Polonia është në alarm pasi disa dronë rusë u futën në hapësirën ajrore të saj gjatë natës. Kryeministri Donald Tusk njoftoi në parlamentin e vendit se kanë qenë të paktën 19 të tillë që kanë hyrë në Poloni nga Bjellorusia. Ai saktëson se janë rrëzuar 4 prej tyre dhe se nuk ka patur të lënduar.
Sipas Tusk, perspektiva e një konflikti të madh ushtarak është "më afër se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore".
"Nuk ka arsye për të thënë se jemi në gjendje lufte, por situata është dukshëm më e rrezikshme se të gjitha të mëparshmet", shtoi Tusk.
Një dron rus goditi një shtëpi në qytetin ëyryki ëola në rajonin e Lublinit, duke shkaktuar dëme, por jo të lënduar. Aeroporti Ndërkombëtar Chopin i Varshavës u mbyll për disa orë ndërsa aksioni për rrëzimin dronëve u realizua së bashku me avionët e NATO-s, bënë me dije autoritetet polake.
I ngarkuari me punë rus në Poloni, Andrei Ordash u thirr në ministrinë e Jashtme në Varshavë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen e cilësoi këtë një agresion dhe shkelje të pamëshirshme të hapësirës ajrore polake. Për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, futja e dronëve rusë në Poloni ka qenë e qëllimshme dhe se për këtë ka prova.
Ai thotë se Rusia po synon përshkallëzimin e luftës në shkallë më të gjerë. NATO pritet të mbledhë Këshillin e saj pasi Policia raportohet se ka aktivizuar Nenin 4 të aleancës. Pas mbledhjes së Këshillit, pritet edhe një vendim i aleancës për mënyrën se si do të përgjigjen ndaj kësaj ngjarjeje.
Lajm ne perditesim...
Nato dhe autoritetet polake po vijojnë hetimet në lidhje me dronët rusë që u futën në hapësirën ajrore të Polonisë në orët e para të kësaj të mërkure. ANSA citon një burim në Nato i cili flet se po hetohet në dy pista.
"Mund të ketë qenë një provë ndaj mbrojtjes sonë ose një gabim, megjithëse në këtë shkallë, nuk ka gjasa që rusët të kenë bërë një gabim. Ajo që është e sigurt është se nëse ishte një provë, shkoi keq. Në kuptimin që ne mobilizuam atë që duhej të mobilizohej dhe demonstruam gatishmërinë tonë për të mbrojtur veten", tha një burim ushtarak i NATO-s për ANSA-n.
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker, riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për Aleancën pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.
"Ne qëndrojmë me aleatët tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s", shkroi ai në X, duke i bërë jehonë deklaratës sëSekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
"Do ta them troç: ky është një përshkallëzim i situatës, sepse numri i dronëve që hyjnë në territoret e vendeve të NATO-s po rritet dhe ka të ngjarë të vazhdojë të rritet”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, duke komentuar në Parlament mbi rrëzimin e dronëve rusë në Poloni.
“Të gjitha vendet e NATO-s duhet të pohojnë me vendosmëri se mbrojtja e kufirit lindor të Aleancës është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë anëtarëve të saj: NATO si një e tërë ka detyrën të mbrojë veten duke fituar së bashku aftësi shtesë mbrojtëse që vendet individuale nuk mund t’i përballojnë”, shtoi Sakaliene.
Foto:Keir Starmer
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se ishte i shqetësuar për hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.
"Ky është një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm nga Rusia, i cili na kujton vetëm shpërfilljen e hapur të Putinit për paqen", tha udhëheqësi britanik në një deklaratë.
Starmer falënderoi "NATO-n dhe forcat polake për reagimin e tyre të shpejtë".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se shkelja e hapësirës ajrore polake nga Rusia nuk është një incident i izoluar, ndërsa e cilësoi si një akt të pamatur.
"Një analizë është duke u zhvilluar për të hedhur dritë të plotë mbi incidentin, por ajo që është e qartë është se kjo shkelje nuk është një incident i izoluar. Qoftë i qëllimshëm apo jo, është një akt i pamatur", tha ai.
Rutte theksoi gjithashtu se ndërhyrja gjatë natës bashkë me aleatët ishte e suksesshme.
"Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç ishte menduar. Përveç Polonisë, ishin të përfshirë edhe disa aleatë. Këto përfshinin F-16 polakë, F-35 holandezë, AWACS italianë, tankerë transporti ushtarak dhe Patriot gjermanë. I përgëzoj pilotët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë reagim të shpejtë dhe kompetent", deklaroi Rutte.
Dronët për të cilët po flasin autoritetet e Varshavës, hynë në territorin polak nga Ukraina. Kështu deklaroi Andrei Ordash, i ngarkuari me punë i Federatës Ruse në Varshavë.
"Ne dimë një gjë: këta dronë fluturonin nga Ukraina", deklaroi Ordash.
Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit nuk e komentoi incidentin, por shtoi se akuza të tilla vijnë përditë nga BE dhe NATO.
"Ne preferojmë të mos komentojmë. Nuk është brenda sferës sonë të kompetencës. Është prerogativë e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga NATO dhe Bashkimi Evropian, Rusia merr akuza për provokim çdo ditë.", tha Peskov.
Zëvendësministri i mbrojtjes së Bjellorusisë Pavel Muraveiko, dha një deklaratë pasi 19 dronë luftarakë hynë në hapësirën ajrore polake.
“Gjatë shkëmbimit të sulmeve me dronë gjatë natës midis Federatës Ruse dhe Ukrainës, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Republikës së Bjellorusisë në detyrë gjurmuan vazhdimisht dronë që kishin humbur gjurmët e tyre si rezultat i ndikimit të aseteve të luftës elektronike të palëve. Disa nga dronët që humbën gjurmët u shkatërruan nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të vendit tonë mbi territorin e republikës. Forcat tona në detyrë shkëmbyen informacione përmes kanaleve ekzistuese të komunikimit, midis orës 23:00 të datës 9 shtator dhe orës 4:00 të datës 10 shtator, me forcat e detyrës së Polonisë dhe Republikës së Lituanisë. Duke vepruar kështu, ata i njoftuan ato për afrimin e avionëve të panjohur në territorin e vendeve të tyre. Kjo i lejoi palës polake të reagonte menjëherë ndaj veprimeve të dronëve duke i nxitur forcat e tyre në detyrë. Gjatë shkëmbimit të sulmeve të natës nga UAV-të midis Federatës Ruse dhe Ukrainës, Forcat e Mbrojtjes Ajrore dhe asetet e Republikës së Bjellorusisë në detyrë gjurmuan vazhdimisht UAV-të që kishin humbur gjurmët e tyre si rezultat i ndikimit të aseteve të luftës elektronike të palëve” tha Muraveiko pas pretendimeve të Polonisë së dronët fluturuan nga Bjellorusia.
Rumania ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 për shkak të pranisë së dronëve rusë pranë hapësirës së saj ajrore mbrëmë, që përkon me kohën kur dronët ndërhynë edhe në territorin polak.
Ministria rumune e Mbrojtjes raportoi në një deklaratë se natën e 9-10 shtatorit, radari i mbikëqyrjes zbuloi një grup dronësh në zonën e Valcov, një qytet ukrainas në brigjet e Danubit, pranë kufirit me Rumaninë.
Dy avionë luftarakë F-16 nga Forcat Ajrore Rumune u ngritën në orën 12:59 të mëngjesit sipas kohës lokale nga Baza Ajrore Fetesti, në juglindje të vendit, për të hetuar.
Këshilli i NATO-s do të mblidhet këtë të mërkurë pas incidentit në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte është në kontakt me udhëheqjen polake pas incidentit në hapësirën ajrore.
"Dronë të shumtë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës dhe u kundërshtuan nga mbrojtja ajrore polake dhe e NATO-s", tha ajo.
Kryeministri polak Donald Tusk thotë se ushtria polake regjistroi 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës. Duke folur para parlamentit polak, Tusk thotë se tre, ndoshta katër dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s që u ngritën në ajër për t'u përballur me kërcënimin. Tusk thotë se një numër i konsiderueshëm dronësh fluturuan në vend nga Bjellorusia. Droni i fundit që u rrëzua ishte në orën 06:45 sipas orës lokale, thotë ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë.
“Moska gjithmonë i shtyn kufijtë e asaj që është e mundur dhe nëse nuk has në një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se bëri një tjetër hap përshkallëzues.
"Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit, dronët ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë.", shtoi ai.
Kryeministri polak, Donald Tusk e ka cilësuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë si një provokim në shkallë të gjerë.
“Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake nuk ishte rastësi”, tha kryeministri polak Donald Tusk, duke shtuar se ishte “një sulm në shkallë të gjerë”.
Presidenti rus Vladimir Putin po e vë në provë Perëndimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë “nëse nuk ka një përgjigje të fortë” ndaj veprimeve të tij. Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha në një postim në X, duke komentuar ndërhyrjen e dronëve rusë gjatë natës në hapësirën ajrore polake.
Ai bëri gjithashtu thirrje Evropës të ofrojë një “përgjigje të fortë” për të parandaluar që shkelje të ngjashme të ndodhin përsëri.
“Putin vazhdon të përshkallëzojë, të zgjerojë luftën e tij dhe të vërë në provë Perëndimin. Një përgjigje e dobët sot vetëm sa do ta provokojë më tej Rusinë, dhe raketat dhe dronët rusë do të fluturojnë edhe më thellë në Evropë”, shtoi ai.
Hapësira ajrore mbi Aeroportin Chopin të Varshavës është rihapur. Aeroporti e njoftoi këtë në një postim në rrjetin social X, duke shtuar se ndërprerjet dhe vonesat mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Kryeministri polak Donald Tusk do të takohet me ministrat përgjegjës për sigurinë shtetërore. Një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Ministrave do të mbahet në orën 8:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Ndërkohë, ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz ndërpreu vizitën e tij në Londër, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Grupit të Pesë vendeve (E5) (Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Mbretëria e Bashkuar), për t'u kthyer në Varshavë pas ndërhyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, raportoi transmetuesi polak TVP Info.
Komente

NATO dhe gjumi,a janë,njësoj?Putini bënë atë që do,kurse E.U E NATO i thotë pa bëje provë.Ne në kohëmntimeishim me parimit të k/veprimit propocional,pra atë gabimit eeee të këërkuaris falie n.q.s. e palanxitëse e kishte bërë.E.U e NATO ta mbledhin mëndien e tia fusin dy këmbët në një,këpucë Putinit.
PërgjigjuTe cojme drone ne rusi e te themi sja tanet...i ka cuar ukraina..duhen b*le per te mbrojt europen
PërgjigjuE ka kap polakun virusi i gjo eshte
PërgjigjuCifuti do me cdo kusht qe situata te pershkallezohet duke shkuar ne nje konfront Rusi-Nato por nje gje e tille nuk do te ndodhe se shkaterrohet bota
Përgjigju