Një tjetër vendim i organeve të drejtësisë të lidhura me ndërtimet pa lejë ka nxitur reagimin e ashpër të Kryeministrit Rama. Vendosje në një llogore me antiligjin e ka quajtur Rama këtë vendim të gjyqtarit të Administratives së Tiranës, Hazbi Balliu, lidhur me këtë pallat pa leje, të sekuestruar në vitin 2022, për të cilin është vendosur kalimi në favor të shtetit.
Më 18 qershor Komisioni i Objekteve të Konfiskuara kishte vendosur kalimin në këtë objekt të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, godina e cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, por gjyqtari Balliu e ka anuluar këtë vendim duke vendosur sigurim padie me kërkesë të pronarit, dhe i jep kohë atij 10 ditë të bëjë padi.
"Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, u shpreh Rama.
Njëjtë si me prokuroren Gjeli për ndërtimin në Theth, edhe për gjyqtarin Balliu Kryeministri thotë se është vendosur hapur kundër interesave të Republikës së Shqipërisë.
“Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?!", shkruan kryeministri.
Ky pallat u vë në qendër të vëmendjes së debatit politik në vend edhe në momentin kur u sekuestrua në vitin 2022, pasi aty kishte biznesin deputeti i atëhershëm i PD, sot kryetar i “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi për sulm politik, ndërsa institucionet thanë se pallati ishte një godinë me plot 560 m2 pa leje.
Pronarë të pallatit janë dy vëllezërit biznesmenë Thanas dhe Robert Biqiku, të cilët administrojnë edhe kompaninë RT Max.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre
Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh. Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?!
Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti!
Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi. Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë.
Pallati i konfiskuar
Vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e gjyqtarit të Tiranës, Hazbi Balliu i cili ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të konfiskuar në mes të Tiranës. Gjyqtar i pacipë e quajti Rama.
“Ne nuk po bëjmë në këtë përpjekje një punë vetëm për të hequr platforma tenda, apo struktura të përkohshme, por edhe një kontroll të kantiereve. Mirëpo kantieret nuk dalin në televizor, sepse sikundër edhe kur beteja shkon në gjykatë, ata kanë një forcë të caktuar për të kontrolluar mediat dhe gjykatën. Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatë si pacipë, krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, tha Rama.
Komente

Nese je i pakenaqur me vendimin apelohe,por mos dil ketu e te flasesh per gjyqetarin, se quhet nderhyrje e ekzekutivit te gjyqesori!I keni pushtetet te ndara apo jo?!
Përgjigjupo pallatet e altin lames dhe jar hases dhe jot qerosit pse si sekuestron ti dhe pse nuk i permend berisha terrr te dy ne fakte te tre ti plaku dhe zeni
PërgjigjuDrejtësia, rushfeti dhe padrejtësia të ne kanë bashkëjetuar gjatë. Këtë kosto të së shkuarës do e paguajmë. Uroj të jetë sa më e vogël e të kalojë shpejt.
PërgjigjuPo pallati Lul Morinës, salillarit, i kretarit të ZallHerrit tek gjykata përse nuk u konfiskuan!?
PërgjigjuSepse eshte shtete rrumpalle,nuk beni planimetrine ne fillim per cdo qytete e fshate ,pastaj fillon ndertimi.
PërgjigjuNqs gjygjtari ka shkelur ligjin ķa hallka te tjera qe e vleresojne plus eshte dhe gjykata e apelit qe besoj nuk lajthit por dhe ju si kryeminister duhet te jeni i pergatitur qe dhe gjykatat te japin vendime kundra shtetit.shume here sidomos kunder pronarve te vjeter na vijne ne gjygj avokatia e shterit pa asnje dokument,thjeshte per presion gjygjtareve.besoj sedhe kjo seshte e drejte besoj.
PërgjigjuO Edi Rama po pse e mban nē drejtēsi Talebanin Hasbi Balliun nxire me shkelma jasht drejtēsis ktē matrapaz qē 100% ka mar rushfet tē majm.
PërgjigjuPo ska si ta ncjerri se patronazhist e komunist është. Pas kësaj do jetë ushtari më i bindur i Ramës dhe Rilindjes
Zgjidhje: 1. Nese gjyqtari ka shfrytezuar hapesira te ligjit, eshte edhe faji juaj. Ndrysho ligjin. 2. Nese gjyqtari ka dhene vendim te gabuar, e cila vertetohet nga instanca me e larte gjyqesore, pagesen financiare ta paguaj gjyqtari e jo xhepat tane. Keshtu secili ben llogarite per detyrat qe merr e vendimet qe jep
Përgjigju