Liverpool feston tri pikët

Sport

GOLAT/ Liverpool 'marshon' drejt titullit kampion në Premier League, Chelsea ndalet në Londër! Wolves 'kafshon' Tottenhamin, turpërohet Man. United

13 Prill, 17:41| Përditesimi: 13 Prill, 20:16

  • Share

Në Angli, futbolli elitar ndodhet në raundin e 32-të dhe këtë të diel (13 prill) Liverpooli ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Sukses edhe për Wolves, që duket se nuk e pati të vështirë kundër Tottenham. Ndërkohë që Chelsea ngeci në barazimin 2-2 në shtëpi, dramë për United.

Në "Anfield", vendasit e Liverpool fituan 2-1 kundër West Ham për të "prekur" titullin e 20-të kampion në Premier League. Sfida u zhbllokua pas 18 minutave lojë, kur asisti i Salah u shfrytëzua mirë nga Diaz. Fundi i ndeshjes ishte dramatik dhe miqtë barazuan me autogolin e Robertson. Për të qetësuar Arne Slot mendoi bashkëkombasi i tij dhe kapiteni i të kuqve, van Dijk, që një minutë nga fundi i ndeshjes shënoi golin e tri pikëve. Pas kësaj sfide Mohamed Salah vendosi edhe një rekord, duke u bërë futbollisti i vetëm që në një sezon të Premier League përfshihet në 45 gola, me 27 realizime personale dhe 18 asiste.

Në "Stamford Brigde" Chelsea dhe Ipswich barazuan 2-2. Duket se Blutë e Marescas nuk dinë të fitojnë dhe ndalen sërish në barazim. Ishin miqtë që shënuan dy gola në pjesën e parë me Enciso dhe Johnson, para se autogoli i Tuanzebe dhe Sancho të fiksonin shifrat në 2-2. Chelsea mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Ipswich duket se ka 'larë duart' me Premier League.

Në "Molineux" vendasit e Wolves "kafshuan" Tottenhamin dhe e mposhtën 4-2 për të ritheksuar se Spurs janë në krizë të madhe. Ait Nouri, autogoli i Spence, Larsen dhe Cunha shënuan për Wolves, teksa Spurs shkurtuan me Tel dhe Richarlison.

Në "St. James Park" Newcastle 'likuidoi' 4-1 Manchester United. "Djajtë" u turpëruan në udhëtim, teksa Newcastle nuk i mposhtte në të dyja ndeshjet e sezonit që prej vitet 1931. Sandro Tonali, Barnes me dopietë dhe Guimaraes ishin autorët e golave për vendasit, teksa Garnacho barazoi përkohësisht te United.

Premier League, raundi 32:

E diel, 13 prill 2025  

15:00

Chelsea 2-2 Ipswich

Liverpool 2-1 West Ham

Wolves 4-2 Tottenham

17:30 Newcastle 4-1 Manchester United

Renditja:

Ora 17:49
VIDEO/ Tottenham 'pa busull', Wolves e mposht 4-2


Në "Molineux" vendasit e Wolves "kafshuan" Tottenhamin dhe e mposhtën 4-2 për të ritheksuar se Spurs janë në krizë të madhe. Ait Nouri, autogoli i Spence, Larsen dhe Cunha shënuan për Wolves, teksa Spurs shkurtuan me Tel dhe Richarlison.

GOLAT E NDESHJES

Ora 17:47
VIDEO/ Chelsea harron të fitojë, ndalet 2-2 nga Ipswich


Në "Stamford Brigde" Chelsea dhe Ipswich barazuan 2-2. Duket se Blutë e Marescas nuk dinë të fitojnë dhe ndalen sërish në barazim. Ishin miqtë që shënuan dy gola në pjesën e parë me Enciso dhe Johnson, para se autogoli i Tuanzebe dhe Sancho të fiksonin shifrat në 2-2. Chelsea mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Ipswich duket se ka 'larë duart' me Premier League.

Ora 17:46
VIDEO/ Liverpool 'prek' trofeun, fiton 2-1 kundër West Ham! Salah vendos rekord

 

Në "Anfield", vendasit e Liverpool fituan 2-1 kundër West Ham për të "prekur" titullin e 20-të kampion në Premier League. Sfida u zhbllokua pas 18 minutave lojë, kur asisti i Salah u shfrytëzua mirë nga Diaz. Fundi i ndeshjes ishte dramatik dhe miqtë barazuan me autogolin e Robertson. Për të qetësuar Arne Slot mendoi bashkëkombasi i tij dhe kapiteni i të kuqve, van Dijk, që një minutë nga fundi i ndeshjes shënoi golin e tri pikëve. Pas kësaj sfide Mohamed Salah vendosi edhe një rekord, duke u bërë futbollisti i vetëm që në një sezon të Premier League përfshihet në 45 gola, me 27 realizime personale dhe 18 asiste.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?