Lleshaj s'ia përton Maliqit: Keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ty! Niveli i sigurisë më i mirë në dekada, 195 zyrtarë e 76 policë u proceduan për kanabisin (VIDEO)

15 Tetor 2020, 10:36| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 15:22

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ia ka përtuar deputetit Lefter Maliqi, ku me ironi u shpreh se ndjen keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ai. Më tej shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Duke cituar raporte ndërkombëtare ai tha 75% e qytetarëve sot mendojnë se ndihen të sigurtë dhe se niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona.

"I nderuar zoti kryetar. Unë u përgatita me shkrim ndryshe nga zoti Maliqi që është kampion i ... Jam përgatitur për 20 minuta dhe koha qenka 10 do bëj shkurtim. Më vjen mirë që Maliqi u prezantua këtu. Në interpelancë kam marrë cështje dhe më duhet disa vjet ti trajtoj. Keqardhje që policisë së shtetit i ka humbur një ekspert si Maliqi.

Çështja e sigurisë në vend që ju i konsideroni të rënda. Shqipëria nuk përjeton një situtatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj. 126 të vrarë në një vit në 2012. 334  persona e kanë humbur jeten në 2012 kurse 247 në 2019. Me këto nuk dua të mohoj ngjarjet e rënda kriminale, por dua të ftoj atë që kanë sigurinë e vendit të mundohen cila është tendenca e kriminaliteti në Shqipëri. Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie.

Niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Shumë lëmshe të ngatërruara në vite të krimit po zbërthehen me ritëm inkurajues. Siguria përkufizohet edhe si munges ae frikës, qytetarët janë të sigurtë kur e ndiejnë veten të sigurtë dhe nuk kanë frikë. 75% e qytetarëve të Shqipërisë sot mendojnë se ndihen të siguritë, madje janë të sigurtë edhe kur udhëtojnë vetëm në fshatrat e Shqipërisë. Niveli i sigurisë në vend është më i mirë që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona", tha ministri.

Ministri shtoi se 1105 pasuri kriminale janë referuar në GJKKO për tu sekuestruar dhe se 195 zyrtarë e 76 policë u proceduan këtë vit për kanabisin.

"1700 punonjës të rinj policie janë shtuar në harkun e 2 mandateve të qeverisë Rama. OFL i çili po punon me intensitet të lartë. Deri tani 1105 pasuri kriminale, 11 llogari bankare, janë referuar në prokurorinë e posaçme. 1105 pasuri kriminale janë referuar në GJKKO për tu sekuestruar.

219 pasuri  kriminale janë sekuestruar me vendim të gjykatës së  posaçme dhe mbi njëmijë presin  rradhën e vendimarrjes. Në të gjitha këto raste bëhet fjalë  për persona të dënuar më parë. Rezultatet të mëtejshme t ëprkeshme u arritën kundër krimit të organizuar, duke çuar në operacione të suksesshme të zbatimit të ligjit. Shqipëria nuk ka njollë të rrezikshme.

Do kërkoni më kot një model të ngjashëm në botë si ky i yni ku një mori mediash sociale jetojnë vetëm me kronikënne zezë. 300% më i lartë është niveli i krimeve në letoni. 200% më i lartë në lituani. Më i lartë është edhe për disa vende të BE. Atje kronika e zezë nuk zen vetëm ballinat. Krimi është një fenomen social dhe përballë tij kanë detyra të gjithë.

Po citoj një deklaratë të një partie politike: "2 të rinj u ekzekutuan në Malësinë e Madhe për shkak të trafikut të drogës. Edi Rama më 25 prill do lajë hakun". Kështu shprehej një zëdhënës i opozitës. Në rastin më të mirë përdorimi i krimit për fushatë elektorale, kuy është një gabim fatal i patolerueshëm. Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për zgjidhje të poaktën të heshtin sepse ata që janë djegur njëherë smund të jenë alternativë. Kush është djegur njëherë smund të ndizet më.

Vit i sukseshëm kundër trafikimi të kanabisit në vendin tonë. Smund të flitet më për fenomen por vetëm për tentativa për kultivim. Tentativat për kultivim janë përqendruar në zona të thella. Kulitivimi i kanabisit ka marrë goditje të madhe.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lejuar monitorim. Nuk është i vetmi vend ku prodhohet kanabis por jemi i vetmi vend që nuk fshehim asgjë. 195 zyrtarë u proceduan këtë vit për kanabisin. 58 masa ka dhënë për këtë nga përjashtimi nga rradhët e policisë deri te masa më të lehta. 76 punonjës policie janë proceduar për kultivim kanabisi në 2019, më pak në 2020", tha ai.


Lajmi kryesor:

Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Lleshaj: Krimi në nivelet më të ulta në dekadë! Maliqi: Mos paç fatin e Tahirit! Gjoni: Zgjedhje me qeveri teknike, kryeministre Spiropali; Ministrja: Meta përdor gjuhë urrejtje


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?