Rama: Në 3-4 vitet e ardhshme shikojmë për tregje në Turqi dhe Lindje të Mesme, s'jemi të detyruar të presim BE-në! Të hënën nis furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer

30 Janar 2021, 09:27| Përditesimi: 30 Janar 2021, 15:34

  • Share

Për Kryeministrin Edi Rama Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa  tha se të hënën nis furnimi me vaksinën nga Pfizer.

Në bisedën që zgjati 2 orë e 30 minuta Kryeministri ceku të gjitha çështjet, duke filluar nga rindërtimi e deri te investimet strategjike në Korccë.

I pyetur nga një mësuese nëse duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla, Rama iu përgjigj kësaj pyetje mes të tjerash  duke thënë se shkollat që po rindërtohen janë me standarde europiane. Këtu shtoi se numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara më parë.

"Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave. Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje finaciare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne s'do ti kishim mundësitë të shpenzojmë", tha ai.

Në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës, Rama premtoi se shumë shpejt do të bëhet realitet resorti i parë i skive me kapacitete të mëdha akomoduese.

Kryeministrin e shoqëronin në këtë bashkëbisedim, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun Korccë Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

 

Ora 11:50
LSI: Rama bën propagandë nga Korça  se realiteti është ndryshe

Edhe LSI është fokusuar ditën e sotme në qytetin e Korçës ashtu si kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët. Drejtuesi politik i LSI për qarkun  Korçës, Endrit Braimllari është takuar me disa banorë që i kanë shprehur atij shqetësimet  e tyre. Braimllari tha se realiteti është ndryshe në Korçë nga propaganda e Kryeministrit dhe se qytetarët nuk marrin shërbime dhe përballen me arrogancën e institucioneve të Rilindjes. Sipas tij kjo politikë do të marr fund më 25 prill.

“Kryeministri vjen dhe mashtron qytetarët në Korçë, vjen dhe bën propagandë me projekte imagjinare. Ka tetë vite që mashtron. E quan arritje kryeministri që ka vënë një tank me oksigjen në Spitalin e Korçës, ndërkohë që Spitali i Korçës është në realitetin që thatë ju. Ndërkohë të rinjtë dhe të rejat po largohen  dhe po braktisin vendin. Pra, arsye pse ai vjen në Korçë ka të bëjë me propagandën dhe shoë-n. Realiteti në Korçë nuk është sikurse është gjendja në një apo dy bulevardet e Korçës ku drejtuesit e Rilindjes në këtë qytet, apo oligarkët që Edi Rama i mbështet kanë ndërtuar bizneset e tyre. Realiteti është ndryshe, siç jeni ju në varfëri ekstreme, që shteti nuk ju përgjigjet. Ndaj, ky është një mesazh i qartë që më 25 prill të japim goditjen e merituar që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo politikë e papërgjegjshme, arrogante dhe mashtruese, e një njeriu i cili tallet me hallet e qytetarëve të Korçës. Populli duron por më 25 prill do ta godasë rëndë, sepse lotët e tua janë mesazh shumë i qartë për çdo qytetar që do të marrë pjesë masivisht për të goditur këtë fatkeqësi kombëtare”, tha Braillari

Ora 11:27
Premtimet e mëdha për Korçën, Rama: Së shpejti resorti i parë i skive

Në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës, Rama premtoi se shumë shpejt do të bëhet realitet resorti i parë i skive me kapacitete të mëdha akomoduese.
“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish", tha Kryeministri. 
 

Ora 11:14
Lufta kundër korrupsionit/ Rama: Vetëm përmes e-albania janë bërë mbi 2 mln shërbime, që janë raste me korrupsion zero

I pyetur për luftën kundër korrupsionit në bashkëbisedimin me qytetarë në Korçë, Rama tha se vetëm përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime që janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero.

"Ka një shprehje: 'Kur është e djathta në pushtet njerëzit thonë që ka edhe më keq ndaj mos u qaj. Kur është e majta në pushtet njerëzit thonë ka edhe më mirë dhe mos u kënaq kurrë'. Unë dua të them se përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime. Pra janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero. 7 vite më parë në kishim 3 shërbime online sot kemi 900. Të gjitha janë ose komplet funksionale ose në proces për tu bërë. Ky është revolucion dhe heqje qafe e numri marramendës marrëdhënies njerëzore që mund të prodhojnë korrupsion.  Por në raport me atë që ku unë dua të shkojmë jam më i pakënaquri nga të gjithë por kur kthej kokën si kemi qenë.... Mund të kishte që mund ta bënin me mirë se ne por të jeni të bindur se ata nuk janë këto në hapësirën tonë shqiptare", tha Rama.

Ora 10:46
Peleshi: Mandatin e ardhshëm fokusohemi të ekonomia në Korçë

Ministri i Mbrojtjes, i cili është edhe drejtues i PS-së në Qarkun Korçë, Niko Peleshi ka premtuar se mandatin e ardhshëm do të fokusohet puna për ekonominë në Korçë.  Ai tha se kjo zonë është bërë sot edhe një gjenerator optimizmi edhe për qytetet e tjera që e frekuentojnë Korçën.

“Sfidat gjithmonë janë më të mëdha se sa arritjet. Ne këtu në Korçë flasim me krenari dhe me lokalizëm por kjo është e shëndetshme. Është një rrugë që po e bëjmë së bashku edhe me qeverinë qendrore edhe me qytetarët, bashkinë padyshim. Është një rrugë që po të kthehemi disa vite pas shumë kush mendonte se nuk do të bëhej dot realitet. Ato ëndrra vizioni dëshira që ne ndanim me njëri-tjetrin këtu në Korçë dukej sikur nuk do të ndodhnin, por sot kemi arritur në një pikë që na frymëzon për të pretenduar edhe më shumë. Edhe në këtë 4 vjeçar që vjen ne do të fokusohemi të gjithë te ekonomia me mbështetjen e qeverisë qendrore padyshim do të jetë fokusi te linja dhe avancimi i projekteve në sektorë të rinj", tha Peleshi, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, në prani edhe të kryeministrit Rama.

Ora 10:45
Rama ‘mesazh’ BE-së: Në 3-4 vitet e ardhshme mund të kemi dalje në tregjet me Turqinë dhe Lindjen e Mesme! S’kemi pse presim evropën

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Korçë, kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një “mesazh” të koduar BE. Në fjalën e tij, Rama teksa ka folur për tregtimin e mishit deklaroi se në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera.

Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Këtu shtoi se mund të kemi  dalje në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme.

“Kemi humbur një gjeneratë, sepse nuk kemi bërë gjërat e duhur në vite. Shumë gjëra që i kemi bërë ne në këto 7 vite, duheshin bërë 17 vite më parë, dhe nuk do të ishim në këtë fazë, por nuk ka një rrugë për t’i rënë shkurt. Madje, rruga për t’i rënë shkurt është tentuar disa herë dhe ka dalë më gjatë. Është njësoj si skemat piramidale.

Ndaj na duhet një durim i madh për të kuptuar që proceset e shtetbërjes në të gjitha hallkat dhe ngritjes së zinxhirit të institucioneve, që të bëjnë punën e tyre, janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje. Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion. Janë ndërtuar shembujt që tregojnë se nëse bën gjërat e duhura këtu bën sukses, si një aktor në një treg të madh. Nëse pret që shteti t’i bëjë të gjitha, nuk bën dot sukses, ka marrë fund”, u shpreh kryeministri.

Ora 10:35
Largimi i të rinjve, Rama ‘thumbon’ opozitën: Kjo është zgjedhje! Shqipëria nuk ka shkop magjik, mos dëgjoni përrallat elektorale

Në bashkëbisedimin me qytetarë nga Korça, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal të komentojë edhe ikjen e të rinjve nga Shqipëria për të cilën tha se është një fenomen që ndodh edhe në vendet e BE, ndërsa shtoi se kjo është një zgjedhje.

Komentet e kundërshtarëve politikë të cilët kanë thënë se do ta zhidhin këtë fenomen, Rama i konsideroi si përralla elektorale, që mbarojnë sapo përfundojnë zgjedhjet.

“Nuk e kam një arsye për të thënë pse nuk duhet ti të largohesh në formën e një predikimi. Mendoj që është e rëndësishme që ta kuptojmë se nuk jemi në bunkerin e shokut Enver, nuk jemi në një fazë të parë apo të re të lëvizjes nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë ikur gjithmonë në historinë e tyre, deri në kohën kur pastaj u ndërtua bunkeri dhe u mbyllën me zor brenda, ikin kanë ikur kthehen e do kthehen dhe trendët janë varur gjithmonë nga trendet historike.

A është vetëm Shqipëria? Jo, nëse kthejmë kokën pas e këtu nuk po flas për 7 vite, se do e bëja të vështirë mirëkuptimin në këtë bisedë. Nëse kthehemi 30 vite para, transformimi që i ka ndodhur Shqipërisë në sensin e mundësive për njerëzit është ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në kontinentin tonë. Por, ne sot jemi njëkohësisht në mes të një kontinenti ku është përqëndruar pasuria më e madhe e botës dhe kjo e bën kontrastin. E kuptoj një të ri nga Pusteci, apo Lekasi që thotë ‘dakord, i kuptoj të gjitha këto po unë jam 20 vjec sa do pres unë dhe kë do pres që të jetoj sic jetojnë bashkëmoshatarët e mi në Gjermani ‘ dhe i kuptoj shumë mirë dhe s kam përgjigje tjetër vec se për t’i thënë se kjo është ‘zgjedhje jote’. Dhe është ana komike e kësaj faze dramatike të vendit kur dëgjon disa, që s’po u përmend emrin që mos prishim atmosferën që thonë se do ta zgjidhin ata këtë punë.

Kjo është diçka që është me kohën që jetojmë, e kanë vuajtur e vuajnë sot edhe vende të BE, është një dhimbje e kësaj kohë. Është fjala për ta parë realitetin në sy dhe nëse duam që ata që janë sot më të vegjël të mos kenë pyetjen, sot të bëjmë gjrëat e duhura e të jemi të vetëdijshëm se nuk ka shkop magjik. Nuk mundet Shqipëria të ofrojë atë që ofron Gjermania. Ka limite. Ama duhet të bëjmë akoma më shumë, po cfarë, marrim Korcën. Kur ishim në opozitë, në qytetet tona nuk bëje dot një fotografi pa Rilindjen Urbane”, tha Rama.

Ora 10:04
'Në Shqipëri nuk ka oligarkë' Rama: Taksa e sheshtë e PD ndihmon të pasurit, vetëm në një 1 vit marrin 50 mln euro që sot i hapin përmes taksave

Në bashkëbisedimin që pati me qytetarë në Korçë, Kryeministri Rama ka folur edhe për ato që quhen 'oligarkë' në Shqipëri.

"Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Askush nuk më detyron dot mua dhe qeverinë që të ndërmarrë hapa për të plotësuar kërkesat e tyre në dëm të interesit publik.

Hapësira e kompanive që kanë akses në punët publik është shumëfishuar. Që do të thotë se sot ka shumë më tepër aktorë të tretë se më parë", tha Kryeministri duke përmendur sukseset më të mëdha sipas tij nga PPP-të, si koncesioni për 'Check Up' apo edhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Duke komentuar edhe programin ekonomik të PD, Rama foli edhe për premtimin e Bashës për taksë të sheshtë.

"Taksa e sheshtë dihet botërisht që është për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë oligarkëtr do të marrin në vit nga buxheti mbi 50 miln euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë"

Ora 09:42
Rama tregon 3 skenarët e procesit të vaksinimit anti- COVID: Të hënën nis furnizimi nga Pfizer! Jemi jo larg finalizimit edhe me AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të hënë nis furzinimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korcës Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.

“Ju po e ndiqni çpo ndodh me vaksinën në europë mdhe vështirësitë që kanë vendet për ta përfituar. Për shkak  se Pfizer ka bërë një frenim të prodhimin me argumentin se i duhet pak kohë se i duhet të rrisë kapacitetet e prodhimit, sepse raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme se i gjithë planeti do vaksinë sot për sot.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi. Së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE dhe arritëm të kemi një kontratë të drejtpërdrejtë me Pfizer që të mbërrijmë përmes Covax. Thonë se do fillojmë në shkurt por sdihet se kur do ndodhë.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë.

Shpresoj të mos marrim një njoftim tjetër por mesa duket është konfirmim. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara por do të rriten shpejtë. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe besoj që padiskutim në momentin që fillon furnizimi  do të kemi mundësi që ta shtrijmë shpejt për ju, dhe mjekët e infermierët.

Por nuk është vetëm pfizer se kemi lënë vetëm në dorë të pfizer. Jemi jo larg finalizimit me AstraZeneca. Kemi filluar kontaketet paraprake për të zënë rradhën sepse këtu është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës.  Po përpiqemi të gjejmë shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nga pikëpamja e kapaciteteve si doza sdo kemi mungesa. Plani i parë është ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj.

MSH ka punuar me stafin inensivisht për të gjithë programin e trajnimit për procesin e vaksinimit. Skenari tjetër 18 muaj. tjetri 22 ose 24 muaj në mos gabohem”, tha Rama.

Ora 09:41
Rama: Rasti i sanitares te 'Shefqet Ndroqi' i neveritshëm! Edhe sikur të jenë 30 të tillë, s’e rrëzojnë punën e mjekëve në mbrojtje të jetës

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës duke dhënë shembuj për shëndetësinë e ka quajtur rastin e  sanitares Tire Alldervishi e cila mori lekë të afërmive të një pacienteje me COVID duke u shtrirur si infermiere, si  të neveritshëm.

Mirëpo këtu shtoi se edhe sikur të ketë 30 raste të tilla smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve, sidomos në periudhë pandemie.

“Rasti i sanitares te Shefqet Ndroqi i neveritshëm. Mund të ketë dhe 30  raste por smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve posaçërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor në të gjithë botën”, tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/01/2021 01:00

    Po pse o z.Rama,Turqia e Lindja e Mesme,te dalin te parat nga goja?!Ne radhe te pare furnizo tregun vendas,qe te mos importosh mish te qelbur brazilian,pastaj shiko eksportet.Dhe gjen mjaft tregje edhe me afer,fillo me Zviceren dhe Britanine,pastaj me Kanadane. Ata te paguajne edhe me mire dhe nuk bejne hile si turqit dhe arabet, qe e kane ne gjak pazarllekun dhe qe do te ta marrin mishin per dhjame qeni.Po na ben si koloni te Turqise,qe ta furnizojme me mish te lire,si dikur Hrushovi, qe donte qe te mbanim me agrume te lira, BS.

    Përgjigju
  • Bravo: 30/01/2021 19:50

    ;ma bere zemren mal sepse une emrin e kam zgjedhur me kohe;ALBACOLUMBISTAN(e kam brevetuar), dhe Rama do jete PsykoRamSulltan i pare!Mjere Shqiperia!!!!Ik keput qafen TI NE MESJET o kriminel se ne jemi ne Evrop dhe ti me KORRUPSIONIN dhe DROGEN e ke te gjithe fajin qe Evropa nuk munde te pranoj!Shporru nje minute e me pare ne Turqi se ISHALLAH shpeton populli nga nje debil me pak! Rrofte Shqiperia dhe Evropa

    Përgjigju
  • Bureto: 30/01/2021 18:45

    Mos themi më herët, por qysh nga shpallja e Pavaresise me ndihmen e Austro-Hungarise, per interesat e saj te daljes në det, por edhe per kundra sllaveve te jugut si rivalë në Ballkan, Europa në të kundert Europa gjithmone në balte. Shembulli më i mire dhe më tragjik eshte coptimi i trojeve shqiptare për të kenaqur interesat e tyre dhe orekset e miqve të tyre greko-sllave. Keto jane thene e sterthene, vetem sa i kujtova meqe jemi tek Europa dhe tek kujdesi se mos na zemerohet nga që ne kemi 30 vjet qe e presim, ndonjehere dhe i jemi lutur që të na pranoje në shtepi, por të ulemi në tavoline per bisedime qe nese e meritojme te futemi ne bashkesine e saj….sepse kushedi kur do ta kemi ate fat. Tani arsyet se si e qysh jane punet keto kerkojne nje roman, por sipas meje, nje gje eshte evdiente: Nuk na duan, Nuk na duan sepse brenda tyre ka edhe ca forca raciste dhe islamofobe, nga që disa prej tyre na quajne vend “islamik”. Si alibi, një mundesi per kete ua krijuam vete me futjen e vendit në Konferencen Islamike nga Sali Berisha. Ndoshta ai ka menduar per mire, bile thone qe ka pas edhe miratimin e ShBA. Por le te shikojme interesin prej saj. Sa nga mbi 50 vende anetare te asaj konference kane njohur Kosoven, kur ajo, në raport me Shqiperine londineze, ka nje shumice dermuse të besimit musliman. Po Europa nuk do t’ia dije që edhe pse ne per shkak të historise, figurojme me shumice muslimane, a ka Europa ndonje studim se sa nga ky komunitet eshte parktikan i fese islame? Në raport dhe në perqindje te popullsise me pak se sa ka Spanja, Franca, Gjermania, Hollanda, ku jane dyndur atje, me perjashtim te Gjermanise, popullsi nga ish kolonite e tyre. Pra nuk kemi te bejme ketu me muslimane e jo muslimane, por me sebepe. Sikur e gjithe popullsia muslimane e Shqiperise dhe Kosoves te marre se bashku, të dynden ne Europe, nuk bejne sa 2.000.000 muslimanet e Hollandes. Politikanet e Europes i dine keto, por per hall të raporteve elektorale brenda vendeve të tyre, qe ne keto hesape shpesh na i kaloj ne edhe ne, bejne veshin shurdhe dhe syrin qorr. Shqiperia na paska qene europiane kur luftonte kunder hordhive otomane që i futi drithma edhe asaj. Per 25 vjet luftuan shqiptaret me në krye Skenderbeun, por ja që si të vegjel u mundem. Na e njeh kete kontribut ajo vetem me etiketimin e Skenderbeut tone si “kalores i krishterimit”, Qe nga ajo kohe jemi pare vetem si plaçke per dorovitje, ndersa sot kur shume gjera kane ndryshuar, korentete nacionaliste brenda saj na perbuzin si muslimane!!! Se dyti nuk jemi dhe ne vete si komb pa faj në kete proces. Filluar qysh nga gam-gamet e politikaneve tane që më shume se per integrimin europian mendojne per kolltuket e tyre (kupto parate), të cilat kane sjelle si pasoje mos kryerjen e reformave qe ata na kerkojne me te drejte. Dhe që të jemi korrekt më shume se atyre, ato i sherbejne shqiptareve. A abuzon Europa edhe me to? Sigurisht, por ne duhet t’u tregojme se jemi serioze. Shikoni korrupsionin 30 vjecar, krimet e kryera nga pushtetaret per pushtet e pasuri dhe po ashtu shikoni ndikimin e drejtesise në frenimin e tij, duke ndeshkuar shkaktaret. Po hyn në vitin e peste Reforma në Drejtesi dhe kjo akoma nuk po vendos dot per një cironke në detin e korrupsionit shqiptar siç, eshte ish prokurori i pergjithshem Llalla, i cili ishte vetem një instrument i peshtire ne duart e dinosaureve te politikes si Berisha-Meta, të cilet e kane kapur për fyti drejtesine. Presin shqiptaret e shkrete me syte nga zonja Kim, sikur ajo ka shkopin magjik, që kur ne të hapim syte në mengjes, të shohim një drejtesi si ajo që duan shqiptaret por qe i duhet dhe Shqiperise në procesin e integrimit, dhe keshtu peshqit e medhenj t’i shohe ne Reç. e me pasuri te sekuestruara. Enderra në beze! Pra reformat ne na duhen jo aq se na i kerkon integrimi, por se per to me shume se te gjithe kemi ne nevoje per to. Le ta bejme (me falni t’i afrohemi) Shqiperine si Zvicra, Norvegjia e ndonje tjeter, edhe pse jane te vegjel si ne nuk jane anetare te BE E fundit qe edhe mund te ishte e para eshte padyshim skena e teatrit gjeopolitik brenda Europes dhe në vecanti e Ballkanit. Ne shqiptaret jemi fatkeq që Zoti na hodhi në keto ane që ishin të lakmuara nga të kater anet si vend me pozicion gjeostrategjik te padikutueshem. Vija ndarese midis Lindjes dhe Perendimit, ose siç quhet Vija e Teodosit, eshte vija e ndeshjes të të dy boteve, dhe dy kulturave. Dhe per mendimin tim gabim qe i sulemi Rames per keto probleme. Ai eshte i vogel si kryeminister i nje vendi sa nje pike në detin europian e jashte tij. Shqiptaret duan pune, duan jete më të mire, duan dinjitet dhe reciprocitet me te tjeret. Me Kushtetute keto detyra i ka kryeministri, kushdo qofte ai. Ai me ekipin e tij ka marre persiper të beje më të miren per shqiptaret brenda dhe jashte kufijve. Nese zhvillon diplomaci inteligjente dhe jo prej jo te neneshtruari, siç rendom kane bere dhe bejne historikisht politikanet tane dhe ia arrin sado pak, Bravo! Nese disave apo shumices se tyre, u duket jo e pershtatshme, mire bejne që e kritikojne, bile edhe me keq se kaq. Në raport me ato që ka bere apo ben Rama, mire apo keq, shqiptaret e vune, shqiptaret le ta heqin. Dhe vijme keshtu tek vete ne si popull. Po ne a kemi ndonje pergjegjesi se pse jemi ata qe jemi, dhe jemi ne kete situate ku jemi? Akoma po tregojme se, edhe prej 108 vjetesh Pavaresi si popull kemi treguar se nuk jemi të afte të bejme shtet funksional dhe të ndertojme demokracine reale.

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/01/2021 18:27

    Ore sikur rrahnin gjoksin per arritjen e hapjes se negociatave me BE... tani doli qe paska mundesi me te mira ne Turqi dhe Lindje te mesme...

    Përgjigju
  • 4x4: 30/01/2021 17:24

    Nuk do kete më një herë të trete sepse askush nuk do të shkoje drejt lindjes sepse e provuam lindjen! Do ti bejme kerkese erdoganit tju jape një post në turqi dhe shko jeto andej vetëm mos na dil me kendej merr edhe deputetet me vete në daq 70 në daq 140 edhe shkoni jetoni nga Turqia apo lindja mesme populli po kerkon drejt BE ! Le të presim dhe të vuajmê por BE mbetet e panegociushme!

    Përgjigju
    • Shkelzen: 30/01/2021 17:58

      Po pse bëheni viktima të një mesazhi qe Kryeministri i ve ne dukje perëndimit, duke parë se si na trajtojnë disa vende të perëndimit (Franca, Hollanda etj) si vende te botes se trete qe vetem kërkojnë dhe kur eshte puna per te dhenë te gjejnë cdo gje vetem e vetem per te mbajtur nen kembe. Kurse ky i Gjati yne e ka kuptuar si te sillet me keto vende qe kane kolinizuar vende te tjera e spekulojnë edhe sot me arrogancën e prepotencën e tyre, prandaj ne jemi qendra e europes e na trajtojnë si te tjera e ky i Gjati ju thote me spond o me hir o me pahir do ulemi njësoj ne Bruksel. Urime dhe jetëgjatë te gjithë atyre që tregojnë devotshmëri per atdheun tone.

  • One: 30/01/2021 17:22

    Shqipetaret duan te shkojne ne Evrope. Nqs ti nuk mundesh ti dergosh shqipetaret ne Evrope jep dorehejqen dhe mos na premto Turqine. Halucinant qe mendon vetem per vete si te gjithe politikanet e ketyre 30 vjeteve. Lufto krimin dhe korrupsionin, hap tregjet dhe zbatoji rregullat njelloj per te gjithe. Kjo eshte Evropa dhe asgje me shume. Model tjeter nuk duam, mund te shkosh vete ne Turqi je i lire.

    Përgjigju
  • Dori: 30/01/2021 13:22

    Resortet per ski duhet te jen ne Alpe.Ne Theth,Boge,ne veri dhe jo te hakmerresh politikisht dhe te investosh vetem ne jug.Nuk mendoja se je te njejtin nivelbte Berishes,injorant krahinor.Dhe mos permend gjithmon Voktanen se ajo kryetare esht sot fal teje.

    Përgjigju
    • Per dorin: 31/01/2021 09:27

      Ne dardh per dijenin tender ka pas ekzistuar sporti I skive we para 100vitesh. Ne kete koh ne bog ekzistonte gjakmarrja.per dijenin tende perseri resort esht ber me leket e families jo3me leket e qeveris.nuk esht faji i korcareve qe u kujtuan ne bog e theth tani von qe ekziston turizmi malor.keshtu qe informohu se nuk i nderton resortet shteti si ne 3komunizem por privati. Shteti nderton rrug e me sa di un rruga ne theth e bog esht ndertuar..klm

    • Loris: 30/01/2021 15:22

      Voltana eshte nje heroine sepse menaxhon fondet e qeverise se llumit qe me shume fonde merr kucova qe eshte me e vogel se nje lagje e Shkodres Rama ka frik te investoj ne Shkoder sepse eshte eurpjane e jo aziatike. Shkodra nuk ka nevoj per Shqiperin komuniste.

  • Turqia: 30/01/2021 13:08

    Per vete shko e behu synet bashke me qevwrine tende, por mos guxo te flasesh ne emer te popullit. Njerezit duan te emigrojne ne BE, dhe jo ne Turqi, o i pafytyre.

    Përgjigju
  • Ops: 30/01/2021 13:06

    Turp ste vjen ? Pate premtu europen tani do na veshesh me callme te gjitheve ??? Uuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/01/2021 12:50

    Ky është kopija originale e vuqiqit!

    Përgjigju
  • Une: 30/01/2021 12:48

    Komentues injorante dhe analfabeter, lexoni cfare thote dhe pastaj nxirrni vrerin. Po flet per eksportin e mishit. Mishi jon ndalohet te eksportohet ne vendet e BE dhe kerkohen tregje te reja.

    Përgjigju
    • Une: 30/01/2021 18:48

      @stilolaps leri bojerat me rigon. I vetmi njeri qe ka punuar keto 30 vjet eshte Rama. Ka te meta patjeter por as qe krahasohet me barbaret e tjere po deshe ti edhe nga PS. Mua nuk me ka lene mendja ende qe te harroj se cfare moti ishte ky vende para 7 vjeteve dhe mire qe ishte Rama qe nje derrase e ka mangut qe femijeri dhe e mori zvarre kete popull ndryshe do na kishte marre lumi me termetin dhe sot me virusin. Keto provokimet 5 lekshe dhe qurravitjet online te social medias as qe nuk me interesojne fare ashtu sic nuk i interesojne shumices derrmuse te vendit qe nuk jane as shurdha dhe as te verber. Keto jane per ju llapaqent qe i beni komentet vet, qeshni e qani vet me to dhe pastaj vrisni mendjen pse ky popull nuk je sheh dot me sy e ju ka lene pakice. Ika tani se me erdhi sufllaqia pa mish.

    • Filma: 30/01/2021 18:00

      O Uni, unë me Berishën e Bashën, Monikën e Ilirin fshi b.... Ca te boj ty qe su ngope me sufllaqe e me vaksinat e liderit tend suprem.

    • Stilolapsi: 30/01/2021 17:27

      Ik more mik se do dalë në opozite me 67 deputetë Rama, dhe bëhet president ! Pra mos na tregoni asgje po te mos ishte tërmeti asnje gjë sdo ishte berë ! A do kete ndonje tsunami në 2021-2025 ndryshe nuk ben gje ky ! Populli i mençur pati thënë: “Trupi fyll e mëndja pyll”! Koha për pension presidenti besoj edhe Rama e mbron mirë kushtetutën!

    • Une: 30/01/2021 13:43

      @Filma ca hane sufllaqe pa mish e ca si ti hane mot. Ti me shoket e tu keni ngrene mot 8 vjet do hani edhe kater sepse u mesut me te. Te merrem me ty te te shpjegoj perse nuk lejohet mishi yne ne Evrope eshte humbje kohe. Ti do mot, ate di te besh.

    • Filma: 30/01/2021 13:19

      Injorant je ti o sufllaqe, mishi është fillimi, pse nuk vlen mishi jone ne BE kur lideri jot suprem pati bërë gëzuar se hyme ne BE. Flet ti per injorante, yt sufllaqe pa mish.

  • Turqia: 30/01/2021 12:43

    Kjo eshte vertete qesharake. Pse o kryeminister, nuk e si ti, qe Turqia do vete te hyje ne BE, por nuk ia var njeri? Sa vite ka qe pret Turqia? Fajin nuk na e ka BE, por qeveria qe nuk permbush kushtet dhe ne qe te votojme ty.

    Përgjigju
  • Sa nje plesht: 30/01/2021 12:24

    Sa nje plesht vlen ti per BE. Ta shtypin koken si mace o degjenerato kryeminister. Ti je inkriminuar deri ne palce o palaço

    Përgjigju
  • Populli: 30/01/2021 12:22

    Edi je gjigant. Rreth 110 vjet mbrapa po na kthen. Drejt Lindjes! Drejt Misirit. Drejt Urës së Qabesë

    Përgjigju
    • Mahmudi: 30/01/2021 14:10

      .....drejt Grevenesë

  • Loni: 30/01/2021 12:11

    Kemi 30 vjet qe i kendojme serenata BE-se, edhe ajo cdo nate na zbraz koven me uje ne koke. Ndoshta kur i largohesh te vjen nga mbrapa...

    Përgjigju
  • Per te ardhur keq: 30/01/2021 11:55

    Eshte per te ardhur keq qe kryeministri shprehet keshru per BE. Megjithate edhe ai e ka kuptuar fundin e tij.

    Përgjigju
    • Po mo po: 30/01/2021 12:40

      Pi raki ne kafene shoku pi. Se ka shumicen ps e Rames. Do e shohesh ate qe ke zgjedhur ceshte

  • Problemi: 30/01/2021 11:39

    Nuk e di perse u del per zot te korruptuareven nje kryeminister.Cdo qelize te shoqerise e ke te korruptuar.Njerezit po vdesin per dite nga covid,e familjaret e tyre po u mbushin xhepat doktoreve e infermjereve,me zarfa jau pergatisin,doktoret ne shqiperi nuk jane human,jane te babzitun per lek,bejuni veting dalin me keq se gjyqtaret.Edhe ne spitalet e tjera per operacioni i kerkojne vete doktoret,po nuk pate shko vdis te shtepia.Te gjitha i dini por keshtu te leverdis.Te pakten mos e zbutni problemin se eshte nje minus per ju.

    Përgjigju
  • A...Zh: 30/01/2021 11:11

    Sa me shpejte ta kuptojne politika ketu e shqiptaret se projekti europian eshte nje truk e farse per interesat gjeopolitike te BE, aq me mire do jete. Gjoja integrimi ka marre peng vendet e Ballkanit e shnderruar ato ne lodra ku argetohen burokratet e BE, jo rralle duke u sjelle piset.

    Përgjigju
    • Përsëri: 30/01/2021 13:21

      Përse festoi kryeministri jot hyrjen ne BE kur është truk, erdhi me premtimin qe per 2 vjet jemi ne familjen Europiane, ikën 8, do presim dhe shumë e?

  • Bobi: 30/01/2021 11:06

    Ike plaku Mere Ike mgjth ato larot qe mban prane.Ka shkuar pakenaqesia aty ku s'mban me.Bej cudi si te shkoj njeriu deri aty ku ne fund te mandatit2 ku I keni bere nenen ketij vendi e populli filloni e mburreni se jemi te dytet pas Gjermanise dhe rrote me rrote me Usa.Njesoj edhe Saliu si ti e te tujet sot.Ik se na je neveritur

    Përgjigju
  • Fshati: 30/01/2021 10:05

    Sa i mire je mor Edi, por ti e di shume mire qe eshte e pamundur te gjesh 30 mjeke qe nuk marin leke numrin e atyre qe marin e dine te gjithe (numri total i mjekeve, zbriti nje maximum 5 per qind)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?