Ka vijuar përplasja mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqi, në Kuvend. Lleshaj i ka thënë Maliqit që uron të mos i dalin sheshit historitë e tij në Rrëshen përndryshe sipas tij nuk do dilte më në Kuvend. Sakaq e ka sfiduar të tregojë pse u largua nga policia.
"Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni. Se kuptoj pse kalove te Rrësheni sepse ti e di më mirë. Uroj që historitë e rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike ashtu siç i di unë sepse përndryshe do ta frenojnë daljen këtu.
Bëni një veting që tu thoni shqiptarëve se jeni larguar nga policia e shtetit, cila ka qenë arsyeja. Shifrat dhe treguesit objektiv janë ata që na bëjnë realë dhe të besueshëm. Shifrat sfidoi me shifra dhe jo me hartime", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Lleshaj: Krimi në nivelet më të ulta në dekadë! Maliqi: Mos paç fatin e Tahirit! Gjoni: Zgjedhje me qeveri teknike, kryeministre Spiropali; Ministrja: Meta përdor gjuhë urrejtje
//ReportTv.al