Mark Rutte

Bota

Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore polake nga Rusia nuk është rast i izoluar! Akti ishte i pamatur

10 Shtator, 13:16| Përditesimi: 10 Shtator, 14:20

  • Share

1755107958_markrutte.webp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se shkelja e hapësirës ajrore polake nga Rusia nuk është një incident i izoluar, ndërsa e cilësoi si një akt të pamatur. 

"Një analizë është duke u zhvilluar për të hedhur dritë të plotë mbi incidentin, por ajo që është e qartë është se kjo shkelje nuk është një incident i izoluar. Qoftë i qëllimshëm apo jo, është një akt i pamatur", tha ai. 

Rutte theksoi gjithashtu se ndërhyrja gjatë natës bashkë me aleatët ishte e suksesshme. 

"Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç ishte menduar. Përveç Polonisë, ishin të përfshirë edhe disa aleatë. Këto përfshinin F-16 polakë, F-35 holandezë, AWACS italianë, tankerë transporti ushtarak dhe Patriot gjermanë. I përgëzoj pilotët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë reagim të shpejtë dhe kompetent", deklaroi Rutte.


Lajmi kryesor:

19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?