Dovile Sakaliene

Bota

Lituania: Shkelja e hapësirës ajrore polake tregon se Moska po kërkon përshkallëzim

10 Shtator, 14:15| Përditesimi: 10 Shtator, 14:17

  • Share

1757506602_dovilesakaliene.jpg

"Do ta them troç: ky është një përshkallëzim i situatës, sepse numri i dronëve që hyjnë në territoret e vendeve të NATO-s po rritet dhe ka të ngjarë të vazhdojë të rritet”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, duke komentuar në Parlament mbi rrëzimin e dronëve rusë në Poloni. 

“Të gjitha vendet e NATO-s duhet të pohojnë me vendosmëri se mbrojtja e kufirit lindor të Aleancës është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë anëtarëve të saj: NATO si një e tërë ka detyrën të mbrojë veten duke fituar së bashku aftësi shtesë mbrojtëse që vendet individuale nuk mund t’i përballojnë”, shtoi Sakaliene.


Lajmi kryesor:

19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Varshava: Aktivizojmë nenin 4 të NATO-s! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?