Liverpool feston fitoren në 'Anfield'

Sport

GOLAT/ Liverpool bën detyrën, Arsenali fiton në udhëtim! Man. City përmbys 3-1 Chelsean dhe 'shkelmon' krizën

25 Janar, 18:37| Përditesimi: 25 Janar, 20:40

  • Share

Futbolli elitar në Angli, Premier League është në raundin e 23-të. Këtë të shtunë te fitoret dolën kryesuesit e Liverpool, Arsenali, Evertoni apo edhe Bournemouthi që po bën surprizën. Dita kulmoi në orën 18:30, aty ku në 'Etihad' Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje kundër Chelsea.

Në "Anfield" Liverpooli mposhti 4-1 skuadrën e Ipswich dhe vijon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit. Skuadra e Arne Slot është thuajse një makineri perfekte dhe shënoi tre gola në pjesën e parë me Szoboszlai, Salah dhe Gakpo. Ishtë sërish holandezi Gakpo në pjesën e dytë që shënoi golin e katërt, ndërsa Greaves në fund shkurtoi për rezultatin e përgjithshëm 4-1. Me 53 pikë të kuqtë janë udhëheqës të renditjes edhe me një ndeshje më pak.

Spektakël në 'Etihad'. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset. Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve. City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez. Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do "vuloste" ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1.

Në "Molineux" vendasit e Wolves nuk mundën të "kafshonin" Arsenalin, teksa miqtë fituan 0-1. Duhej goli i Calafiorit në minutën e 74 që tri pikët të shkonin në Londër dhe të kuqtë e Artetas të mbanin sërish vendin e dytë, në ndjekje të Liverpool. 47 pikë ka në renditje Arsenali pas 23 ndeshjeve të luajtura.

Premier League, raundi 23:

E shtunë, 25 janar 2025

16:00

Bournemouth 5-0 Nottingham

Brighton 0-1 Everton

Liverpool 4-1 Ipswich

Southampton 1-3 Newcastle

Wolves 0-1 Arsenal

18:30 Manchester City 3-1 Chelsea

Renditja:

Ora 20:34
VIDEO/ Manchester City përmbys 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje


Spektakël në 'Etihad'. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset. Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve. City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez. Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do "vuloste" ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1. Tanimë City me 41 pikë merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsean me 40 pikë në vendin e gjashtë.

Ora 18:42
VIDEO/ Calafiori nderon Arsenalin, 'Topçinjtë' fitojnë kundër Wolves

Në "Molineux" vendasit e Wolves nuk mundën të "kafshonin" Arsenalin, teksa miqtë fituan 0-1. Duhej goli i Calafiorit në minutën e 74 që tri pikët të shkonin në Londër dhe të kuqtë e Artetas të mbanin sërish vendin e dytë, në ndjekje të Liverpool. 47 pikë ka në renditje Arsenali pas 23 ndeshjeve të luajtura.

VIDEO E GOLIT

Ora 18:41
VIDEO/ Liverpool 'poker' në shtëpi, mposht 4-1 Ipswichin dhe marshon drejt titullit


Në "Anfield" Liverpooli mposhti 4-1 skuadrën e Ipswich dhe vijon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit. Skuadra e Arne Slot është thuajse një makineri perfekte dhe shënoi tre gola në pjesën e parë me Szoboszlai, Salah dhe Gakpo. Ishtë sërish holandezi Gakpo në pjesën e dytë që shënoi golin e katërt, ndërsa Greaves në fund shkurtoi për rezultatin e përgjithshëm 4-1. Me 53 pikë të kuqtë janë udhëheqës të renditjes edhe me një ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?