215 ukrainas të burgosur të rusëve u liruan falë një shkëmbimi me 55 ushtarë rusë dhe oligarkun ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk, Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.
"Kishte një shkëmbim të madh të burgosurish. Ai kaloi nëpër faza të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Kemi kthyer 215 persona nga robëria ruse. Këta janë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, trupa të forcave territoriale, doganierë dhe civilë. Midis tyre ka oficerë, komandantë, heronj të Ukrainës, mbrojtës të Azovstal dhe gra shtatzëna", tha ai në një deklaratë.
Ai nënvizoi se të liruarit janë ata që "rusët donin t'i vrisnin, të cilët i quanin nazist", njerëzit tanë të fortë që nuk u shkatërruan nga betejat dhe burgjet", duke përfshirë edhe komandantët e lartë të njësive që mbrojnë Mariupolin.
"Ishte një proces i vështirë - shtoi ai - Kemi 215 persona të liruar: ky është një rezultat domethënës, për shkak të taktikave korrekte duke përdorur një pozicion force, që përfshin rezultatet e përpjekjeve të vijës së parë të forcave të armatosura".
Sipas tij shkëmbimi është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit turk Erdogan.
“Rusët donin të na shantazhonin me jetët e tyre, por ne nuk do t'i lëmë ta bëjnë me askënd”, theksoi Yermak.
Mes të liruarve ka edhe 10 të huaj që kanë luftuar përkrah ukrainasve, disa prej tyre të kërcënuar me vdekje. Ata u liruan falë përpjekjeve të princit saudit Mohammed bin Salman, ata aktualisht ndodhen në Riad.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia kërcënon: Përdorim armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e pushtuara! 215 ukrainas shkëmbehen me 55 ushtarë dhe 1 oligark rus
K.T./ReportTv.al