Lufta/ Rusia kërcënon: Përdorim armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e pushtuara! 215 ukrainas shkëmbehen me 55 ushtarë dhe 1 oligark rus

22 Shtator 2022, 07:37| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 22:42

  • Share

Një ditë pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në Moskë, ikja e qytetarëve rusë vazhdon. Radhë të gjata makinash janë krijuar në kufirin finlandez.

Presidenti i Dumës u kërkon deputetëve "me kushtet" të udhëheqin me shembull dhe të regjistrohen, ndërsa ish-presidenti dhe tani kreu i këshillit të sigurimit Medvedev tund edhe një herë bubullin bërthamor: "Gati për të përdorur bombën atomike për të mbrojtur referendumin. “, duke iu referuar votimeve që do të nisin nesër në territoret e pushtuara.

Rusia duhet të përballet me "dënim të drejtë" për pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në një video të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një tribunali të posaçëm lufte dhe të detajuar për krimet e luftës nga Rusia.

Ai vendosi gjithashtu një "formulë" paqeje, duke përfshirë më shumë mbështetje ushtarake dhe për të ndëshkuar Rusinë në skenën botërore. Ai foli në të njëjtën ditë që Presidenti rus Vladimir Putin thirri 300,000 rezervistë ushtarakë për detyrë, një veprim që shkaktoi protesta në rrugët e Rusisë. Zelensky tha se masa tregoi se armiku i tij nuk ishte serioz për bisedimet e paqes. Presidenti Zelensky, ka kërkuar që t'i hiqet Rusisë e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit.

‘Të gjithë duan paqe përveç Putinit’. Zelensky bëri thirrje për "armë, sisteme mbrojtëse dhe madje edhe mbështetje financiare" dhe gjithashtu tregoi kushtet e Ukrainës për paqe.

“Londra është e përkushtuar për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në fitoren ndaj Rusisë”, kështu tha kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Masat e tjera kufizuese do të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur në koordinim me partnerët kundër Rusisë. Ky është vendimi i miratuar nga Këshilli i Jashtëm i BE-së i komunikuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme Josep Borrell.

Ndërkohë që 215 ukrainas të burgosur të rusëve u liruan falë një shkëmbimi me 55 ushtarë rusë dhe oligarkun ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk. Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.

"Kishte një shkëmbim të madh të burgosurish. Ai kaloi nëpër faza të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Kemi kthyer 215 persona nga robëria ruse. Këta janë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, trupa të forcave territoriale, doganierë dhe civilë. Midis tyre ka oficerë, komandantë, heronj të Ukrainës, mbrojtës të Azovstal dhe gra shtatzëna", tha ai në një deklaratë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi ditën e sotme se çdo armë në arsenalin e Moskës, përfshirë armët strategjike bërthamore, mund të përdoret për të mbrojtur territoret e përfshira në Rusi nga Ukraina.

Ora 21:34
Frika se do thirren në luftë/ Rusët ikin nga vendi, 5 km radhë e makinave në kufi me Gjeorgjinë (VIDEO)

Qindra rus po tentojnë që të largohen nga vendi, për shkak të frikës që kanë

Se mund të thirren në luftë kundër Ukrainës. Siç raportojnë mediat, radha në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm (Gjeorgji) ishte rreth 5 km, teksa disa thonë se iu është dashur 7 orë për t’u larguar nga vendi. Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Kjo erdhi

pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të shërbyer në luftë.

 

Ora 20:02
Putin njoftoi mobilizimin ushtarak, ushtria ruse: Brenda një dite, 10.000 vullnetarë për luftën në Ukrainë

1663869635_098500000aff0242de6608da9baa8216w1597nr1sts.jpg

Ushtria ruse tha më 22 shtator se të paktën 10.000 persona kanë dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, rreth 24 orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e rezervistëve.

“Gjatë ditës së parë të mobilizimit të pjesshëm, afër 10.000 qytetarë kanë arritur në qendrat e rekrutimit, me vullnet të lirë, pa pritur që të thirreshin”, tha për Interfax zëdhënësi i ushtrisë ruse, Vladimir Tsimlyansky.

Ai shtoi se ushtria ka krijuar qendra të thirrjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe organizatave lidhur me mobilizimin. Pas njoftimit të Putinit, mbi 1.300 persona u arrestuan në mbarë Rusinë të mërkurën, gjatë protestave kundër mobilizimit.

Ora 18:49
‘Ngadalë, por sigurt’, ushtria ukrainase njofton për përparime në Luhansk

Ushtria ukrainase tha se po rikthen territorin e pushtuar nga forcat ruse “ngadalë, por sigurt,, në një prej arterieve më të rëndësishme logjistike” në rajonin pjesërisht të okupuar ukrainas të Luhanskut.

Departamenti për komunikime strategjike i forcave të armatosura të Ukrainës shkroi në Telegram më 22 shtator se forcat pushtuese ruse “po kalojnë një moment të keq” në Lisiçansk, qytet në rajonin lindor të Luhanskut.

Luhansku, pjesë e rajonit lindor ukrainas të Donbasit dhe njëherësh një prej katër territoreve të kontrolluara nga rusët, ku është paralajmëruar mbajtja e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë, është pothuajse krejtësisht nën kontrollin e forcave ruse që prej fillimit të pushtimit të Moskës. Forcat e Kievit javët e fundit kanë rimarrë territore të pushtuara nga Rusia në lindje.

Ora 16:45
Rusët duan të largohen nga vendi pas thirrjes së Putinit për mobilizim, çmimi i biletave të avionit arrin 9 mijë dollarë

Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi për mobilizim i presidentit Vladimir Putin u përcoll me protesta e arrestime në 38 qytete ruse dhe interesim të madh të qytetarëve për për t’u larguar nga Rusia. Të frikësuar se mos thirren për të luftuar në Ukrainë, një numër i madh rusësh nxituan të rezervojnë bileta një-drejtimshe për të ikur nga vendi.

Paniku erdhi pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për luftën në Ukrainë, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. 300 mijë rekrutë pritet t’i bashkohen ushtrisë ruse. Menjëherë pas vendimit qytetarët nisën të marrin thirrjet, tha një avokat i të drejtave të njeriut. Protestat shpërthyen në 38 qytete ruse ndërsa policia arrestoi rreth 1 mijë e 400 persona.

Çmimet e biletave të fluturimit arritën kulmin. Qytetarët frikësohen se Moska mund të ndalojë fluturimet jashtë vendit. Të dhënat e platformës Google tregojnë një rritje të kërkimeve për “Aviasales”, faqja më e njohur ruse për rezervimin e biletave të udhëtimit.

“Air Serbia”, kompania e vetme evropiane përveç asaj turke “Turkish Airlines” që kryen udhëtime nga Rusia pavarësisht embargos të vendosur nga Bashkimi Evropian, shiti me shpejtësi biltetat për ditët e ardhshme, ndëra çmimet për fluturime nga Moska në Stamboll, ose Dubai kanë arritur deri në mbi 9 mijë dollarë, për një biletë vetëm vajtje të klasit ekonomik.

"Çdo njeri normal është i shqetësuar. Lufta është e tmerrshme. Është normale të frikësohesh nga lufta dhe vdekja”, tha Sergey, një rus që u largua drejt Beogradit.

Rusët mund të hyjnë në Serbi pa vizë. Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për të dënuar agresionin rus kundër Ukrainës. Ndërkohë, më shumë se 100 pasagjerë rusë mbërritën në Stamboll të enjten. Njëri prej tyre tha se vendimi i Kremlinit e shtyu të largohet nga vendi.

“Mobilizimi i pjesshëm është një nga arsyet pse jam këtu. Një vendim i gabuar që mund të shkaktojë probleme për shumë qytetarë rusë”, tha Alexi.

Ai udhëtoi i vetëm me një çantë dore në një fluturim të hershëm të kompanisë Turkish Airlines.

“Jam i shqetësuar. Nuk e besoja se hapi i radhës do të jetë mobizilimi dhe mendoj se jo shumë rusë duan të luftojnë, të mobilizohen dhe të shkojnë në ushtri”, tha ai.

Një qytetar tjetër rus arriti në Turqi me gruan dhe vajzën.

“Mobilizimi ishte i pashmangshëm sepse kishte mungesa në njerëz. Nuk jam i shqetësuar, sepse jam 59 vjeçar ndërsa djali im jeton jashtë vendit”, tha Vasiliy.

Kremlini nuk pranoi të komentonte nëse kufijtë do të mbyllen për ata që i nënshtrohen urdhrit të mobilizimit, ndërsa u kërkoi banorëve të jenë të duruar deri në sqarimin e ligjit. Ministri rus i Mbrojtjes tha se ushtria po thërret njerëz me përvojë dhe specialistë.

Por ka pak qartësi se kush futet në këto kategori. Personat me aftësi mjekësore duket se janë më të kërkuarit pasi një numër i madh mjekësh në Moskë kanë marrë urdhra mobilizimi./VOA

Ora 15:18
Tremb Rusia: Gati për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e reja

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi ditën e sotme se çdo armë në arsenalin e Moskës, përfshirë armët strategjike bërthamore, mund të përdoret për të mbrojtur territoret e përfshira në Rusi nga Ukraina.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se referendumet që organizohen nga autoritetet e instaluara nga Rusia dhe separatiste në zona të mëdha të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Ai tha referendumet do të zhvillohen dhe se "nuk ka kthim prapa".

“Republikat e Donbasit (Donetsk dhe Luhansk) dhe territoret e tjera do të pranohen në Rusi”, tha Medvedev.

Ai  tha se mbrojtja e të gjitha territoreve do të forcohet ndjeshëm nga forcat e armatosura ruse, duke shtuar:

"Rusia ka njoftuar se jo vetëm aftësitë e mobilizimit, por edhe çdo armë ruse, duke përfshirë armët strategjike bërthamore dhe armët e bazuara në parime të reja, mund të përdoren për një mbrojtje të tillë.", tha Medvedev.

 

Ora 13:32
Putin thirri 300 mijë rezervistë në luftë, por dhe vetë rrethi i afërt i tij ka 'frikë' të shkojë! I pari është djali i Peskov, ra pre e 'kurthit'

Dmitry Nizovtsev, drejtuesi i kanalit "Popullore Politics" në YouTube, telefonoi Nikolai Peskov, djalin e Zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, në transmetim drejtpërdrejt duke pretenduar se ishte një oficer rekrutimi rus dhe i kërkoi që të paraqitej në orën 10:00 të ditës tjetër për t'u bërë gati për në luftë . Djali Peskov nuk e kuptoi që ishte rreng dhe vazhdoi telefonatën.

 "Sigurisht që nuk do të shkoj atje në orën 10 të mëngjesit nesër. Nëse e dini se unë jam zoti Peskov, duhet ta kuptoni se sa krejtësisht e gabuar do të ishte që unë të isha atje. Unë do ta zgjidh këtë në një nivel tjetër. Më duhet të kuptoj në përgjithësi se çfarë po ndodh dhe çfarë të drejtash kam…Të hiqet nesër, më besoni, as ju dhe as unë nuk kemi nevojë për këtë. Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim, por duhet të kuptoj nëse është e mundur të jem atje, po flas për disa nuanca politike”, tha  Peskov.

I pyetur nëse ishte gati të regjistrohej si vullnetar, djali i Peskov tha "jo". 

Dje, president rus Valdimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm të Rusisë duke thirrur 300 mijë rezervistë. Në një kohë që as djali i Zëdhënësit të tij nuk është i gatshëm të shkoj në luftë , por të tjerët?

Ora 13:03
VIDEOLAJM/ Pas thirrjes për luftë të Putin, fluks trafiku ajror, qytetarët ikin nga Rusia

 

Pasi Presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër për përfshirjen në ushtri të 300 mijë rezervistëve, paraqitet kjo situatë më fluturimet nga territori rus.

Kjo video e bërë publike nga mediat e huaja nëpër rrjete sociale tregon fluksin e madhe të fluturimeve të shtetasve rus për tu larguar nga vendi dhe për të mos u bërë pjesë e luftës në Ukrainë.

Situata u regjistrua pas 21 shtatorit dhe sikuese raportojnë mediat e huaja, shumë të rinj me eksperincë ushtrie kanë refuzuar të bëhen pjesë e luftës

Ora 10:40
Shkëmbim të burgosurish midis Ukrainës dhe Rusisë, 215 ushtarë dhe komandantët heronj të mbrojtjes në Azovstal në këmbim të oligarkut Medvedchuk

215 ukrainas të burgosur të rusëve u liruan falë një shkëmbimi me 55 ushtarë rusë dhe oligarkun ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk,  Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.

"Kishte një shkëmbim të madh të burgosurish. Ai kaloi nëpër faza të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Kemi kthyer 215 persona nga robëria ruse. Këta janë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, trupa të forcave territoriale, doganierë dhe civilë. Midis tyre ka oficerë, komandantë, heronj të Ukrainës, mbrojtës të Azovstal dhe gra shtatzëna", tha ai në një deklaratë.

Ai nënvizoi se të liruarit janë ata që "rusët donin t'i vrisnin, të cilët i quanin nazist", njerëzit tanë të fortë që nuk u shkatërruan nga betejat dhe burgjet", duke përfshirë edhe komandantët e lartë të njësive që mbrojnë Mariupolin.

"Ishte një proces i vështirë - shtoi ai - Kemi 215 persona të liruar: ky është një rezultat domethënës, për shkak të taktikave korrekte duke përdorur një pozicion force, që përfshin rezultatet e përpjekjeve të vijës së parë të forcave të armatosura".

Sipas tij shkëmbimi është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit turk Erdogan.

“Rusët donin të na shantazhonin me jetët e tyre, por ne nuk do t'i lëmë ta bëjnë me askënd”, theksoi Yermak.

Mes të liruarve ka edhe 10 të huaj që kanë luftuar përkrah ukrainasve, disa prej tyre të kërcënuar me vdekje. Ata u liruan falë përpjekjeve të princit saudit Mohammed bin Salman, ata aktualisht ndodhen në Riad.

Ora 09:13
Putin shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak të Rusisë, Komandanti ukrainas: Sado armiq të ketë, ne do t'i shkatërrojmë

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valerii Zaluzhnyi tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës do të shkatërrojnë të gjithë armiqtë, pa marrë parasysh sa prej tyre janë, në përgjigje të njoftimit të mobilizimit të pjesshëm në Federatën Ruse.

“Sulmimi i plotë i armikut nuk na trembi, për më tepër ne u bashkuam dhe e takuam armikun me dinjitet. Dëshmia e kësaj është shpallja e mobilizimit në Rusi. Prandaj, asnjë deklaratë e udhëheqjes ushtarake dhe politike të vendit agresor nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për lirinë tonë. Ne do t'i shkatërrojmë të gjithë ata që vijnë në tokën tonë nën armë - vullnetarisht ose nga mobilizimi.", tha ai në “Facebook”.

Sipas Zaluzhnyi, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë frenuar agresionin e armatosur të Rusisë kundër Ukrainës për 8 vjet e 7 muaj. Qindra mijëra burra dhe gra mbrojnë tokën e tyre, shtëpitë e tyre, fëmijët e tyre dhe të ardhmen e vendit.

 

Ora 08:51
Qytetarët protesta në Rusi kundër mobilizimit të ushtrisë, më shumë se 1300 të arrestuar (VIDEO)

Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar se 1,300 njerëz në Rusi, një ditë më parë, në protestat që kundër mobilizimit të ushtrisë. Protestat nisën disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizmin e ushtrisë.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se sipas informacioneve të mbledhura nga 38 qytete ruse, më shumë se 1.311 persona ishin arrestuar deri në orët e vona të mbrëmjes. 502 të arrestuar në Moskë dhe 524 të arrestuar ishin në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë.

Rusia i quajti protestat të paligjshme. Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk tha se policët kanë shuar përpjekjet e qytetarëve për të organizuar protestat e paligjshme.

"Në një numër rajonesh, pati përpjekje për të organizuar veprime të paautorizuara që mblodhën një numër jashtëzakonisht të vogël pjesëmarrësish," citohet të ketë thënë Volk.

Lufta/ BE: Së shpejti sanksione të reja kundër Moskës! Më Rusi protesta kundër mobilizimit të ushtrisë, 1300 të arrestuar

Ora 08:28
Lirohen 5 robër lufte britanikë që u kapën nga rusët në Ukrainë! Princi i Arabisë Saudite negocjoi me Putin

 

Pesë robër lufte britanike që u kapën nga Rusia gjatë luftimeve në Ukrainë janë liruar. Midis tyre janë  Aiden Aslin dhe Shaun Pinner , të cilët ishin dënuar me vdekje nga një Gjykata e Lartë në të ashtuquajturën “Republika e vetëshpallur e Donteskut”, e mbështetur nga Kremlini ku ishin mbajtur në robër për pesë muaj.

Të burgosurit u liruan në një marrëveshje të papritur të negociuar mes Princit Saudit të kurorës Mohammed bin Salman dhe presidentit rus Vladimir Putin. Besohet se ata mund të jenë shkëmbyer me oficerë të rangut të lartë rusë të kapur nga Ukraina në fitoren e saj të fundit.

Lirimi i tyre erdhi vetëm disa orë pasi Putin kërcënoi se do të godiste Perëndimin me armë bërthamore si një kundërpërgjigje dhe urdhëroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak në një përpjekje për të ndryshuar fatin e shkatërruar të forcave të tij të armatosura në Ukrainë.

Ish-ushtari i ushtrisë britanike Shaun, 46 vjeç, u kap së bashku me Aiden. Familjet e tyre folën për gëzimin e tyre pasi morën vesh lajmin se ata ishin liruar. Nëna e Shaun, Debbie Price, tha për The Sun: "Nuk e kam idenë se si ka ndodhur kjo ose pse ai është në Arabinë Saudite, por jam shumë e lumtur, është një lajm i mrekullueshëm".

Motra Cassandra tha se ajo ishte "aq e lehtësuar që vëllai im dhe të tjerët do të jenë në shtëpi nesër"."Ka qenë ferr për të gjithë, por më në fund shqetësimi mund të ndalet për ne," tha ajo për MailOnline.

"Ne nuk duhet të harrojmë gjithçka që ende po ndodh në Ukrainë, por tani për tani familjet tona mund të festojnë që djemtë tanë janë në shtëpi!"

Rusët kishin pretenduar se Aiden dhe Shaun ishin mercenarë dhe i dënuan me vdekje me pushkatim pas një “gjyqi të rremë” në një rajon separatist pro-Moskë të Ukrainës.

Ukraina këmbënguli se du britanikët kishin të drejtën e mbrojtjes sipas Konventës së Gjenevës pasi ata ishin banorë të vendit dhe shërbenin sipas kontratave të rregullta ushtarake me forcat e saj të armatosura.

Kryeministrja Liz Truss përshëndeti "lajmin jashtëzakonisht të mirëpritur se pesë shtetas britanikë të mbajtur nga përfaqësues të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore po kthehen në mënyrë të sigurtë".

Ajo tha se i dha fund muajve të pasigurisë dhe vuajtjes për ta dhe familjet e tyre.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly falënderoi Princin Mohammed bin Salmandhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

"Kjo i jep fund pasigurisë dhe vuajtjes shumë mujore, duke përfshirë kërcënimin e dënimit me vdekje, për ta dhe familjet e tyre, në duart e Rusisë," tha Truss.

Grupi tani ka zbritur në Arabinë Saudite pasi udhëtoi në Lindjen e Mesme me aeroplan. Lëvizja erdhi pas përpjekjeve të princit të kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i Arabisë Saudite.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?