Autori Azem Kurtaj dhe dy të plagosurit

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm

6 Janar 2023, 16:51| Përditesimi: 6 Janar 2023, 22:20

  • Share

Dy të rinj serb janë qëlluar me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Sipas mediave serbe të dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Ato kanë mbetur të plagosur, pasi njëri ka marrë plagë në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk kanë lëndime serioze. Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar në kohë rekord Azem Kurtajn, pjesëtar i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës), i moshës 33 vjeç, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

'Bëhet fjalë për një tentativë të dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se janë serbë.'- shkruajnë mediat serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar duke thënë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur. Nga ana tjetër banorët e serbë të Shtërpcës kanë bllokuar rrugët. Ata kanë bllokuar fillimisht rrugët me vetura e më pas kanë ndezur zjarr.

Ora 22:56
Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, EULEX-i: Dënojmë sulmin e pakuptimtë

1673042016_dhndhnd.JPG

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se “EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”

Përmes një postimi Wigemark ka thënë se EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”.

“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.

“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, thuhet në postimin e shefit të misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark në Twitter.

Ora 21:45
Petkoviç nga Zubin Potoku: Kërkova nga Kosova të më lejojë një takim me dy të rinjtë serbë të lënduar

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka deklaruar se ka kontaktuar me familjet e të lënduarve në Shtërpcë dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të takohet me të rinjtë e lënduar.

Ndonëse e pakonfirmuar nga Policia e Kosovës se incidenti ishte i motivuar etnikisht, Petkoviç ka thënë se dy të rinjtë serbë u qëlluan vetëm pse ishin të veshur me rroba serbe.

“Milloshi dhe Stefani u qëlluan vetëm sepse ishin të veshur me rroba të Krishtlindjes dhe sepse kishin emër dhe mbiemër serb”, ka thënë Petkoviç.

Ai ka deklaruar se dikush dëshironte ta përgjakte Krishtlindjen. Ndryshe, Petkoviç është duke qëndruar në Zubin Potok, ku bashkë me serbë e prijës fetarë, po e shënojnë Krishtlindjen Ortodokse që festohet sonte. 

Ora 21:27
Plagosja e dy të rinjve, serbët bllokojnë rrugën Prevallë-Shtërpcë duke djegur goma

Banorët serbë të Shtërpcës kanë bllokuar rrugët, pasi dy persona u plagosën sot gjatë ditës. Ata kanë bllokuar fillimisht rrugët me vetura. Ndërkohë, Indeksonline raporton se në rrugë janë vendosur edhe drunj dhe janë ndezur zjarre duke djegur goma. Sipas mediave në Kosovë përveç rrugës që të çon për në Prevallë, banorët e Shtërpcës kanë bllokuar edhe rrugët për në Brezovicë, ato kryesore dhe rrugët alternative.

Ora 21:18
‘Ndihem i pafajshëm’, vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku dy persona 11 dhe 21 vjeçar shtetas serb janë plagosur nga i dyshuari Azem Kurtaj. Ky i fundit i ka qëlluar dy të rinjtë teksa ka qenë në një automjet në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Indeksonline ka kontaktuar me të dyshuarin i cila ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij. 

Ora 20:28
Plagosja në Shtërpcë, Ambasadori i britanik: Pres reagimin e shpejtë për arrestimin e të dyshuarit

1673033396_ruijbsd.JPG

Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe tha se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari.

I uroj shërim të shpejtë.

Ora 20:17
Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Varhelji: Jam i tronditur, s’ka justifikim për dhunë

1673032706_varherl.JPG

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpce. Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.

‘Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë’, nënvizoi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Ora 20:16
Plagosja e dy të rinjve serbë, Haradinaj: Akti i papranueshëm, autoritetet të zbardhin ngjarjen

1672322575_DSASADS.jpg

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për plagosjen e dy të rinjve serbë. Haradinaj shkruan se ky është një akt i papranueshëm, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.

“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj.

Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruan Haradinaj.

Ora 20:15
Kryeprokurori i Ferizajt: Rrugët për në Shtërrpcë janë të bllokuara, pas pak fillon intervistimi i të dyshuarit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shkuri Jasharaj, në një prononcim dhënë për Nacionalen, ka konfirmuar se rrugët që çojnë në Shtërrpcë janë të bllokuara, e se për pak pritet të filloj intervistimi i të dyshuarit.

“Rrugët janë të bllokuara, në dy anët. Nuk mund të shkohet në Shtërrpcë, pasi janë bllokuar rrugët, në dy anët. I dyshuari tashmë është në stacion, dhe pritet për pak të fillojë intervistimi i tij.” ka thënë Jasharaj.

Ai ka konfirmuar se mosha e të plagosurve është 11 dhe 21 vjeç.

“Mosha u ngatërrua njëherë, por zyrtare është se ata janë 11 dhe 21 vjeçar.”, ka thënë kryeprokurori.

Kujtojmë se i dyshuar kryesor deri tash për aktin është një pjestar i FSK-së.

Ora 19:08
Plagosja e 2 të rinjve në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes: Një pjesëtarë i FSK-së është i përfshirë

Ministri i Mbrojtjes se Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përfshirë në sulmin që ka ndodhur në Shtërpcë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se për të njëjtin do të trajtohet sipas rregullores dhe ligjeve që ka në fuqi Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

“Të dashur qytetarë, tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai.

Më tej Mehaj iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t'i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

Ora 18:26
Lista Serbe pas sulmit në Shtërpcë: Është pasojë e politikës anti-serbe të nxitur nga Kurti

1673026003_lista.JPG

Lista Serbe ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku dy djem kanë mbetur të plagosur.

“Lista Serbe dënon ashpër tentativën e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovushë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të ndëshkohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të tmerrshëm. Në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë, të cilët i kërcënuan dhe më pas u përpoqën t'i vrisnin duke i qëlluar. Me atë rast u plagosën të dy djemtë”, thuhet në njoftim.

Ora 18:26
Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, reagon Kurti: Dënoj sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës

1673021793_kosove.JPG

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me plagosjen e 2 serbëve në Kosovë ditën e sotme. Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur. Kurti thotë se siguron qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

'E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.  Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.'- shkruan Kurti.

Ora 17:42
Serbia: Sulmi në Shtërpcë është pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit! Përpjekje për të vrarë fëmijët tanë

1672242686_epepfjd.JPG

Një ngjarje e rëndë në Shterpcë ka ndodhur gjatë ditës, ku kanë mbetur të plagosur dy qytetarë serbë të Kosovës.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

Madje, në komunikatën e tyre, kjo zyrë thotë se ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të kryeminsitrit Albin Kurti.

“Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Ora 17:40
Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Shtërpcës, që është lokalitet i banuar me shumicë serbe. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. E Policia e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Ora 17:34
Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, bllokohen rrugët në Gutovushë: Do mbetet e bllokuar deri kapjen e autorit

Qytetarët serb të komunës së Shtërpcës, kanë bllokuar rrugët në Gutovushë, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të personit i cili ka plagosur dy serbë sot gjatë ditës.

Një 11-vjeçarë dhe një 31-vjeçarë, janë plagosur sot, nga një person i cili kishte shtënë nga një makinë në lëvizje. Sipas banorëve, bllokada do të zgjasë deri në kapjen e autorit.

Mediumi serb në Kosovë, Kosovoonlinë raporton se situata është mjaft e tensionuar. Të pranishëm janë pjesëtarë të policisë së Kosovës, ndërsa një automjet i KFOR-it me pjesëtarë polakë është parkuar pak më larg nga bllokada. 

Sipas qytetarëve, rruga për në Shtërpce ka mbetur e bllokuar, raporotojnë mediat në Kosovë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vah: 07/01/2023 00:23

    Sa te shpejte qe jeni per te denuar dhe dhunuar tuajin. Po per faktin qe terroristet serve e kercenuan, pse nuk flitni? Pse na duhet lene gjithmone faji ne Shqiptareve kur kemi te bejme me terrorizmin serb ne rajon? Kur do denihet terroristat serbe ore tradhetare!

    Përgjigju
    • [email protected]: 08/01/2023 13:26

      terrorists? The child is 11 years old, are you stupid? The cousin and he were returning home after cutting Christmas trees. Who would not condemn the attempt to kill an 11-year-old child?

  • Xha Lymi: 07/01/2023 00:21

    O Z. Paqesor e di perrallen r ujkut me qingjin qe shkoi ujku ne stan gjeti qingjin e vogel vetem dhe ju kercenua pse me ke turbulluar ujin ne strofken time. Qimgji me te drejte i tha kur ta kam turbulluar? Ujku i tha vjet. Atehere qingji ja ktheu. Une sivjet kam lindur. Atehere ujku i tha. Nemos ti jot eme e yt ate. Meqe ata nuk jane ketu atehere do te ha ty i tha ujku dhe e hengri qingjin keshtu edhe puna e serbeve me femijet kosovare.

    Përgjigju
  • Paqesori: 06/01/2023 22:47

    Keto komentet e disave jane vertet per te ardhur keq , disa thone jane Serbe dhe mire jua beri etj etj , dmth ata nuk jane njerez ? Cfare lidhje kane dy femije ne pune te tyre me cfare ka ndodhur 25 vjet me pare qe ata nuk kishin lindur akoma ,nese Shqiptaret vazhdojne me ndjenjat e urrejtjes dhe nacionalizmit te semure nuk do te gjejne kurre qetesi prandaj si politika dhe mediat duhet te punojne per nje bashkejetese paqesore se eshte e vetmja rruge qe mund te ecim para

    Përgjigju
  • Ilir: 06/01/2023 20:53

    E patem rastin ne me shume se 20 vite te ndertonim nje shtet te denje kosovar dhe nje shtet te denje shqiptar , DESHTUAM . Dhe tani ketyre k…. te Europes ju vjen keq per 2 kalamaj serb te plagosur dhe harrojne mijera femije , gra e pleq te masakruar nga serbet . Por e theksoj qe FAJIN E KEMI NE SHQIPTARET , te zene me hajdutlliqe e sherre mes partish harruam te qeverisim 2 shtetet tona duke i kthyer ne toke te askujt dhe sot as Amerika nuk na mbeshtet me , maksimumi i “ pazarit “ qe do ofrohet pas disa muajsh per shqiptaret do jete qe veriu do ti kaloje Serbise .

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/01/2023 20:38

    Trishtohet ky proserbi i Hungaris si jo, sepse jeta e shqiptarve nuk ka vlerë për serborus. Pse nuk e pret ti o fashist hetimin e pastaj të ”trishtohesh” unë jam i bindur se shtirjen me arm e ka bë sigurimi serb që është në qdo skut të vendit…. Këtu nuk ka dorë as edhe një Shqiptarë…!

    Përgjigju
    • Mend: 06/01/2023 23:16

      Gruan e zgjedh! Shokun e zgjedh. Djalin e ndan e nis e marton ne nje qytet tjeter, te njejten gje ben dhe me gruan. Ndersa komshin dhe fqinjin se zgjedh ti, por ata aty do jen! Qofshin aerb, shqiptare apo grek. Kshu qe duhet te gjesh gjuhen e bashkjeteses. Shnet

    • Turi: 06/01/2023 21:07

      Kosovaret nese duan paqe te rrine mire dhe jo te degjojne idiotat dhe nacionalistet e semure , vetem fqinjesia e mire dhe marreveshjet i shuajne urrejtjen dhe dhunen . Po i hodhe zjarrit benzine duhet te kesh kujdes se digjesh vete

  • ej ju...: 06/01/2023 20:03

    Ndyresirat... Kermat e felliqur...

    Përgjigju
  • Rozafa: 06/01/2023 19:48

    FAJIN E KA USA DHE BILL CLINTON. SEPSE DUHET TA LENIN TE MADHIN SLOBODAN MILLOSEVIC TA SHUANTE KETE RRACE TURQISH QE FLASIN SHQIP.

    Përgjigju
    • Robt dhe mamin ore bq shkja: 07/01/2023 00:24

      Te fala mamit dhe motres re derr!

    • Rozafa: 06/01/2023 22:07

      BRRAVO KOLI ….. QENKE SHUME I MENQUR????????????. KATOLIKVE TE VERIUT MUND TI QUAJSH “VENECIAN” ose “ROMAK”ose” ITALIAN” POR KURREN E KURRES NUK MUND TI QUASH TURQ MORE PSIKOPAT????.

    • Koli: 06/01/2023 21:10

      Rrace Turqish qe flasin Shqip..Jane Katoliket e veriut ????

  • Cendurimadhi: 06/01/2023 19:33

    Babale Dhe ledi ju q….ropt cfare rrace mund te jeni jam kurioz tju shoh ! Dhe realisht me thoni nje menyre si si dhe ju takoj une sy me sy dhe ku te doni ….!

    Përgjigju
    • Babale: 06/01/2023 21:11

      Je trim i madh ti o fis prostitute ,nje burre nuk shan duke u fshehur ne rrjete sociale por ti ke te drejte qe shan se kur erdhi motra jote e injorova se e kishin ber tunel prandaj te ka ngel qejfi ty

  • Arbërori: 06/01/2023 19:23

    Ngushëllime Edvin shkjaut shqipfolës, sepse ky tradhtar dhe vllau i tij vucic merziten shumë. Sa i perket kimete fashiste serbe ndaj fëmijve dhe foshnjeve që u therren nga serbët në luften e Kosovës Edvin shkjau shqipfolës nuk e rruajti qé ta denojë se ishte gjenocid mbi shqiptarët… ju lutem mos mi vajtoni Petkovicat dhe pickat fashiste serbe nga Beogradi. Drejtsia do flet për secili rast individual që ndodhë sot…!

    Përgjigju
    • Turi: 06/01/2023 22:42

      He mer vemje, e more turnin e komenteve ti? Po me rop te rrotkarizuar se ty spaska ne trevat shqiptare. Shko ha qebapka tani se e bere detyren per sot.

    • e rama: 06/01/2023 20:49

      jebem ti majku arberor

  • Arben: 06/01/2023 18:36

    Kurti nuk duhet te denoje sulmin, sepse sulme te tilla jane bere kunder shqiptareve historikisht! Serbet ne vend qe ti marrin keto sinjale per tu pergatitur te largohen nje here e mire nga Kosova, vijojne me protesta e bllokime rrugesh! NATO duhet te reagoje, serbet nuk kane cfare kerkojne me ne tokat shqiptare! Te kthehen atje ku ishin para shekullit te 6, ne Karpate!

    Përgjigju
    • Evlad: 05/07/2024 11:52

      Ne 1455, 95% e popullates ne Kosovë ishte sllave e krishtere Ortodokse. Shqiptarët nuk jane pasardhes te ilireve se përndryshe do thirreshin ilir e jo shqiptar. Iliret u zhduken ne përgjithsi. Toka e Shqiptarëve është Shqipëria. Nga aty ata kolonizuan Kosovën qe nga viti 1690 permes sundimit Osman. Pa perandorine osmane kurre nuk do kishte shqiptarë në Kosovë. Dhe urrejtja e Shqiptarëve katolik ndaj Muslimanëve dhe perandoris Osmane është e pa arsyshme sepse shumë her katoliket luftuan perkrah osmaneve si mercenar. P.S. Shqiptarët u shfaqen për here te pare ne histori ne shekullin e 11-12 ne një dokument bizantin ku paraqitën si të eger, pa besim dhe pa ligj. Serbët, Kroatet, Slovenet krijuan shtetet e tyre te pare shekuj para Shqiptarëve dhe shteti i tyre i cili u kriju ne 1912. Mitologjia nacionaliste dhe realiteti historiko-shkencor dallojnë shumë. Për shkak mitologjise, shqiptarët janë ku janë sod - pa besim dhe pa ligj - duke nxitur fashizem dhe racizem djallezor kjo sepse vetem nje armik i perbashket i "bashkon" shqiptarët perndryshe do vrasin njeri tjetrin.

  • Svsh: 06/01/2023 18:35

    Serbia duhet te ndaloje operacionet e “flamurit fallco” dhe duhet te ndale se persekutuari serbet dhe kosovaret ne Kosove dhe gjetku. Gjenocidi serb kundra popullit Shqiptar dhe njerezve te lire duhet te ndaloje nje minute e me pare. Serbet qe urdheruan kete goditje duhen arrestuar dhe burgosur. Gjithashtu, te gjithe terroristet e tjere serbe, me ne krye vucicken, qe bene gjenocid ne ballkan.

    Përgjigju
  • Mario: 06/01/2023 18:00

    E perse duhet te bente kete akt ky person, ne nje kohe qe na sjell vetem probleme?

    Përgjigju
  • Babale: 06/01/2023 17:05

    Dhe femije po godisni ju burrat e leshit nuk keni turp o pisa , shume po e kruani po kujdes se mos filloni tja mbathni per ne Shqiperi pastaj se jua shqyen Serbi

    Përgjigju
    • Ledi: 06/01/2023 18:59

      burra leshi tamam,shtepi prishur kosovaret.Hiqen si pateriota e fetar dhe grat i lene ne shtepi e vet bredhin pas kurvave ne zvicer e gjermani.Nuk ka rrace me te poshter se kosovaret.Ata jane te shartuar me turq.kosovaret i cuan ne turqi e sollen turq ne kosove e Bosnje.duhet thene kjo e vertete.Ti thone faleminderit Amerikes dhe Anglise pa do ishin dhe sot e kesaj dite emigrant ne shqiperi.popull leshi me kenge sllave e turke.pa art,pa sport e pa teater e filma popull kot.

    • @Babale: 06/01/2023 18:38

      O banale o dobiç serb ,te shkerdheft pragun serbia si serb qe je me te miren e me te bukuren e fisit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?