Kreu i Hamasit, Yahya Sinwar dhe momenti i vrasjes në divan

Lufta në Gaza/ Flet ushtari që vrau kreun e Hamasit Sinwar: Emocion që s’e kam pasur kurrë në jetën time, ia vlente të ishe në Gaza!

18 Tetor, 08:19| Përditesimi: 18 Tetor, 08:22

  • Share

Teksa reagimet ndërkombëtare për eliminimin fizik të kreut të Hamas, Yahya Sinwar vijnë njëri pas tjetrit, ndërsa cilësohet si “arkitekti” i sulmeve terroriste të 7 Tetorit të kaluar në Izrael, ai që bie në sy është i ushtarit të IDF që njoftohet se ishte personi që vrau liderin e organizatës në Gaza ditën e djeshme (17 tetor).

Autoritetet ushtarake u shprehën tepër të befasuara që ishte një batalion këmbësorie dhe rezervistë ata që vranë numrin 1 të kërkuar dhe jo një njësi speciale të inteligjencës.

Këtë e ka transmetuar Channel 12.

“Papritmas zbuluam se kishim vrarë Sinwar, ky është një emocion që nuk e kam pasur kurrë në jetën time”, tha një nga ushtarët e IDF të operacionit në fjalë.

“Ne lëmë familje, bashkëshorte, fëmijë, punë dhe jetë të tëra pas, dhe e gjithë vështirësia dhe tensioni zhduken në një moment si ky, dhe gjithçka ia vlen”, tha ushtari, “këto janë momentet kur kupton pse je këtu, në Gaza”.

Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi vdekjen e kreut të Hamas, të cituar nga “Times of Israel”.

"Vrasësi masiv Yahya Sinwar, përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF", thotë Katz, teksa shtoi se ishte një "arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin".


Lajmi kryesor:

IDF publikon VIDEON e momentit të fundit të Sinwar, para vrasjes: Në divan i plagosur, përpiqet të reagojë! Netanyahu: Fillimi i fundit të luftës! Iran-Hezbollah: Na forcon, përshkallëzim!


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?