LSI Durrës denoncon: Kamera e përgjues në zyrat tona, djali i Lefter Kokës kërcënon qytetarët

24 Mars 2021, 19:46| Përditesimi: 24 Mars 2021, 19:49

  • Share

1616611792_605b865a5f10fScreenshot1001.jpg

LSI në Durrës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin bregdetar ku sipas policisë është shoqëruar në komisariat kandidatja Elona Guri pasi u përfshi në një konflikt me një banorë të zonës.

Në reagimin e LSI thuhet  se ngjarja është tranformuar pasi sipas tyre janë gjetur në zyrat e LSI pajisje përgjuese.

Dyshimi sipas LSI lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës.

Njoftimi i plotë:

Elona Guri ka bërë kallëzim në polici ku pretendon se po përgjohet nga Partia Socialiste. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ato janë pajisje interneti dhe jo përgjimi.

Duke marë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.


Lajmi kryesor:

Kandidatja e LSI përfshihet në konflikt në Durrës, shoqërohet nga policia! Guri: Bëra Kallëzim! PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI! Djali i Lefter Kokës kërcënon qytetarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?