Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka sqaruar edhe arsye se përse është vendosur që të shkohet nga 6 Gjykata të Apelit, në 1 të vetme. Ajo tha se fokusi ka qenë të shpërndarja e dosjeve në mënyrë të barabartë për çdo gjyqtar të Apelit.
"Kemi 220 gjyqtarë nga 400 që duhet, Në cdo muaj që kalonte për shkak të vettingut dhe prioritetit që kishte vettingu, zbrazi Apelet, Këshilli u përballë me një situatë që KLGJ vetëm delegon gjyqtare dhe delegohen gjyqtarët e Tiranës për çështjet e 2021 në Korçë, ndërkohë që qytetari i Tiranës që ka çështje të 2017, flen çështja, më vjen mirë që Kuvendi bëri një dëgjesë, për të kuptuar problematikat e KLGJ dhe të sistemit të drejtësisë. Ju identifikoni problemin, por nuk jepni zgjidhje. Duke marrë parasysh ngarkesën e gjyqtarëve, duke pasur një Apel, ato mund të evadojnë më mirë, se kemi një gjyqtar Apeli në Gjirokastër me 180 çështje, ndërsa në tiranë ka 2000 çështje, mënyra më e mirë është përqendrimi, që të gjithë gjyqtarët të gjykojnë në të njëjtën numër dhe ritëm, ne do marrim masa edhe për mënyrën se si do të realizohet kjo, kemi bërë edhe koston e të gjithë fazave, është projekt i mirëmenduar, sa më shumë e vonojmë projektin, krijojmë më shumë kaos, është një shpërndarje e drejtë e burimeve njerëzore që do ndikojë në shërbim. Kemi reflektuar për Sarandën politik, por një reflektim në statistika, ka një numër në rritje të mos marrëveshje, nuk çojmë shërbim aty ku nuk ka lëndë", tha Llagami.
Lajmi kryesor:
Harta e re gjyqësore, Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni fillimisht 'territorialen'! Bardhi: Na bindni që s'është ide e Ramës
B.K.//ReportTv.al