Edhe LSI është fokusuar ditën e sotme në qytetin e Korçës ashtu si kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët. Drejtuesi politik i LSI për qarkun Korçës, Endrit Braimllari është takuar me disa banorë që i kanë shprehur atij shqetësimet e tyre. Braimllari tha se realiteti është ndryshe në Korçë nga propaganda e Kryeministrit dhe se qytetarët nuk marrin shërbime dhe përballen me arrogancën e institucioneve të Rilindjes. Sipas tij kjo politikë do të marr fund më 25 prill.
“Kryeministri vjen dhe mashtron qytetarët në Korçë, vjen dhe bën propagandë me projekte imagjinare. Ka tetë vite që mashtron. E quan arritje kryeministri që ka vënë një tank me oksigjen në Spitalin e Korçës, ndërkohë që Spitali i Korçës është në realitetin që thatë ju. Ndërkohë të rinjtë dhe të rejat po largohen dhe po braktisin vendin. Pra, arsye pse ai vjen në Korçë ka të bëjë me propagandën dhe shoë-n. Realiteti në Korçë nuk është sikurse është gjendja në një apo dy bulevardet e Korçës ku drejtuesit e Rilindjes në këtë qytet, apo oligarkët që Edi Rama i mbështet kanë ndërtuar bizneset e tyre. Realiteti është ndryshe, siç jeni ju në varfëri ekstreme, që shteti nuk ju përgjigjet. Ndaj, ky është një mesazh i qartë që më 25 prill të japim goditjen e merituar që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo politikë e papërgjegjshme, arrogante dhe mashtruese, e një njeriu i cili tallet me hallet e qytetarëve të Korçës. Populli duron por më 25 prill do ta godasë rëndë, sepse lotët e tua janë mesazh shumë i qartë për çdo qytetar që do të marrë pjesë masivisht për të goditur këtë fatkeqësi kombëtare”, tha Braillari
Lajmi kryesor: