Edi Rama dhe Emanuel Macron

Lufta në Rripin e Gazës, Rama njësoj si Macron: Nga armëpushimi përfiton dhe Izraeli! Zgjatja e vuajtjeve të civilëve, ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit

11 Nëntor 2023, 12:12| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 12:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama I cili ndodhet në Forumin e Paqes ka zhvilluar takime me disa liderë të cilët siç tha dhe ai bien dakord se konflikti dhe vuajtjet në Gaza duhet të marrin fund

“Zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit” shkruan Rama në një postim në rrjetin social X ndërsa I bashkohet thirrjes së presidentit të Francës Macron për një armëpushim të menjëhershëm

“Bie dakord me Macron se nga armëpushimi do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli. Unë do vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për paqen” shkruan më tej Rama.

Forumi i paqes në Paris, mbahet më 10 dhe 11 nëntor, dhe marrin pjesë mbi 50 shtete. Në prag të forumit Rama bëri me dije se do t’i prezantonte Presidentit Francez Emmanuel Macron një plan për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit.

Postimi në X

Në Forumin e Paqes të Parisit, pata mundësinë të takohesha me një sërë udhëheqësish e zyrtarësh të lartë. Për Gazën, të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund. 

Si anëtarë të përkushtuar të NATO-s, shohim një model shqetësues, një këmbëngulje të mbrapshtë për të ndezur konflikte e mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshi Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë kaosi duhen ndalur dhe duhen goditur. 
Për fat të keq, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza, s’bën tjetër veçse ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit. 

Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit të Francës, Macron, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, drejtoi një thirrje të fortë për armëpushim të menjëhershëm. Bie dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se armëpushimi është edhe në të mirën e Izraelit.  
Si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë bashkë me udhëheqës e zyrtarë të tjerë.

Rama propozon që kontrolli i Gazas të merret përkohësisht nga një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe. Me ndërprerjen e luftimeve, thotë kreu i qeverisë shqiptare komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2023 03:51

    Ja dhe nje shembull tjeter qe Rama nuk ka pike njohurish nga historia e politika nderkombetare.Kontrolli i Gazes propozon qe te merret perkohesisht nga nje force nderkombetare e udhehequr nga Liga Arabe.Se pari,rol te tille e bejne forcat paqeruajtese te OKB dhe jo forca zonash si L.Arabe se behet fjale per forca paqeruajtese, jo per forca qe te kujtojne me shume /Gjysem henen e kuqe/.Se dyti,tani e ke gjetur o /pacifist/-L.Arabe,shumica e tyre duan zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut,kurse ti i propozon si paqeruajtes! Nje politikan amerikan kishte thene me ironi para ca kohesh per vendet arabe si financuese te terrorizmit palestinez se /ata nuk do te pushojne se luftuari Izraelin deri ne palestinezin e fundit/,kurse ti i propozon si paqeruajtes! Hamasi,Xhihadi islamik.ISIS dhe Hezbollah do te ishin si ne dasem me paqeruajtes te tille! Dhe se treti,i ke bere llogarite pa hanxhine-Izraelin.Si kujton, se Izraeli do te jete dakord per planin tend sic pret ti prej kuvendit te Shqiperise te te miratoje marreveshjen me Italine per afrikanet,ku i ke te gjithe militante te bindur?! Izrali i ka thene /Jo/ kur ka dashur dhe Amerikes jo me ty dhe planit tend idiotesk!

    Përgjigju
  • Shkoder: 12/11/2023 02:36

    Tane elita e botes ka fillu me mendu si Rama. Shejat e kiametit kto jane.

    Përgjigju
  • Matrix: 11/11/2023 13:40

    Lajmi vitit, franca 60 milion shqiperia 2 milion dhe ky bythgrisuri beri qe makron te marr te njejtin mendim

    Përgjigju
  • Rama cazzo: 11/11/2023 13:16

    Foli dhe ky trapi pet Gazen,po ik o testa i cazzo.

    Përgjigju
  • Tani: 11/11/2023 13:00

    Jo Rama si Macron, por Macron flet si Rama. Lideri suprem do ti zgjidhe te gjitha ceshtjet boterore, se Shqiperine e ndriti.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 11/11/2023 12:21

    Lepiresi i micronit te plakes franceze,i neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?