Sport

VIDEO/ Manchester City përmbys 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje

25 Janar, 20:34| Përditesimi: 25 Janar, 20:49

  • Share


Spektakël në 'Etihad'. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset. Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve. City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez. Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do "vuloste" ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1. Tanimë City me 41 pikë merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsean me 40 pikë në vendin e gjashtë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Liverpool bën detyrën, Arsenali fiton në udhëtim! Man. City përmbys 3-1 Chelsean dhe 'shkelmon' krizën


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?