Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Llapi i mundi 5-3, Ilir Daja: S'ishte ndeshja më e mirë, e dija që humbja do vinte

9 Dhjetor 2023, 16:14| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 16:15

  • Share


Kanë përfaqësuar me dinjitet Kosovën në grupet e Conference League dhe janë ende në garë për të dalë në vendin e dytë, teksa luajnë kundër Dinamos së Zagrebit. Kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani u mundën këtë të shtunë 5-3 nga Llapi në Podujeve për raundin e 17-të në kampionat. Për djemtë e Ilir Dajës kjo ishte humbja e parë sezonale, teksa trajneri nga Tirana tha se e kishte pritur diçka të tillë për shkak të ngarkesës.

"E dinim se do të vinte humbja e parë për ne. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2-2. Kemi pasur edhe raste të tjera për përmbysjen e rezultatit. Ndoshta ky mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin. Kemi bërë të mundur ta vazhdojmë ritmin e mirë në lojë. E kontrolluam lojën, por në futboll ndodhin edhe të tilla situata ku mund të ndëshkohesh", tha Daja pas ndeshjes për Art Sport.


Lajmi kryesor:

Llapi fiton 5-3 ndaj Ballkanit dhe i shkakton kampionëve humbjen e parë! Tri pikë për Malishevën dhe Prishtinën


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?