Ministri i Mbrojtjes, i cili është edhe drejtues i PS-së në Qarkun Korçë, Niko Peleshi ka premtuar se mandatin e ardhshëm do të fokusohet puna për ekonominë në Korçë. Ai tha se kjo zonë është bërë sot edhe një gjenerator optimizmi edhe për qytetet e tjera që e frekuentojnë Korçën.
“Sfidat gjithmonë janë më të mëdha se sa arritjet. Ne këtu në Korçë flasim me krenari dhe me lokalizëm por kjo është e shëndetshme. Është një rrugë që po e bëjmë së bashku edhe me qeverinë qendrore edhe me qytetarët, bashkinë padyshim. Është një rrugë që po të kthehemi disa vite pas shumë kush mendonte se nuk do të bëhej dot realitet. Ato ëndrra vizioni dëshira që ne ndanim me njëri-tjetrin këtu në Korçë dukej sikur nuk do të ndodhnin, por sot kemi arritur në një pikë që na frymëzon për të pretenduar edhe më shumë. Edhe në këtë 4 vjeçar që vjen ne do të fokusohemi të gjithë te ekonomia me mbështetjen e qeverisë qendrore padyshim do të jetë fokusi te linja dhe avancimi i projekteve në sektorë të rinj", tha Peleshi, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, në prani edhe të kryeministrit Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Në 3-4 vitet e ardhshme shikojmë për tregje në Turqi dhe Lindje të Mesme, s'jemi të detyruar të presim BE-në! Të hënën nis furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer
K.T./ReportTv.al