Festa e Llapit

Llapi fiton 5-3 ndaj Ballkanit dhe i shkakton kampionëve humbjen e parë! Tri pikë për Malishevën dhe Prishtinën

9 Dhjetor 2023, 16:02| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 16:15

  • Share

KOSOVË - Pas 15 javëve në kampionat, Ballkani merr humbjen e parë këtë sezon. Në Podujevë, vendasit e Llapit fituan 5-3 kundër Ballkanit në një ndeshje të "çmendur" që prodhoi tetë gola. Tri pikë edhe për Malishevën dhe Prishtinën.

Në "Zahir Pajaziti", skuadra e Llapit fitoi 5-3 kundër kampionëve të Ballkanit. Dueli vlente për javën e 17-të në Superligën e Kosovës, me kampionët në fuqi që kanë dy ndeshje më pak. Sfida nisi mirë për vendasit e Batatinës, që shënuan dy herë me Namanin dhe Hysenin, goli i dytë pas një aksioni model. Ballkani ia doli të barazonte 2-2 me penalltinë e Gripshit dhe Berishës, ndërsa Namani shënoi për 3-2 në fundin e pjesës së parë. Ishin sërish vendasit e Llapit që shënuan dy gola të shpejtë me Hysenin dhe Januzin në pjesën e dytë, për ta çuar rezultatin në 5-2, teksa në fund Berisha gjëti golin e tretë për miqtë. Ballkani pëson kështu humbjen e parë të sezonit, ndërsa edhe pse me dy ndeshje më pak prin tabelën me 38 pikë, shtatë më shumë se Llapi ndjeksës.

Për javën e 17-të në Kosovë u luajtën këtë të shtunë edhe dy ndeshje të tjera. Malisheva fitoi 1-0 me Lirinë e Prizrenit falë golit të Hazrollaj me penallti në minutën 90+8 të ndeshjes. Tri pikë edhe për Prishtinën, që mundi 1-0 Fushë Kosovën falë golit të Pefqelit në minutën e 32.

Renditja:

Ora 16:14
Llapi i mundi 5-3, Ilir Daja: S'ishte ndeshja më e mirë, e dija që humbja do vinte


Kanë përfaqësuar me dinjitet Kosovën në grupet e Conference League dhe janë ende në garë për të dalë në vendin e dytë, teksa luajnë kundër Dinamos së Zagrebit. Kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani u mundën këtë të shtunë 5-3 nga Llapi në Podujeve për raundin e 17-të në kampionat. Për djemtë e Ilir Dajës kjo ishte humbja e parë sezonale, teksa trajneri nga Tirana tha se e kishte pritur diçka të tillë për shkak të ngarkesës.

"E dinim se do të vinte humbja e parë për ne. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2-2. Kemi pasur edhe raste të tjera për përmbysjen e rezultatit. Ndoshta ky mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin. Kemi bërë të mundur ta vazhdojmë ritmin e mirë në lojë. E kontrolluam lojën, por në futboll ndodhin edhe të tilla situata ku mund të ndëshkohesh", tha Daja pas ndeshjes për Art Sport.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?