Andriy Sybiha

Bota

Rusia shkeli hapësirën ajrore polake, Kievi: Putini po e vë Perëndimin në provë, BE duhet të përgjigjet me forcë

10 Shtator, 07:56| Përditesimi: 10 Shtator, 07:58

  • Share

1757483817_andriysybiha.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin po e vë në provë Perëndimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë “nëse nuk ka një përgjigje të fortë” ndaj veprimeve të tij. Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha në një postim në X, duke komentuar ndërhyrjen e dronëve rusë gjatë natës në hapësirën ajrore polake.

Ai bëri gjithashtu thirrje Evropës të ofrojë një “përgjigje të fortë” për të parandaluar që shkelje të ngjashme të ndodhin përsëri.

“Putin vazhdon të përshkallëzojë, të zgjerojë luftën e tij dhe të vërë në provë Perëndimin. Një përgjigje e dobët sot vetëm sa do ta provokojë më tej Rusinë, dhe raketat dhe dronët rusë do të fluturojnë edhe më thellë në Evropë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?