Dmitry Peskov

Bota

U thirr nga autoritetet në Varshavë, i dërguari rus: Dronët hynë nga Ukraina! Peskov shigjeton BE e NATO-n: Akuza që i bën çdo ditë

10 Shtator, 13:10| Përditesimi: 10 Shtator, 13:12

  • Share

1757161612_dmitrypeskov.avif

Dronët për të cilët po flasin autoritetet e Varshavës, hynë në territorin polak nga Ukraina. Kështu deklaroi Andrei Ordash, i ngarkuari me punë i Federatës Ruse në Varshavë. 

"Ne dimë një gjë: këta dronë fluturonin nga Ukraina", deklaroi Ordash.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit nuk e komentoi incidentin, por shtoi se akuza të tilla vijnë përditë nga BE dhe NATO. 

"Ne preferojmë të mos komentojmë. Nuk është brenda sferës sonë të kompetencës. Është prerogativë e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga NATO dhe Bashkimi Evropian, Rusia merr akuza për provokim çdo ditë.", tha Peskov. 


Lajmi kryesor:

19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Varshava: Aktivizojmë nenin 4 të NATO-s! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?