Hapësira ajrore mbi Aeroportin Chopin të Varshavës është rihapur. Aeroporti e njoftoi këtë në një postim në rrjetin social X, duke shtuar se ndërprerjet dhe vonesat mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Kryeministri polak Donald Tusk do të takohet me ministrat përgjegjës për sigurinë shtetërore. Një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Ministrave do të mbahet në orën 8:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Ndërkohë, ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz ndërpreu vizitën e tij në Londër, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Grupit të Pesë vendeve (E5) (Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Mbretëria e Bashkuar), për t'u kthyer në Varshavë pas ndërhyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, raportoi transmetuesi polak TVP Info.
Lajmi kryesor:
19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore
Xh.D/ReportTv.al