Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa drejt Izraelit, IDF u përgjigjet me bombardime! Mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael!

1 Tetor, 07:37| Përditesimi: 2 Tetor, 07:35

  • Share

Luftimet e 24 orëve të fundit në shkallë të gjerë (1-2 Tetor) kanë shkaktuar mbi 70 të vdekur në Liban, Gaza dhe Izrael.

Ky i fundit u godit nga dy sulme terroriste në Jaffa dhe Tel Aviv, ku mbetën të paktën 8 të vrarë. Po kështu 55 viktima dhe 156 të plagosur u raportuan nga fronti i luftës në Liban.

Irani pretendon se e ka përfunduar sulmin e tij kundër Izraelit, pas lëshimit të rreth dyqind raketave mbrëmjen e djeshme.

Por një kërcënim tjetër vjen nga Teherani:

“Gati për një përgjigje më të fuqishme në rast hakmarrjeje”.

Një shkollë në Gaza u godit gjithashtu:

"Ishte një bazë e Hamasit", njoftoi IDF.

U raportua për të paktën 6 të vdekur.

Ndërkohë, nga Izraeli vazhdojnë inkursionet tokësore drejt Libanit jugor. IDF u shpreh se avionët e tij luftarakë do të vazhdojnë të godasin "me forcë" në orët e ardhshme "në Lindjen e Mesme".

“Forca Ajrore vazhdon të operojë me kapacitet të plotë dhe sonte ne do të vazhdojmë të godasim me forcë në Lindjen e Mesme siç kemi bërë për një vit”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, në një deklaratë pasi Irani sulmoi Izraelin.

Tel Avivi konfirmoi se Irani lëshoi 200 raketë në drejtim të tyre.

Në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në të gjithë Libanin janë vrarë 55 persona dhe janë plagosur 156. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Bejrutit, cituar nga mediat.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit, ndërsa kërcënoi se do të kryente "sulme shkatërruese" nëse Izraeli do të përgjigjej. Irani ka kërcënuar se nëse Izraeli do vijojë luftimet, "do e kthejnë në hi". 

Ora 21:43
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë

1727811937_raketa1.JPG

"Ne kemi goditur tre baza ushtarake izraelite pranë Tel Avivit’.

Kështu ka njoftuar Garda Revolucionare në një deklaratë të lëshuar në Teheran pas lëshimit të dhjetëra raketave kundër Izraelit. Televizioni publik iranian më pas shtoi se raketat që janë përdorur në sulm janë raketa hipersonike të prodhuara nga Fatah.

Ndërkohë, Forcat Ajrore izraelite kanë deklaruar se do të "vazhdojnë të operojnë me kapacitet të plotë dhe do të vazhdojnë të godasin me fuqi në Lindjen e Mesme".

Këtë e tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, duke pretenduar se kundër sulmit iranian "sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe izraelite funksionuan në mënyrë efektive, kishte bashkëpunim të ngushtë në zbulimin dhe përgjimin" e raketave të lëshuara nga "Irani".

Ora 19:51
Përfundon hedhja e raketave nga Irani, izraelitët urdhërohen të largohen nga zonat e mbrojtura

1727805204_raketa.JPG

Komanda e mbrojtjes në frontin e brendshëm të ushtrisë izraelite ka njoftuar se izraelitët mund të largohen nga nga zonat e mbrojtura ku ishin vendosur pas hedhjes së raketave nga Irani.

Një shenjë kjo që tregon se sulmi me raketa iraniane konsiderohet i përfunduar.

Ora 19:44
Mali i Zi refuzon të ankorojë në port anijen me armë për Izraelin

Një anije që mban flamurin portugez, MV Kathrin, me një ngarkesë eksplozivi të destinuar për në Izrael, nuk do të ankorohet në portin malazez të Barit, raporton televizioni public malazez Rtcg.

Anija po drejtohet drejt një porti kroat.

Amnesty International I ka kërkuar Malit të Zi dhe Slloveninë që të parandalojnë ‘MV Kathrin’ që të ankorohet në portet e tyre për shkak të rrezikut që eksplozivë të tillë mund të kontribuojnë në "krimet e luftës në Gaza".

Lëvizja Palestineze gjithashtu ndërhyri për këtë çështje, sipas së cilës "e drejta ndërkombëtare humanitare ndalon të gjitha shtetet të transferojnë armë tek palët e përfshira në konflikte të armatosura kur ekziston një rrezik i qartë se kjo mund të kontribuojë në krime lufte ose shkelje të tjera të rënda të ligjit".

Ora 19:40
Kërcënon Irani: Sulme shkatërruese nëse Izraeli përgjigjet

1727804703_raketa.JPG

Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar se do të kryejë "sulme shkatërruese" nëse Izraeli i përgjigjet një sulmi raketor të nisur nga Republika Islamike.

“Nëse regjimi sionist reagon ndaj operacioneve iraniane, ai do të përballet me sulme shkatërrimi”, tha Garda Revolucionare, në një deklaratë.

Ora 19:37
Biden urdhëron ushtrinë amerikane të ndihmojë Izraelin: Të rrëzohen raketat

1727369882_joebiden.JPG

"Presidenti dhe nënpresidenti po monitorojnë sulmin iranian ndaj Izraelit dhe po marrin përditësime. Presidenti ka udhëzuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë Izraelin të mbrohet dhe të rrëzojë raketat që synojnë Izraelin."

Kështu ka deklaruar Sean Savett, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ora 19:20
Dy sulme terroriste në Tel Aviv dhe Jaffa, 6 viktima dhe 7 persona të plagosur 

1727803398_sulmterrotist.JPG

Ndërsa Irani nisi një sulm me raketa kundër Izraelit, dy sulme terroriste, kanë ndodhur këtë mbrëmje në Izrael, njëri në një qendër tregtare në Tel Aviv, tjetri në metronë në Jaffa.

Shërbimet e emergjencës izraelite kanë raportuar se numri i viktimave të sulmit që ndodhi në Jaffa, në periferi të Tel Avivit, është rritur në 6. 

Ndërsa, të paktën shtatë persona kanë ngelur të plagosur nga të të shtënat në qendrën tregtare të Tel Avivit të Izraelit, thanë ekipet e shpëtimit, në atë që policia e quajti një sulm të dyshuar "terrorist".

"Të paktën shtatë u plagosën," tha shefi i shërbimit mjekësor të urgjencës Magen David Adom, Eli Bin.

"Mjekët e ndihmës mjekësore po ofrojnë kujdes mjekësor për të plagosurit," tha shërbimi i urgjencës.

Ora 18:58
Lufta/ Irani lëshon 102 raketa drejt Izraelit, banorët urdhërohen të shkojnë në zonat e mbrojtura (VIDEO)

Irani ka lëshuar 102 raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite në një deklaratë, shton se sirenat kanë rënë në të gjithë Izraelin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i kanë bërë thirrje banorëve që që të shkojnë në zonat e mbrojtura.

"Ju kërkohet të qëndroni në një hapësirë ​​të mbrojtur deri në një njoftim të dytë. Shpërthimet që po dëgjoni janë nga përgjimet ose predha të rrëzuara", vazhdon deklarata e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Ora 15:19
Ashpërsohen luftimet, ushtria izraelite hyn 500 metra në territorin e Libanit. Hezbollah lëshon 30 raketa në pak orë

Nga luftimet Izrael-Liban

Ashpërsohen luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Bombardime të dyanshme, viktima dhe shkatërrime.

IDF njoftohet nga media të ndryshme, ka hyrë të paktën 500 metra në territozin libanez pas luftimeve më të fundit, në operacionin tokësor të nisur sot (1 Tetor).

Nga ana tjetër, rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit verior në orët e fundit dhe të gjitha ranë në zona të hapura. Këtë e raportuan forcat e armatosura izraelite, duke shtuar se luftëtarët e IDF-së sulmuan raketat e Hezbollahut, që synonin Izraelin dhe depot e armëve.

Hezbollahu mori përgjegjësinë edhe për sulmin me raketa në Izraelin qendror, duke thënë se lëshoi ​​raketa Fadi-4 në bazën Glilot, afër Herzliya, jo shumë larg Tel Avivit. Baza është shtëpia e Njësisë 8200 të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe selia e Mossad. Kështu raporton “Times of Israel”.

Nga sulmi u plagosën lehtë dy persona, mes tyre një 54-vjeçar. Nga 3 ose 4 raketa të lëshuara nga Hezbollahu, disa u kapën ndërsa një ra në Rrugën 6, afër Kafr Qasim.

Një zyrtar izraelit i sigurisë tha se nuk kishte pasur përleshje të drejtpërdrejta me Hezbollahun brenda Libanit, duke kundërshtuar pretendimet e mëparshme të IDF për "luftime të rënda" që po ndodhin. Këtë e raporton “The Guardian”.

Sipas televizionit satelitor al-Arabiya, forcat izraelite kanë hyrë 500 metra në territorin libanez. IDF nisi një operacion kundër Hezbollahut gjatë natës (30 Shttaor-1 Tetor). Më parë, një burim libanez i sigurisë i tha Asharq Al-Awsat se "forcat izraelite nuk kanë hyrë ende në territorin libanez, pavarësisht njoftimit të IDF se është përfshirë në luftime të rënda në Libanin jugor".

Ora 09:21
VIDEOLAJM/ Operacioni tokësor në Liban, pamjet kur ushtria izraelite përgatitet për kalimin e kufirit 

Një video nga nisja e operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Liban është bërë publike ditën e sotme. Në pamje shihen ushtarët izraelitë që përgatiten me veshje dhe municione të mobilizuar për të ndërhyrë në kufijë.

 Siç shihet nga pamjet me dron gjatë zhvillimit të operacionit janë kryer luftime tokësore të ndihmuara dhe nga tanket e IDF-së. Ushtarët duket që kanë përparuar në kufi duke lokalizuar disa hapësira të kufirit të Libanit.

Ora 09:10
Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Një operacioni tokësor i Izraelit në Liban ka filluar gjatë mbrëmjes së djeshme, situatë e cila ka shqetësuar dhe Kryeministren e Italisë Georgia Meloni. Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollahun në fshatrat pranë Libanit jugor. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zbutjen e tensionit, forcat ushtarake kanë vijuar përparimin. 

“Unë jam duke ndjekur nga afër situatën dramatike në Liban në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, deklaroi Giorgia Meloni. 

 

Nga ana tjetër Kryeministrja Meloni shtoi se prioritet është mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e ushtarëve pjesë e kontigjentit Italian që kujdesen për uljen e tensioneve në kufirin Izrael-Liban. 

“Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian Unifil të pranishëm në Libanin jugor. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libani dhe kthimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjente dhe e nevojshme dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7”.

Ora 09:08
Hezbollahu: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë

Hezbollahu ka deklaruar se ka goditur ushtarët izraelitë dy herë përtej kufirit në Metula, në veriperëndim të Izraelit.

Amtualisht nuk ka raportime për viktima ose të plagosur.

Në deklaratën e tij, grupi i armatosur libanez nuk përmendi njoftimin e Izraelit për fillimin e një inkursioni tokësor në Liban.

Nëpërmjet platformës X ushtria izraelite njoftoi se gjatë orëve të natës se kishte kryer "inkursione të kufizuara" në zonën kufitare të Libanit jugor.

"Disa raketa u hodhën drejt Avivim, në Galileun e Sipërm, duke rënë në territor të pabanuar", shtuan Forcat e Mbrojtjes Izraelite.

Ora 08:10
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit

1726865290_lloydaustin.JPG

Foto: Lloyd Austin

Ushingtoni ka paralajmëruar Iranin se do të ketë "pasoja të rënda" në rast të një sulmi kundër Izraelit.

Kjo deklaratë e Sekretarit të Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, vjen në mes të një rritje të tensioneve, pavarësisht thirrjes së Presidentit Joe Biden për një armëpushim në Libanin jugor.

Po ashtu Austin theskoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë partnerët dhe aleatët amerikanë përballë kërcënimeve nga Irani dhe do të bëjnë çdo gjë për të parandaluar çdo 'aktor'  të mundshëm që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin.

 

Ora 07:30
Izraeli nis sulm tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor

1727761326_liban.webp

Foto: Shperthimtet ne Liban

Prej mbrëmjes së djeshme Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një "zonë të mbyllur ushtarake", gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Izraeli ka ndërmarrë një sulm të kufizuar tokësor në Libanin Jugor, kundër Hezbollahut, i shoqëruar me bombardime të fshatrave në rajon.

Autoritetet kanë shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një "zonë të mbyllur ushtarake", gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara i quajtën operacionet e izraelit për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut që mund të përdoret për të kërcënuar qytetarët izraelitë "në përputhje me të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për t'i kthyer civilët në shtëpitë e tyre të sigurt".

"Ne e dimë se zgjerimi i misionit mund të jetë një rrezik dhe ne do të vazhdojmë ta diskutojmë me izraelin. Një rezolutë diplomatike është e vetmja mënyrë për të arritur stabilitet dhe siguri të qëndrueshme përgjatë kufirit Izrael-Liban," shtoi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, i cituar nga mediat amerikane

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë i bën jehonë një leximi të mëparshëm të Pentagonit që shpreh mbështetjen e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për "çmontimin e infrastrukturës së sulmit përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu të mos kryejë sulme të ngjashme me atë 7 tetorit kundër Izraelit

Ndërkohë ushtria Izraelite ka deklaruar se nuk bëhet fjalëpër pushtim. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paqe dhe miqesi: 01/10/2024 23:05

    Duhet marveshje paqe dhe bashkpunim ne keto zona dhe kudo! Paqja ka kuptim

    Përgjigju
  • Lushka: 01/10/2024 22:07

    Lufte 2024 sepse usa do nafte e benzine e vaj nga keto shtete po i monitoron. Keta taleban apo myslimane vriten me njeri tjetrin. Primitivitet. Per ju komentusa mi non qe thoni jo do zhduki fen myslimane e me teorira qe dogjoni neper tik tok e ku di un ku i degjoni. Nuk shuhet asgje ne kete bote po nuk deshi USA. United State of America lexojeni mir ju shkencetaret e komenteve.

    Përgjigju
    • Gomar pardesyje: 01/10/2024 23:03

      Zoteri ta dish dicka se Kina do jete sikur USA , US ishte shtet bakllavaje ama gjate dy luftrave boterore u fuqizua USA ekoma vazhdon me semundjen e perandorise , pyetja eshte ku shkojne emigrantet tani apo ne kampet ne Gjader ? sot ska superfuqi ai qe ecen me ekonomi do jet superfuqi a kush i futet sherreve e ke me gur dhe me shkopinj shume shpejt jemi ne 2025 ka ndryshu shume bota , shiko Europa ka humb fuqine blerese ti akoma me barcaleta

  • Bom: 01/10/2024 20:44

    Të gjithe, si Izraeli, Hamasin, Hezbollahu dhe Irani po behen të neveritshem! Boll me! Interesa personale dhe dashakeqe nga ana e te gjitheve! Dikush duhet t'i vendose frena!

    Përgjigju
  • mark: 01/10/2024 20:23

    Qamet ,,ibret,,kusur s*ka met...mjere kush eshte ne ate kasavet...allahu i denon vete....

    Përgjigju
  • Besi: 01/10/2024 19:51

    Nuk jam as me fe dhe as me rrace por me te drejten dhe cifutet e tu do ta hane sallatorin kete here bashke me ata qe e mbeshtetin

    Përgjigju
  • Besi: 01/10/2024 16:03

    Koken do te thyeni sepse po e kerkoni me cdo kusht luften duke i bombarduar te gjithe fqinjet o ndyresira

    Përgjigju
    • Edvin: 02/10/2024 04:01

      Gurgur, o terrorist

    • Per gurgurin: 01/10/2024 21:15

      Nese je katolik,Isai a.s(Jezusi)ka veshur fustan dhe ne cdo statuje e ke me mjeker,e njejta gje vlen dhe per Musain a.s ,nese je jahudi .Mjekra zoteri eshte per burra dhe nese se fundmi je shqiptar jobesimtar dhe Skenderbeun e ke pasur me mjeker dhe nje pjese te mire te jetes se tij ka veshur fustan ,Por besoj se je limitu tek veshja dhe jo tek intelekti i personit dhe per kete me vjen keq per ty kushdo ti te jesh

    • Gurguri: 01/10/2024 20:40

      Ka ardhur koha qe burrat qe veshin fustan te zhduken njeher e mire nga ato vise ose te ndyshojne veshien te vishen normalisht se ska rruge tjeter per te gjith me krye mjker cjapet e Iranit+

    • Per yoav jehudine: 01/10/2024 20:34

      nuk eshte pune arabsh apo jo arabsh po kane hallin te zhdukin muslimanet,po as ti dhe askush tjt ska per tja arrit lure <<FREE PALESTINE>>

    • Yoav Shlomi: 01/10/2024 19:37

      Izraeli do i djeg kto arabiket e tu te dashur ..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?