Plagosja e dy të rinjve serbë, Haradinaj: Akti i papranueshëm, autoritetet të zbardhin ngjarjen

6 Janar 2023, 20:16| Përditesimi: 6 Janar 2023, 20:17

  • Share

1672322575_DSASADS.jpg

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për plagosjen e dy të rinjve serbë. Haradinaj shkruan se ky është një akt i papranueshëm, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.

“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj.

Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruan Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?