Serbia: Sulmi në Shtërpcë është pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit! Përpjekje për të vrarë fëmijët tanë

6 Janar 2023, 17:42| Përditesimi: 7 Janar 2023, 10:05

  • Share

1672242686_epepfjd.JPG

Një ngjarje e rëndë në Shterpcë ka ndodhur gjatë ditës, ku kanë mbetur të plagosur dy qytetarë serbë të Kosovës.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

Madje, në komunikatën e tyre, kjo zyrë thotë se ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të kryeminsitrit Albin Kurti.

“Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?