Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK. Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. Sidoqoftë gazetarja, Keti Banushi thotë se u pyet për lobimin e LSI-së në SHBA.
“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- thotë Vasili.
Lajmi kryesor:
Dosja për 700 mijë $ lobim të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK! Nënkryetari i PL-së: U përgjigja ca pyetjeve, pyesni Prokurorinë
G.MO//ReportTv.al