Harta e re gjyqësore, Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni fillimisht 'territorialen'! Bardhi: Na bindni që s'është ide e Ramës

13 Korrik 2022, 14:33| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 21:31

  • Share

TIRANË- Për rreth 7 orë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetarja e KLGJ Nureda Llagami kanë marrë pjesë në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Ligjeve për hartën e re gjyqësore.

Seanca u zhvillua mes debatesh, pasi opozita dhe Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia nuk bien dakord me hartën e re. Haxhia tha se bojkoti i seancave gjyqësore do vijojë derisa të finalizohet reforma territoriale.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se KLGJ duhet t'i bind që nuk është një vendim i kryeministrit Edi Rama. Kjo deklaratë e tij vjen pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bojkoti nuk ka vlerë dhe se harta nuk ka për të ndryshuar.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Ora 20:28
Bardhi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Ti je vrasës duhet të ishe në burg! Ministri i Drejtësisë: S’i kam duart e lyera me gjak

Deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja janë përfshirë në një debat në Komisionin e Ligjeve për vrasjen e  Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Bardhi tha se manja duhej të ishte në burg, duke e akuzuar si vrasës.

Por, Manja tha se nuk i ka dyert e lyera me gjak.

Pjesë nga debati:

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarifat për qytetarët shqiptarë dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët. Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt.

Ora 16:50
Debate te ‘Ligjet’, Bushka i kërkon Bardhit të pushojë! I kthehet Çupi: S’jemi në riedukim

1657723609_Screenshot6.jpg

Një debat është zhvilluar mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve, pasi kryetarja Klotilda Bushka i kërkoi deputetit demokrat Gazment Bardhit të mos ndërhyjë në fjalën e të tjerëve.

Pjesë nga debati

Dhurata Çupi: Nuk jemi në riedukim

Klotilda Bushka: Silluni sikur nuk jeni në kafe, në një vend ku flasin me radhë

Gazment Bardhi: Ty ta mori ministri fjalën dhe nuk ndërhyre

Klotilda Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor, unë  e mbyll dëgjesën se nuk keni interes, doni të bëni zhurmë! Bardhi do pushoni, apo ta ndërpres mbledhjen

Dhurata Çupi: Ca është kjo mi, ca po bën këtu ti

Ora 16:43
Mijëra dosje presin për gjykim, Ministri i Drejtësisë: Shumë shpejt procese gjyqësore edhe online

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.

"Stoku është problem. Marrim kontakte për ditë me kolegë në Europë. Edhe në vende të BE ka probleme me stokun. I kanë paraprirë stokut përmes mekanizmave ligjore me drejtësi alternative. Modeli italian, gjykata e Firenzes, me 35% e ka lehtësuar ishte ndërmjetësimi. Këtu në këtë parlament është votuar, por nuk i kemi dhënë shtysën e duhur. Të shohim edhe drejtësinë alternative por edhe përmirësim, ndërhyrjet e duhura në kode. Shumë vende po na japin eksperiencën e drejtësisë digjitale. Në një të ardhme shumë të afërt palët jo domosdoshmërish do shkojnë në gjykatë se do iu jepen mundësi që ti drejtohen gjykatës pa qenë të pranishëm", tha Manja. 

Ora 16:21
Harta e re gjyqësore, Haxhia-maxhorancës: S’kemi ardhur për t’iu dhënë llogari juve për bojkotin

1657718314_Screenshot2.jpg

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka pasur një ‘përplasje’ me deputetët e maxhorancës. Ermoenla Felaj i tha se nuk kanë pasur dy avokatët në KLGJI, por Haxhiaj i tha se nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve për të dhënë llogari për bojkotin që po bëjnë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Haxhiaj: E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi. Kam kundërshtuar me forcë, që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short, gogla. NE kërkuam ti zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari te dhoma e avokatëve..

Bushka: S’iu kemi marrë për t’iu kërkuar llogari, se ju llogarinë e jepni në vend tjetër, jeni jurist e njihni ligjin, Ka organe se ku jepet llogaria. Nuk është Kuvendi që iu kërkon llogari

Ora 15:46
Harta e re gjyqësore, Kryetarja e KLGJ: Vendimi, përfundimtar! Bardhi: Është projektuar në kohën kur sistemi i drejtësisë ka qenë i destabilizuar

 

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami i është përgjigjur pyetjes së ngritur nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, nëse ky vendimi për hartën e re gjyqësore është përfundimtar. Llagami e pohoi, duke thënë se ky vendim është përfundimtar dhe pasi e hartuan ia kaluan Ministrisë së Drejtësisë.

Bardhi: Vendimi është përfundimtar apo është i hapur për grupet e interesi? Nuk jemi këtu për të mbuluar gropat e krijuara nga gropat e lëna bosh nga reforma në drejtësi? Nëse kryetarja e KLGJ thotë ne e kemi mbyllur këtë çështje, për çfarë e diskutojmë këtë? Shqetësimet që janë ngritur nga komisioni i ligjeve, nga grupet e interesit,  a kanë rëndësi? Apo thjesht po prisni që Ministria e Financave për fondin, Ministrisë së Drejtësisë për firmën dhe Këshillit të Ministrave për vendimin final?

Llagami: Materiali iu propozua mbledhjes plenare ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ që ia çoi Ministrisë së Drejtësisë.

Bardhi: Ky diskutim është thjesht për të sqaruar qytetarët mbi dëmet që do iu shkaktohen nga harta gjyqësore. Sipas raportit që ne kemi para, periudha apo të dhënat që janë marrë në analizë për të dalë në konkluzione përfshin vitin 2016-2020. Periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë nga pikëpamja e eficencës, të projektosh organizmin e sistemit të drejtësisë bazuar kur është i destabilizuar, do të thotë të destabilizosh.

Ora 15:23
Llagami i përgjigjet Haxhisë: Ja pse kemi dalë në përfundimin për vetëm 1 Gjykatë të Apelit

 

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka sqaruar edhe arsye se përse është vendosur që të shkohet nga 6 Gjykata të Apelit, në 1 të vetme. Ajo tha se fokusi ka qenë të shpërndarja e dosjeve në mënyrë të barabartë për çdo gjyqtar të Apelit.

"Kemi 220 gjyqtarë nga 400 që duhet, Në cdo muaj që kalonte për shkak të vettingut dhe prioritetit që kishte vettingu, zbrazi Apelet, Këshilli u përballë me një situatë që KLGJ vetëm delegon gjyqtare dhe delegohen gjyqtarët e Tiranës për çështjet e 2021 në Korçë, ndërkohë që qytetari i Tiranës që ka çështje të 2017, flen çështja, më vjen mirë që Kuvendi bëri një dëgjesë, për të kuptuar problematikat e KLGJ dhe të sistemit të drejtësisë. Ju identifikoni problemin, por nuk jepni zgjidhje. Duke marrë parasysh ngarkesën e gjyqtarëve, duke pasur një Apel, ato mund të evadojnë më mirë, se kemi një gjyqtar Apeli në Gjirokastër me 180 çështje, ndërsa në tiranë ka 2000 çështje, mënyra më e mirë është përqendrimi, që të gjithë gjyqtarët të gjykojnë në të njëjtën numër dhe ritëm, ne do marrim masa edhe për mënyrën se si do të realizohet kjo, kemi bërë edhe koston e të gjithë fazave, është projekt i mirëmenduar, sa më shumë e vonojmë projektin, krijojmë më shumë kaos, është një shpërndarje e drejtë e burimeve njerëzore që do ndikojë në shërbim. Kemi reflektuar për Sarandën politik, por një reflektim në statistika, ka një numër në rritje të mos marrëveshje, nuk çojmë shërbim aty ku nuk ka lëndë", tha Llagami.

Ora 15:05
Kryetarja e KLGJ: Harta e re gjyqësore produkt i grupit të punës, jo i Ramës apo Llagamit

 

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të KLGJ, gjyqtarë e përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Duke i kthyer përgjigje Gazment Bardhi, ajo tha se kjo hartë nuk është produkt i Ramës apo Llagamit, por grupit të punës.

"Është analizuar çdo indikator, në grup pine ka qenë, KLGJ, ministria e Drejtësisë, kemi marrë iniciativë e Këshillit të Europës, edhe të projektit të USAID, të OSBE, të EURALIUS, dhe puna u mbyll brenda afatit, pavarësisht problemeve e pandemisë, dhe produkti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka qenë një produkt i Ramës dhe Llagamit, por i grupit të punës", tha Llagami.

Ora 14:57
Haxhia: Pezulloni hartën gjyqësore, bëni më parë hartën territoriale

 

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia është shprehur se duhet bërë fillimisht harta territoriale dhe më pas ajo gjyqësore.

Maks Haxhia: Jemi për Reformën në Drejtësi, nuk i përkasim asnjë partie politike, në mbrojtje të interesave të Avokatisë. Harta gjyqësore nuk është reformë në drejtësi, s'kemi hallë si do paguhemi, por që drejtësia të jetë eficente, dhe me këtë hartë, drejtësia nuk është eficente, nuk duhet kaluar në ekstrem, nga 6 Apele në 1, të paktën të ketë 3-4 Apele, një në Shkodër, në Fier a Vlorë dhe një në Korçë, dhe Tirana, unë jam një qytetar, ju po bëni hartën territoriale dhe s'e keni seriozitet, pezullojeni, bëni hartën territoriale dhe pastaj në bazë të hartës territoriale të bëhet zgjidhja, duhet që t'ju sigurojë që nuk e kemi bërë për xhepin tonë.

Klotilda Bushka: Harta gjyqësore është detyrim ligjor, si lidhet me çështjet e tjera nuk i takon këti Komisioni.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?