Lituania do mbyllë përkohësisht dy prej gjashtë pikave kufitare me Bjellorusinë, në Sumskas dhe Tverecius, për shkak të pasigurisë në rritje të situatës në kufi, ku ekziston frika e kalimit të emigrantëve të parregullt dhe mercenarëve Wagner.
Mbyllja e gjashtë pikave kufitare po bëhet për arsye të kalimit të emigrantëve të parregullt dhe mercenarëve Wagner, për të ndaluar kontrabandën e mallrave.
Masa e miratuar sot nga qeveria do të hyjë në fuqi ditën e premte. Trafiku do të devijohet në vendkalimin Medininkai, i cili është hapur së fundmi dhe është i pajisur më mirë për kontrollet e sigurisë.
Presidenti Gitanas Nauseda nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së plotë të kufirit të vendit me Bjellorusinë. Lituania ndan një kufi prej 680 kilometrave me aleaten e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë.
Pas rebelimit të shkurtër kundër Moskës, trupat e Wagnerit janë larguar prej Ukrainës dhe kanë përfunduar në një kamp në Bjellorusi. Udhëheqësi i agjencisë kufitare të Lituanisë, Rustamas Liubajevas, ka vlerësuar se në Bjellorusi mund të jenë mbi 4.500 luftëtarë të Wagnerit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkarkohet gjenerali rus Surovikin, dyshohet se ishte aleat me Wagner! Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë
S.S/ReportTv.al