Politikë

Rama: Gjyqtari Hazbiu i pacipë, vendosi masë sigurie në favor të ndërtuesit që ndërtoi pa leje

1 Gusht, 12:49| Përditesimi: 1 Gusht, 14:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e gjyqtarit të Tiranës, Hazbi Balliu i cili ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të konfiskuar në mes të Tiranës. Gjyqtar i pacipë e quajti Rama.

“Ne nuk po bëjmë në këtë përpjekje një punë vetëm për të hequr platforma tenda, apo struktura të përkohshme, por edhe një kontroll të kantiereve. Mirëpo kantieret nuk dalin në televizor, sepse sikundër edhe kur beteja shkon në gjykatë, ata kanë një forcë të caktuar për të kontrolluar mediat dhe gjykatën. Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatë si pacipë, krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Llogorja e Antiligjit’, Rama: Gjyqtari Hazbi Balliu i pacipë, ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?