I pyetur për luftën kundër korrupsionit në bashkëbisedimin me qytetarë në Korçë, Rama tha se vetëm përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime që janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero.
"Ka një shprehje: 'Kur është e djathta në pushtet njerëzit thonë që ka edhe më keq ndaj mos u qaj. Kur është e majta në pushtet njerëzit thonë ka edhe më mirë dhe mos u kënaq kurrë'. Unë dua të them se përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime. Pra janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero. 7 vite më parë në kishim 3 shërbime online sot kemi 900. Të gjitha janë ose komplet funksionale ose në proces për tu bërë. Ky është revolucion dhe heqje qafe e numri marramendës marrëdhënies njerëzore që mund të prodhojnë korrupsion. Por në raport me atë që ku unë dua të shkojmë jam më i pakënaquri nga të gjithë por kur kthej kokën si kemi qenë.... Mund të kishte që mund ta bënin me mirë se ne por të jeni të bindur se ata nuk janë këto në hapësirën tonë shqiptare", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Në 3-4 vitet e ardhshme shikojmë për tregje në Turqi dhe Lindje të Mesme, s'jemi të detyruar të presim BE-në! Të hënën nis furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer
K.T.//ReportTv.al