Politikë

Luan Rama thumbon Ilir Metën me një poezi: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë i shpalli tradhtar

30 Prill 2021, 21:01| Përditesimi: 30 Prill 2021, 21:45

  • Share

Luan Rama ishte kandidati më i mohuar dhe i përjashtuar nga vetë partia e tij gjatë fushatës zgjedhore në qarkun e Vlorës, ku sulmet kryesore i ka pasur nga Ilir Meta por edhe nga Petrit Vasili, ku bënte thirrje të votohej e dyta në listën e LSI, Grisejda Myslimi, edhe pse partia nuk arrit të merrte dot asnjë mandat në qarkun e Vlorës.

Mirëpo këtyre sulmeve Luan Rama i është përgjigjur me gjuhë të koduar përmes një poezie dhe 'thumbat' janë për Ilir Metën, i cili e shpalli Luan Ramën tradhtar gjatë fushatës zgjedhore.

“Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.
Kur ajo mbaroi dhe flitej për të munguarit,
I shpalli tradhtare të gjitha pemët:
Pse ju çelët lule
Edhe në kohë të robërisë?!”, thuhet ndër të tjerat në poezi.\

Postimi i plotë i Luan Ramës

Poezia është shpikja e parë pas shpikjes së gjuhës që e dalloi njeriun nga kafsha, ka shkuar një studiues serioz i saj. Pasioni im për poezinë është ndërkaq po aq jetësor sa vetë gjuha, ndaj më pëlqen që hëraherës t’ju ftoj edhe ju të shijoni ( sepse poezia shijohet, nuk lexohet ) poezitë që unë i zgjedh ndër poetët tanë më të shquar. Sot po ju ofroj një poezi prej mikut tim, poetit Hamit Aliaj, arti i të cilit e bën atë ndër bartësit e përgjegjësisë bashkë me Ilirian Zhupën, Rudolf Markun, Preç Zogajn e ndonjë tjetër, për të na dëshmuar se poezia e shkruar në shqip, ka poetë që ia mbrojnë nderin dhe që e nderojnë me shumë dinjitet edhe sot, jo vetëm si pasardhës të Dritëroit, Kadaresë, Arapit, Dhori Qiriazit, Xhavahir Spahiut etj, por më shumë si vazhdues e pasurues të një mozaiku vlerash të qenësishme për kulturën tonë kombëtare.

FAJE  DRUNI

Nga Hamit Aliaj

Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.

Kur ajo mbaroi dhe flitej për të munguarit,

I shpalli tradhtare të gjitha pemët:

Pse ju çelët lule

Edhe në kohë të robërisë ?!

Me sakicë në krah , një nga një i pret.

Me drunin e tyne gdhend

Të dekun prej druni,

Që del e i shet

Në emën të historisë…

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 01/05/2021 12:27

    O lani si gjeli maj pluhut je krekosur me like injorantin e kokemadhi tek kjo foto

    Përgjigju
  • Entela Niku Juna: 01/05/2021 08:18

    Luan te doli nami ketu qe bridhje me kurva dhe te moren dhe leket qe do blije votat.Edhe Xhelal dhjari ua hengri dreket o i miiir

    Përgjigju
  • Like: 01/05/2021 03:08

    Mire ta beri lsi o lani, dil krijo dhe ti nje parti tani

    Përgjigju
  • Eri: 30/04/2021 22:39

    E more Luan Rama sa shume ke punuar dhe je lodhur per LSI dhe sa pak ke marre prej saj ,kthjellou o Luan se je deer e fisme dhe familie me emer be Martanesh me vjen keq per ty se e meritoje te beheshe kryetare por kurse Nuk u bane se asht parti familjare ,po a punohet me Petrie Vasilin o Luan ,qofsh ti sa i duruar ke qen .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?