Politikë

Perla e ditës, Berisha firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër

1 Prill, 18:36| Përditesimi: 1 Prill, 21:40

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në një takim me banorët e degës nr. 9 në Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa prezantoi programin për legalizimet, shëndetësinë, rrogat, infrastrukturën dhe pensionet, ai hodhi edhe akuza ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, që e cilësoi “të zhytur në korrupsion”.

Berisha premtoi legalizime, por të cilat nuk i bëri dot gjatë qeverisjes së tij 2005-2013, madje firmosi edhe kontratë me 6 pika me banorët, 'rit' që e kryen pothuajse në çdo takim që zhvillon, në lidhje me legalizimet.

“Lubi Balluku porosit 1 mijë euro biftekun. Rama po kapitullon dhe ka dy muaj që flet për bretkosat. Kurse pushtetarët janë të lidhur e zhytur në krim e korrupsion, me paratë e qytetarëve”, u shpreh ai, teksa vetë është ende i pandehur për aferën “Partizani” për çështje pronash nga SPAK.

Të pranishmit e pyetën për çështjen e pensioneve, por Berisha akuzoi kryeministrin Rama se nuk donte ta votonte projektligjin që PD dërgoi për indeksimin e pensioneve çdo vit.

Ai premtoi se do rikthente moshën e mëparshme të pensionit, duke e ulur me 2 vite.

“Do rikthejmë moshën e pensionit aty ku kanë qenë. Pensionet heqim dy vite e shkurtojmë moshën me dy vite. Do ketë rritje progresive të pensioneve, do indeksohen çdo vit pensionet që janë 200 euro. E kemi çuar edhe në Parlament, por Rama nuk donte, se po të donte ne ia jepnim votat. Pra pensionet do rriten çdo vit me 20% derisa të kalojmë si rrogat dhe pensionet e larta në rajon. I kishim pensionet dhe rrogat e larta në krahasim edhe me rajonin, por këta jo vetëm i lanë ku ishin, po edhe u rritën çmimet dhe shqiptarët ikin masivisht nga Shqipëria”, iu përgjigj kreu i selisë blu pyetjes së një të moshuari të pranishëm në takim.

Mes të tjerash ai ka bërë dhe një premtim, duke firmosur një dokument që sipas tij nëse vjen në pushtet, se nuk do të “ketë urbanizim pa legalizim”. Dokumenti që Berisha firmosi kishte 6 pika dhe flet për legalizimin e banesave, si një kontratë e tij me banorët.

“Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut. 2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme 3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme 4-Legalizim i përshpejtuar i banesave 5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje 6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike”, ishin 6 pikat në këtë program.

“Tani, ju keni ndërtuar këtu shtëpitë tuaja, keni ndërtuar jetën tuaj dhe përseri ka pasiguri të madhe. Dhe këtë pasiguri e sjell mashtrimi i qeverisë. Unë kam firmosur një pakt me ju në një zonë tjetër. Unë ju jap fjalën ju, se do t’i qendroj pikë përpikë për çdo shqiptar. Po të shkoni në Surrel, gjeni atje nëj vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës.

Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit. Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.

U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata? Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit. Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë pnë, nuk ka punë legalizimi. Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi. Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj. Këto marrin fund! Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi.

Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu. I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve”, tha ai.

Ndërsa dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ai e mbylli këtë takim duke u kujtuar:

“Mos harroni, të gjithë ne këtu jemi njisha!”.

Sali berisha duke firmosur kontratën e legalizimeve me banorët, sikur të ishte kryeministër

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 01/04/2025 21:43

    Saliu dihet kush eshte, por me per keqradhje jane keta qe i shkojne aty te degjojne premtimet e tij mashtruese.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 01/04/2025 19:00

    Po ti lubi saliu sa euro paguan pe te hequr non graten ? Ngelet duke akuzuar te tjeret kur ju vet jeni te zhytur ne krrupsion .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?