhe kolegët tanë kurrë nuk kemi pasur probleme, e kemi bërë punën tonë në mënyrë profesionale, jemi socializuar, kemi bashkëpunuar”, tha ajo.
Stevanoviq shtoi se rreth 150 serbë janë larguar nga gjykata.
“Sot, gjyqtarët që nuk kanë ardhur dje për të dorëzuar dorëheqjen në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e kanë bërë këtë përmes emaileve zyrtare. Kolegët tanë, gjyqtarë dhe punonjës administrativë shqiptarë, mbeten në gjykatë, dhe i gjithë stafi administrativ dhe gjyqtarët serbë kanë dhënë dorëheqje”, tha më 7 nëntor gjyqtari në Mitrovicën e Veriut, Nikolla Kabashiq.
“Tani presim që të dorëzojmë lëndët dhe pajisjet që kemi marrë”, shtoi ai.
Ndërkaq, punonjësit e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të hënën nuk janë paraqitur në punë, konfirmuan për REL-in, zyrtarët e kësaj prokurorie.
"Deri në këto momente [ora 10:00], asnjë zyrtar i këtij institucioni nga radhët e komunitetit serb nuk ka dalë në punë", tha Valon Preteni, zëdhënës i kësaj prokurorie.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës përfshin territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka 19 prokurorë dhe 65 punëtorë staf mbështetës. Nga ta janë 10 prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.
Në Serbi presin formimin sa më parë të Bashkisë së Komunave Serbe. Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një deklaratë për RTS u shpreh se “maskat duhet të bienin” dhe të shihej nëse ekzistonte ose jo marrëveshja e Brukselit.
Daçiç tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ishte arritur nëntë vjet më parë, dhe se ajo duhej të zbatohej.
“Nëse ShBA-ja dhe BE-ja nuk i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose dobësi e tyre, ose pëlqim i heshtur,” – vazhdoi më tej.
Më tej, ai u shpreh se nuk është vetëm obligim i Kurtit formimi i Zajednicës por edhe i Bashkimit Evropian.
Dorëheqjet e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, kanë vijuar gjatë ditës së sotme edhe me dorëheqjen e gjyqtarëve serbë dhe stafit administrativ të Gjykatës së Mitrovicës.
Mediat e Kosovës, kanë bërë me dije se lidhur me këto zhvillime, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka paralajmëruar një mbledhje të jashtëzakonshme në orën 12:00 të ditës së somte, që pritet të kryesohet nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.
Pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve që shkaktoi pezullimi i tij nga posti i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës, Nenad Gjuriç ka dhënë detaje të reja për mediat.
Sipas deklaratës së tij për mediat serbe, Gjuriç i kishte kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos ndërmerrnin veprime që mund të shkaktonin probleme më të mëdha.
“I kemi treguar Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bëjnë lëvizje që mund të na çojnë në disa probleme të mëdha”, tha Gjuriq për TV Pink.
Më tej, ai ka rrëfyer se e njëjta situatë i kishte ndodhur edhe në vitin 2011, ku për shkak se nuk kishte kryer heqjen e targave të automjeteve që vinin nga Serbia, ishte përjashtuar nga policia e Kosovës.
“Në vitin 2011 kur më kërkuan heqjen e targave KM nga veturat, unë refuzova me shkrim dhe më pas më pezulluan dhe më përjashtuan nga puna, dy vjet isha jashtë policisë së Kosovës dhe më pas falë vendit tim të Serbisë, e cila më propozoi, jam emëruar në vitin 2013 në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Veriore në Bruksel dhe ja ku jemi sërish në të njëjtin moment dhe vërtet thashë se mjaft dhe është e pamundur të të shtyhet në një qoshe dhe të mos bëjë diçka”, mësohet të ketë thënë Gjuriç.
Ai ka kërkuar që KFOR-i dhe EULEX-i të përkujdesen për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ku tensionet duket se janë përshkallëzuar.
Pjesëtarët serbë të policisë së Kosovë pas dorëheqjes nga posti i tyre gjatë së dielës, kanë vendosur që ditën e sotme të dorëzojnë edhe armët.
Sipas mediave të Kosovës, ata janë parë ditën e sotme teksa kanë dorëzuar armët në organet përkatëse ku më parë ishin të punësuar.
Në arsyetimin e dhënë prej tyre, thuhet se po dorëhiqeshin nga Policia e Kosovës për arsye personale.
Vuçiç nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim në Kosovë. Ka qenë kjo deklarata e ish-ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Ai ka thënë se protesta e serbëve të Kosovës në veri të vendit, tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Bosch ka thënë se veprimet e tilla minojnë gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar Bosch në llogarinë e tij në Facebook.
Do ta formojë Edvin shkjau shqipfolës ”zajednicen”në ”Durrës” ta q**sha ftyren e fashistit
PërgjigjuMeqene po ikni nga puna, ikni fare nga Kosova moj fare e qelbur Serbe
PërgjigjuNacionalizmi nuk bjen asgja te mire kjo vlene per te dyja palet per mendimin tim Kurti nuk ka kapacitet per ta drejtue Kosoven
PërgjigjuE tërë situata dikton qëndresë rreth mazhorancës KOSOVARE për të përballuar provokimet serbosllave ngado që vijnë. Uniteti kombëtar shqiptar jo vetëm në Kosovë është instrument i domosdoshëm dhe faktor real per paqe e mirkuptim ne kete katrahure serbosllave ballkanike.
PërgjigjuKeshtu bie qeveria Kurti. Rama cfare ka per te thene ?
PërgjigjuEdhe PD- ja ne Shqiperi perdor te njejten strategji si Serbet ne Kosove. Bookstore.
Përgjigju