Luciano Boci e Sali Berisha

Luçiano Boçi uron ditëlindjen e Sali Berishës, më keq se servilat në kohën e Enverit

15 Tetor, 13:59| Përditesimi: 15 Tetor, 14:19

  • Share

Që të bësh karrierë në politikën shqiptare, duhet doemos ta kesh mirë me kryetarin. Të jesh dhe servil edhe nëse ia është shpallur 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, dhe SPAK ta marrë të pandehur për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani pasuar me ndërtimin e kullave që i dha fitime miliona euro dhëndrit Jamarbër Malltezi.

E kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, duhet të sillesh më keq se servilët në kohën e Enverit për një vend në listat e sigurta të kandidatëve për deptuetë;

E meqë kryetari Berisha ndodhet në arrest shtëpie, dhe Luçiano Boçi nuk mund ta takohë ka vendosur tia përcjellë mesazhin përmes një postimi në facebook ku e ka quajtur ish kryeministrin jo vetëm të jashtëzakonshëm të papërsëritshëm por edhe sjellës i pavarësisë së Kosovës.

Urimi i Luçiano Boçit

Sali Berisha ka sot ditën e lindjes, duke dominuar me peshën e tij, përtej viteve, politikën shqiptare.

I jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm, ai mbetet njeriu që vendosi piketat e historisë së shtetit modern postkomunist shqiptar.

Ndërrues epokash, sjellës i pavarësisë së Kosovës, hapësi i portave të BE, realizuesi i anëtarësimit në NATO dhe faktor kryesor i shndërrimeve tërësore të vendit, Sali Berisha është shtetari që karrierën politike ia nënshtroi e ia nënshtron shërbimit ndaj atdheut e qytetarit.

Kundërshtarët ndonëse përpiqen ta urrejnë, thjesht për të konfirmuar veten, pranojnë imponimin që ai detyron.

Demokratët e duan ose e adhurojnë për karakterin e paepur dhe mendjen brilante.

Qytetarët e respektojnë ose e kundërshtojnë sipas orientimeve politike.

Mosmirënjohësit tulaten e bëjnë cinikun e shëmtuar.

Scribët e dështuar e të ushqyer në kënetën e urrejtjes e shpifjeve, mprehin sot lapsat për të mijtën herë kundër tij, për t’i kujtuar kohën, duke e ditur mirë se për të ajo mbetet vetëm një konvencion formal.

Sali Berisha ka dëshmuar se jeta e tij politike është një trajektore suksesi e mbushur me stacione lufte, gjatë të cilave kundërshtarët e tij kanë bërë gjithçka për ta eleminuar e gjunjëzuar, pa mundur t’ia dalin asnjëherë.

Ai gjithmonë është rikthyer me triumf.

Ai e krijoi Partinë Demokratike në ditë të pamenduara, e mbrojti në ditët e kundërrevolucionit të ‘97 dhe e shpëtoi në ditët e revanshit të sotëm politik të hijeve të së kaluarës dhe organizatave me veladone politike ose ligjore.

Sali Berisha mbetet pikë referimi e përballjes në emër të së vërtetës dhe të lirive politike e kushtetuese, në emër të së mirë kundër së keqes, në emër të qytetarit kundër keqbërësve të çfarëdo lloji.

Përballja e tij e paepur dhe qëndrueshmëria në situata kritike ka frymëzuar e frymëzon aksione e veprime politike në mbrojtje të vlerave e parimeve demokratike.

Arrestimi politik i tij nuk ka fashitur pasionin e tij dhe energjinë e tij për të vazhduar misionin e marrë që në ‘90 me të njëjtin intensitet e forcë, të pasuruar me ide, vizione të reja dhe të armatosur me një përvojë politike unike.

Mbajtja e tij sot i burgosur me metoda të inkuizicionit politik, duke përdorur format e metodat e diktaturës që ai shembi bashkë me PD-në, dëshmon tmerrin politik që bashkëjeton brenda armiqve të tij, por dhe investimin e tyre për hakmarrje primitive, për shkak se i rrëmbeu fronin etërve dhe ia ktheu atë qytetarëve të këtij vendi.

Nëse sot pranohet që Shqipëria ka ecur në zhvillimin ekonomik, aty është patjetër kontributi i tij i pamohueshëm për tregun e lirë dhe forcimin e iniciativës së lirë, e vendimet e artitjet e qeverisjes nën drejtimin e tij.

Nëse jemi duke hyrë në Europë, dyert i hapi ky njeri.

Nëse krenohemi për NATO-n anëtarësimin e nisi dhe e përfundoi ky njeri.

Nëse sot ndjehemi të fortë si Komb me Kosovën në krah, mos harroni se e loboi dhe arriti diplomatikisht e politikisht ky njeri.

Nëse sot ekziston turpi, turpi më i madh i vendit tonë është mbajtja si i burgosur i Sali Berishës si kryetar i opozitës.

Dhe nëse duam sot ta urojmë për jetë të gjatë që të gjithë e bëjnë me zemër, ta bëjmë së pari këtë në formën e kushtrimit, i cili thërret për të bërë gjithçka me qëllim që njeriu simbol i demokracisë, njeriu simbol i sakrificës për të vërtetën dhe lirinë, të jetë i lirë.

Ta bëjmë në formën e aksionit e organizimit, për të detyruar dorëzimin pa kushte të atyre që sot e shohin lirinë e Sali Berishës si fundin e jetës së tyre politike.

Ta bëjmë si detyrim që kemi ndaj këtij vendi dhe historisë së tij.

Ta bëjmë me pasionin e forcën e Sali Berishës.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 15/10/2024 18:13

    Mbaje Luçi se më zuri diareja.

    Përgjigju
  • Sami Sela: 15/10/2024 17:47

    O Luçjano Boçi kakēs po a ke ti njē pik burrērie mor kēllira mutit. Po ti qeke komplet palaço qē zhgaravitesh pēr tē mbajtur karigen e parlamentit mor poçar haleje.

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2024 16:31

    Març nga ditet e Luçianos dhe familjes te tij o Sali Qameti , te rrosh aq sa shpirti i legeneve si Luçiano Boçi. Njeriu ka pak dinjitet o Bòço Boxieri por edhe dinjiteti me personalitetin trashegohet, ti ske se nga i merr. As babane tend nuk ke uruar kaq shume o anadollak.

    Përgjigju
    • geni: 15/10/2024 19:45

      tamam si tek pallati me xhaxhi vanin 'lereeeee gjenialeeee....' vetem te marri edhe nga ditet e ketij populli spiun, puthadoraz, injorant, servil, i pakulture.. he mos sufllaqexhinj o sa mire me qen shqiptar ohej

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?