Lajmet e fundit se ai është “ftohur” me LSI dhe po afrohet me Partinë Socialiste, Luan Rama, që kryeson listën e kandidatëve të LSI-së në Vlorë, i ka cilësuar hamendësime mediatike dhe thashetheme.
“Janë histori të ndërtuara mbi hamendësime të medias dhe tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë. Unë jam në detyrë dhe jam zv.kryetar i LSI-së, jam edhe në krye të shtabit elektoral të LSI-së në Vlorë”, tha ai.
I pyetur nëse presidenti Meta po mbështet kandidaten e dytë në listë, ndërkohe Petrit Vasili po promovon kandidaten e renditur të nëntën në këtë listë, apo dhe që Monika Kryemadhi po e shmang, Luan Rama i cilësoi si çështje agjende.
“Presidenti ka detyrën dhe agjendën e vet si kryetar i shtetit, që nuk ka të bëjë me LSI. Me kolegun Vasili jam takuar dhe kemi folur për fushatën dhe kryetarja e LSI-së ka qenë këtu”, tha Rama.
Objektivi i LSI-së në Vlorë, sipas tij, janë 3 mandate dhe votën e socialistë nuk mohoi se po e kërkon.
“Synojmë 3 mandate në Vlorë dhe të tjerat janë të parëndësishme për mua. Nuk më tërheqin vëmendjen. Kemi punuar që socialistët e zhgënjyer, të fyer dhe të tallur të Vlorës të kenë ku të votojnë, sepse në listën e Rilindjes nuk kanë asnjë socialist”, thotë Rama në një intervistë për Top News.
Zv.kryetari i LSI-së shprehet se lista e kandidatëve të kësaj force politike në Qarkun e Vlorës është edhe produkt i tij.
“Lista e kandidatëve është produkt i një procesi të gjatë konsultimesh që kam bërë me strukturat e LSI në qark dhe emër për emër nga Griseida dhe pas këtij konsultimi me strukturat e partisë, janë zgjedhjet e mia. Çdo kontribut që vjen nga kolegët e mi të partisë dhe drejtuesit e tjerë të LSI është i mirëpritur”, vijoi ai.
VOTONI LUAN RAMEN,,,ESHTE POLITIKAN I VJETER...
PërgjigjuLuan intrigen e gatoi klani Ilirjan Muhos me ata letyrat qe ka nga pas
Përgjigju