Lokalet injorojnë masat anti-COVID, gjoba në Vlorë e Berat! Qytetarët pa maska, policia i ngre nga tavolina (VIDEO)

8 Korrik 2020, 17:31| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 17:47

  • Share

Qytetarët, nga veriu në jug, duket se injorojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e distancës ndërmjet njëri-tjetrin duke pasur një qëndrim të shkujdesur, shumë larg ndërgjegjësimit që po bashkëjetojmë më virusin.

Në Vlorë u zhvillua një kontroll nga task-forca ku u gjobiten 45 lokale, ndërsa në Berat pati rezistence të pronarëve të lokaleve ndaj policisë. Po kështu në Kukës, ku rastet me covid-19 janë në rritje, qytetarët e pranojnë vete se nuk i respektojnë masat.

Task-forca anti-covid ushtroi kontrolle mbrëmjen e së martës në disa lokale të Vlorës, ku u gjobiten subjektet që kanë neglizhuar protokollin e sigurisë shëndetësore dhe gjobat për bizneset shkojnë deri në 1 milionë lekë.

Drejtor i ISSH Vlorë, Lorenc Rexho tha se janë disa grupe kontrolli në terren për respektimin e masave anticovid dhe se po punohet paralelisht në Himarë dhe Sarandë.

Do të vazhdojmë dhe nuk është vetëm në Vlorë por është në të gjithë vijën bregdetare. Një grup inspektimi është në Bashkinë e Himarës i cili do të funksionojnë bashkë me policinë e shtetit në bare.  Masat anticovid, për pajisjen me maska, doreza, dezinfektues nëpër ambiente ka qene pothuajse tek të gjithë por baret kanë neglizhuar me pjesën e distancimit të tavolinave", tha Rexho.

Në Berat u zhvillua gjithashtu një aksion për mbylljen e bareve pas orës 23:00 ku pati edhe një përplasje verbale mes punonjësve të policisë dhe pronarëve që nuk pranuan të mbyllin lokalin.

Edhe në Kukës vetë qytetarët shprehen se janë treguar neglizhentë ndaj rrezikut që paraqet ky virus.

“Papërgjegjësi e jashtëzakonshme për njerëzit. Kjo nuk është lojë. Çdo sëmundje është e rrezikshme, po kjo është shumë e rrezikshme. Nuk dihet se kur të vjen. Është një gabim i madh i joni”,  shprehet një qytetar .

“Për t’u ruajtur nuk jemi ruajtur aq shumë se është një gjë që nuk shihet. Nuk kemi ku të shkojmë ”, thotë një qytetar tjetër.  

Shefja e epidemiologjisë në Kukës tha se mes të prekurve është edhe një polic bashkiak, ndërsa apeloi për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancimit fizik.

"Nga 15 qershori e deri më tani, janë konfirmua 37 raste me Covid 19. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja. Ne bëjmë një apel shumë të fortë që këto masa të respektohen, të mbahen maskat në momentin kur distancimi fizik është i pamundur e të ruhet një higjienë e mirë personale”, tha Denisa Duraku shefe e epidemiologjisë Kukës.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thotë se kontrollet do të vazhdojnë në mbarë vendin me zero tolerancë ndaj subjekteve tregtare dhe institucioneve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?