Gaza- Ushtria izraelite IDF ka shpërndarë imazhet filmike të marra nga një dron, gjatë sulmit me raketa në Gaza, ku mbeti i vdekur edhe kreu i Hamas, i cilësuar si arkitekti i ngjarjeve të 7 Tetorit të vitit të kaluar në Izrael.
Sipas izraelitëve, droni ka filmuar pak sekonda pas bombardimit brenda godinës së rrafshuar, teksa shihet në një divan i plagosur rëndë edhe Yahya Sinwar, të paktën kështu ka deklaruar IDF, që konfirmoi vrasjen e tij më pas.
Personi që mban kokën e mbuluar me shami, dukshëm i plagosur rëndë, mban një dërrasë në dorë dhe pasi sheh dronin që afrohet dhe filmon, i hedh sendin me forcë. Kaq dhe filmimi shkëputet, teksa Tel Avivi mbrëmjen e djeshme deklaroi publikisht se kishte vrarë njeriun që e cilësoi “arkiterroristin” e sulmit të vitit të kaluar me mbi 1 mijë të vdekur në Izrael.
Vetë kryeministri Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër terrorizmit të Hamas dhe Hezbollah do vazhdojë, por se vrasja e Sinwar shënonte sipas tij edhe “fillimin e fundit të kësja lufte”, shkruan “La Repubblica”.
"Yahya Sinwar ka vdekur. Ai u vra në Rafah nga ushtarët trima të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Ndërsa ky nuk është fundi i luftës në Gaza, është fillimi i fundit”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video në Facebook.
“Urime Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për eliminimin e Yahya Sinwar, liderit vrasës të grupit terrorist Hamas”, u shpreh Gjenerali Erik Kurilla, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, e ka shkruar këtë në një postim në X.
"Ata që zgjedhin rrugën e terrorizmit duhet të presin të njëjtin fat si Sinwar", tha ai, duke theksuar më tej se angazhimi i Centcom për mbrojtjen e Izraelit është "i palëkundur" si ai "në luftën kundër terrorizmit në të gjithë Lindjen e Mesme me aleatët tanë dhe partnerët”.
Kurse Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara thotë në X se "shpirti i rezistencës do të forcohet" pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
“Për sa kohë të ekzistojë pushtimi dhe agresioni, rezistenca do të zgjasë, sepse dëshmori mbetet i gjallë dhe burim frymëzimi”, shkruhet aty, duke e cilësuar kreun e Hamasit edhe si “dëshmor të Palestinës”.
Hezbollahu njofton “një kalim drejt një faze të re përshkallëzimi në përballjen me armikun izraelit, i cili do të reflektohet në zhvillimet dhe ngjarjet e ditëve në vijim”.
Formacioni i vendosur në Libanin juglindor pretendon se ka përdorur për herë të parë raketa të drejtuara me saktësi kundër trupave izraelite.
Teksa reagimet ndërkombëtare për eliminimin fizik të kreut të Hamas, Yahya Sinwar vijnë njëri pas tjetrit, ndërsa cilësohet si “arkitekti” i sulmeve terroriste të 7 Tetorit të kaluar në Izrael, ai që bie në sy është i ushtarit të IDF që njoftohet se ishte personi që vrau liderin e organizatës në Gaza ditën e djeshme (17 tetor).
Autoritetet ushtarake u shprehën tepër të befasuara që ishte një batalion këmbësorie dhe rezervistë ata që vranë numrin 1 të kërkuar dhe jo një njësi speciale të inteligjencës.
Këtë e ka transmetuar Channel 12.
“Papritmas zbuluam se kishim vrarë Sinwar, ky është një emocion që nuk e kam pasur kurrë në jetën time”, tha një nga ushtarët e IDF të operacionit në fjalë.
“Ne lëmë familje, bashkëshorte, fëmijë, punë dhe jetë të tëra pas, dhe e gjithë vështirësia dhe tensioni zhduken në një moment si ky, dhe gjithçka ia vlen”, tha ushtari, “këto janë momentet kur kupton pse je këtu, në Gaza”.
Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi vdekjen e kreut të Hamas, të cituar nga “Times of Israel”.
"Vrasësi masiv Yahya Sinwar, përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF", thotë Katz, teksa shtoi se ishte një "arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin".
Duke e vrare i bene nder ketij horit sepse e martirizuan. Do kishte qene me mire te burgosej prape ose te vazhdonte te jetonte duke u fshehur neper vrima e tunele gjithe jeten or teeeejjjjj
PërgjigjuDmth duke vrare gjithe lidershipin Hamas+Hezbollah nuk ngel njeri per te firmos "paqen". Qe plaku i lig ne Washington genjen dite e nate. Dhe jo vetem por meqe edhe "organizuan" sic thuhet aktin e pashembull terrorist te 7 tetorit, nuk ka kush tregon te verteten si e qysh e be ajo pune. Gjsesi Izraeli te perfundoje spastrimin, ne Gaza e West Bank dhe mbylle pushtimin qe nisi qe ne 1947. Ah po, me kete rast u mesua se ne lindje te mesme, Islami eshte nje fe praktikuset e te ciles e perdorin si mjet shkembimi per para e pushtet.
PërgjigjuMire me mire e vrate ju dhe shume mire bete po si pjna ktit ato nxjerrin perdite lidera te rinj.dhe kho kjo histori do vazhdoje me breza.vritu pritu.ulja ne tavoline dhe ndarja e drejte e gjerave zgjidh problemin
PërgjigjuAskushi, jam plotësisht në të njejtin mendim. Izraeli duhet të thotë “faleminderit” SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar që e krijuan si shtet. Por duhet edhe tu thotë e tu përgjërohet popullit palestinez që u vajti e u hyri në mes të sofrës. U kujtuan pas mijëra vitesh të krijonin shtetin e tyre në kurriz të një populli tjetër, që mbase edhe vetë ai popull është me origjjnë të hershme hebreje. Me krijimin e një shteti pas mijëra vjetëve, Perëndimi ka krijuar precedent të rrezikshëm. Sepse edhe ne mund të kërkojmë të rikrijohet Iliria e dikurshme. Dhe duhet të përzemë komplet sllavët dhe një pjesë të mirë të Epirit. Kështu pra, Izraeli duhet të pranojë krijimin e shtetit palestinez dhe që të dy të jetojnë në fqinjësi të mirë dhe tolerancë midis popujve.
Rroft baba Amerike se izraelin me shurren e mengjesit e mbysin ato.
Sa 7 tetora ka bo izraeli duhen net dimri me i tregu.fillon qysh ke krijimi i shtetin izraelit.nuk e di pote pys a ke qe ne stadium ne kohen e xhaxhit kur hynin pa bilete?! Shtuhu majtas shty pak djathtas dhe zeje i cope bythe vend.kshu u kriju Izraeli.dhe hop tani thot qe kam hy me bilete.jo or mik jo je vend i sajum dhe duhet ta pranosh dhe ta kesh gezosh.
Tavolina ne fund, pasi te paguajne cmimin ata qe organizuan masakren e 7 tetorit!