Lobimi i PD në SHBA/ Sot përfundon afati për dërgimin e çështjes në gjyq për Lulzim Bashën

18 Nëntor 2019, 12:43| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 15:31

  • Share

Sot skadon afati 10 ditore sipas nenit '327'të kodit të procedurës penale për dërgimin e çështjes në gjyq për kreun e opozitës Lulzim Basha si i pandehur për falsifikim formulari. Së bashku me Bashën të pandehurit janë edhe Ilir Dervishi financier dhe ish-Sekretari Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani.

Mbyllja hetimeve solli përplasje mes prokurorëve të Tiranës. Report Tv mëson se Prokurorët,  Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako kanë qenë dakord dhe vendosën për mbyllje hetimesh. Ata kanë njoftuar kolegun e tyre Kole Hysenaj i cili ka qenë kundër, duke kërkuar zgjatje të afateve hetimore. Megjithatë vendimi është marrë  2 me 1.

Pyetjes së Report Tv drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj se çfarë është vendosur me dosjen, ajo u përgjigj: Ende s'ka një vendim final.

Interesimit nëse ka mbërritur dosja ne gjykatë penale, përgjigja ishte: Ende s'kemi asnjë dosje të tillë nga prokuroria deri tani prej orës 8 të mëngjesit.

Kujtojmë se Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Burgaxhinjte: 18/11/2019 17:27

    Mezi presim Lulezime Bashen.Gojet e liga thon se i ka shume te ngjitme shalet qarri jone.

    Përgjigju
  • sapa: 18/11/2019 17:13

    Me pare futem une ne burg ketu pas compjuterit!Cfare te presesh nga kjo shoqeri kriminele shqiptare ku nuk gjen as edhe nje element pozitiv dhe te paperlyer!

    Përgjigju
  • Robte ku ti kini: 18/11/2019 14:22

    M.q.s une nuk e mbaj mend kengen e vitit te ri po ju pershendes gjithe politikaneve te korruptuar:Te gjitha pasurite e vjedhura ndaj popullit ju befshin ilace.

    Përgjigju
  • Tiku: 18/11/2019 13:18

    Do e cojen e keni te sigurt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?