Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme, një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se, kjo është një strategji e bazuar në një plan konkret për t’u realizuar. Më pas Rama ka thënë se strategjia e prezantuar mbi investimet në akset rrugore dhe hekurudhore do të zhvillojnë, sipas tij, turizmin malor.
Këto investime do t’i japin edhe më shumë vëmendje zonave malore. Sipas tij, strategjia e prezantuar do të realizohet e gjitha për 9 vite. Kreu i qeverisë ka thënë se gjithë projekti infrastrukturor do të bazohet në aspiratën e Shqipërisë për turizmin.
"Duket si absurde, për të gjitha rrugët që është bërë një propagandë e madhe kanë qenë tendera të pafinancuara. Nëse një aks kushton 30 milionë euro, edhe nga buxheti janë vendosur 1 milionë euro. Edhe të tjerat kismet, të fillojmë. Shifra totale e borxhit ndaj kompanive ka qenë 700 milionë, pa llogaritur borxhin e shpërndarjes së energjisë që ishte 1.5 miliardë, ku popullin e ka shpëtuar fati nga një humnerë. Nuk është bërë kurrë një rrugë me standarde që të duket një korridor europian. Është stimuluar pushtimi rrugës nga të dyja anët. Në rrugën që shkon poshtë drejt Fierit, do duhet t’i shmangemi disa herë aksit ekzistues, ndërkohë u pretendua që do ishte autostradë, ndërkohë që ajo nuk është autostradë.
Tani me këto projekte ne do kemi dy autostrada të kategorisë A, që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e BE-së." - tha Rama.
Rama ka theksuar se investimet në zonat pranë vargmaleve, duke iu referuar investimeve në rrugën hekurudhore dhe në akset e reja kombëtare, do ta kthejnë, sipas tij, Shqipërinë në ‘Zvicrën dhe Austrinë e Ballkanit’. Sipas Ramës, Shqipëria, pas turizmit detar, do të ketë zhvillimin e saj në turizmin malor, ku sipas tij do të jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.
“Shqipëria është shumë e vogël, ka dy dete dhe ka 9 lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit. Këtu është rruga e Lurës që është drejt përfundit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme. Por më pas kjo do të jetë themeli që do ndërtohet më vonë. Do jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit, me investimet në hekurudhë dhe në akset rrugore.” - tha Rama
Më tej, kryesocialisti Rama prezantoi dhe risinë që do të sjellë, sipas tij, ‘Qendra e re e Monitorimit të Trafikut’. Sipas tij, Rama tha se gjobat do të vijnë në telefonin e secilit drejtues me foton e tij personale.
“Sistemi është i tillë dhe do sinjalizojë këtu për një rritje shpejtësie, do sinjalizohet këtu, nuk do ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme dhe ajo që po bëjmë ne është që gjoba të vijë në telefonin tënd në një kohë reale.” - tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama thotë se nëse Shqipëria futet në Bashkimin Evropian pozicioni i vendit tonë do të ndryshojë.
Në mënyrë metaforike, kreu i qeverisë tha se në raport me BE Shqipëria është “si i dashuruari, por që vajza e shikon me dyshim”.
"Se sot ne jemi si ata të dashuruarit që ti je i dashuruar, por ajo të sheh me dyshim. Të fton tek shtëpia e prindërve të dielën, ti vishesh, rregullohesh, zbukurohesh sa mundesh, shkon aty përpiqesh të sillesh mirë etj. Pastaj del dhe rri pret të dielën tjetër. Pret, si ju duka vjehrrës dhe vjehrrit të ardhshëm, çfarë tha kunata e ardhshme.
Është tmerr kjo. Natyrisht ata janë familje e pasur, ti je dinjitoz, por…sss…në momentin kur ti futesh atje dhe të thotë vjehrri dhe vjehrra do marrësh drejtimin e kësaj pjese të kompanisë tonë, ti kalove dhe u bërë aksioner.
Shkon pastaj dhe thua ishalla s'po më fton të dielën se nuk kam kohë. Kështu që për këtë duhet të luftojmë dhe këtë duhet të realizojmë dhe unë jam i bindur që do ta realizojmë", tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme gjatë programit për infrastrukturën dhe lehtësimin që do të vijë si rrjedhojë e ndërtimit të ‘Qendrës së Monitorimit të Trafikut’. Sipas Ramës, të gjithë drejtuesve do u vijë gjoba në telefonin e tyre, e shoqëruar dhe me fytyrën e secilit. Nga ana tjetër, Rama theksoi se kamerat e vendosura nga investimi i ri, do të heqin nga akset kombëtare policët që rrinë në rrugë.
'Edhe një gjë tjetër me atë qendrën e monitorimit të trafikut, sepse ajo është pjesë e gjithë kësaj. Përsëri është e paplotë. Qendra e Monitorimit të Trafikut është gati dhe po bëhet një punë për të trajnuar stafin. Do lidhet me projektin që ne kemi nënshkruar me Emiratet e Bashkuara, për të pasur gjithë territorin, spitalet, shkollat, institucionet publike dhe akset kombëtare në një sistem kamerash inteligjente, i cili do jetë dhe do shohë gjithë Shqipërinë në kohë reale. Sistemi është i tillë dhe do sinjalizojë këtu për një rritje shpejtësie, do sinjalizohet këtu, nuk do ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme dhe ajo që po bëjmë ne është që gjoba të vijë në telefonin tënd në një kohë reale.'-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën ‘Shqipëria 2030’, është ndalur tek vëmendja që qeveria do t’i japë turizmit malor nëpërmjet infrastrukturës.
Sipas Ramës, Shqipëria, pas turizmit detar, do të ketë zhvillimin e saj në turizmin malor, ku sipas tij do të jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.
"Pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës, nuk është kjo, por është gjithë kjo që është këtej brenda, dhe mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë, qoftë në verilindje dhe juglindje. Shqipëria do mund të çlirojë konsumatorë të nivelit të lartë të turizmit. Ajo që e bën unike Shqipërinë është që këto dy i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël, ka dy dete dhe ka 9 lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit. Këtu është rruga e Lurës që është drejt përfundit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme. Por më pas kjo do të jetë themeli që do ndërtohet më vonë. Do jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit."-tha Rama.
Komente

Faleminderit qe mendon vetem per gjobat o lider suprem
PërgjigjuNuk behesh Zvicer me shqiptare e filipinas or teeeejjjjj
Përgjigju