Lista Serbe ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku dy djem kanë mbetur të plagosur.
“Lista Serbe dënon ashpër tentativën e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovushë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të ndëshkohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të tmerrshëm. Në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë, të cilët i kërcënuan dhe më pas u përpoqën t'i vrisnin duke i qëlluar. Me atë rast u plagosën të dy djemtë”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm
G.MO/ReportTv.al