'Lojrat e fatit të jenë monopol shtetëror!' Propozimi i Braçes në Komisionin e Ekonomisë

13 Shtator 2023, 12:15| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 15:26

  • Share

Sot në komisionin e Ekonomisë po diskutohet pr/ligji për hapjen e lojrave të fatit. Deputeti socialist propozon që lojrat e fatit të menaxhohen nga shteti. Një vendimmarrje e tillë do të ndalonte luftën e çdo lloj strukture ilegale apo legale.

Gjatë fjalës së tij iu referua modelit francez

“I referohem modelit francez të lojrave të fatit ku e gjithë loja është monopol shtetëror. Paratë e lojtarëve nuk i arkëtojnë kompanitë por shteti dhe operatorët marrin tarifën që u takon. Pra këtë veprimtari nga A tek Zh duke nisur edhe nga arkëtimi i të ardhurave e ka shteti. Ndryshe nga modeli që ishte, apo që u propozua për ti mbyllur fare apo për modelin që na vjen para. Dhe unë do të mbaj të njëjtin qëndrim. Tia japë shtetit këtë aktivitet, jo kompanive qofshin këto të OECD –së e as kompanive kombëtare”

Braçe është i bindur se një model i tillë do të ndalonte çdo luftë mes kompanive ilegale dhe atyre legale. 

Jam për modelin që duhet ta ketë shteti. Sepse edhe kështu do të jetë një luftë mes atyre ilegalë dhe legalë. Sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes. Nëse ky aktivitet nuk mbyllet dot - dhe është provuar se nuk mbyllet dot askund, dhe këtë jua kam thënë edhe para 5 vitesh - ta ketë shteti. Shteti ti rrijë përballë çdo lloj strukture që do të jetë ilegale dhe që sipas këtij modeli do të legalizohet" tha Erion Braçe.

Në komisionin e Ekonomisë diskutohen “ Disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 155/2015, “Per lojerat e fatit ne Republiken e Shqiperise” te ndryshuar.


Lajmi kryesor:

Rikthimi i basteve online, Braçe: T’i marrë në menaxhim shteti dhe jo bandat! Opozita: Po pranoni dështimin


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?